Vargjet e Arben Dukës

anazapta

I vetmi mision

Unë nuk shkruaj vargje,
Thjesht të mbush gazetën,
Këtë s’e kam bërë,
Asnjëherë gjithë jetën!

Nuk e zbardh të zezën,
Nuk e nxij të bardhën,
S’shkruaj e s’kam shkruar,
Për të shkuar radhën!

Askush s’mund të jetë,
Përditë i magjishëm,
Por gjithnjë mjafton,
Të jetë i dobishëm!

Të jetë i dobishëm,
Të mendojë për mirë,
Të jetë si një dritëz,
Në një errësirë!

T’i thotë vegjëlisë,
Hapur e më hapur,
Se kjo qeveri,
Jetën u ka kapur!

T’i thotë vegjëlisë,
Dhe pa varg të zgjedhur,
Se kjo qeveri,
Shumë keq ju ka vjedhur!

Shumë keq ju ka vjedhur,
Dhe përditë ju vjedh,
Dhe përmbi kufoma,
Valle vdekje hedh!

T’ju thotë e t’ju thotë,
Sot e përsëri,
Se të nxihet jeta,
Kur s’ka drejtësi!

T’u thotë e t’u thotë,
Natë e ditë shqiptarëve,
Atdheu është yni,
Nuk është i kusarëve!

Të kem gjuhën time,
Dhe jo të Ezopit,
Mos e ulni kokën,
As përpara Zotit!

Askush e askush,
Nuk më komandon,
Kjo është jeta ime,
I vetmi Mision!

Share This Article
2 Comments
  • Je poet i halleve të vegjëlisë . Nuk e ul kokën se je mëndjemadh , por je i drejtë dhe i ndershëm . Pena top ! Illo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *