Policia zbuloi në fshatin Bret të Krujës në një parcelë, të kultivuara 30 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, por pa autorë për shkak se toka ishte pronë shtetërore. Në procedim në mungesë u mor i mituri G. S., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi ka plagosur me thikë në sherr, L. N., 20 vjeç dhe është arratisur. Po i plagosur mbërriti në spitalin e këtij qyteti edhe A. M., 21 vjeç, pa rrezik jete, me plagë në shpatull, por një ngjarje pa autorë pasi nuk arriti t’i identifikonte agresorët.
