Megjithëse Policia e ka kaluar dy herë në sitë territorin e fshatit Lazarat dhe vijon kontrollet nga e para, pas mushkave me drogë, një tjetër makinë fuoristradë tentoi të dilte nga kjo zonë e mbushur me marijuanë. Por agjentët mundën të lokalizonin dhe godisnin këtë rast, duke bllokuar mjetin dhe arrestuar korrierin e ngarkesës. I arrestuari është një 23-vjeçar nga Vlora, që dyshohet se ka dijeni për vendet e fshehura ku është futur lënda narkotike në Lazarat.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në versionin print të gazetës DITA.
