Bulqizë, prishet peshorja, radhë mjetesh të kromit në Qafë-Buall

anazapta

Radhë mjetesh të tonazhit të lartë në Qafë-Buall të Bulqizës. Shkak mësohet se është bërë dëmtimi i peshores, teksa pranë urës në Qafë Buall numërohen dhjetëra kamionë që bëjnë transportimin e kromit nga Bulqiza e Martaneshi, në drejtim të Durrësit. Bllokimi i mjeteve ka nisur që prej mëngjesit të djeshëm, teksa në vendngjarje ndodhen dhe forca të policisë. Ende nuk ka njoftim se kur do të bëhet i mundur kalimi i kamionëve mbi urën e Qafë-Buallit, ndërsa punohet për riparimin e këtij defekti.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *