Mat, policia asgjëson 400 rrënjë hashashi në pyll

anazapta

Policia e Burrelit ka asgjësuar dje rreth 400 rrënjë kanabis sativa në komunën Xibër të Matit. Mësohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte mbjellë në vendin e quajtur “Grykë Laji”. Burime nga policia e rrethit konfirmuan se bima narkotike e asgjësuar ishte rreth 80 cm e gjatë dhe e mbjellë në zonë të pyllëzuar, që të mos dallohej lehtë gjatë inspektimeve. Policia tha se toka është nën administrim të komunës si kullotë dhe pyll, ndërsa po hetohet për të zbuluar kultivuesin e bimës narkotike në këtë zonë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *