SHËNIM: Gola dhe predha!

anazapta

Mbrëmjen dhe të nesërmen e rezultatit të pazakontë të ndeshjes Gjermani – Brazil, dukej se gjëja me e rëndë-sishme e kësaj bote, aty ku ngërthehej sa tragjedia e njërës palë e sa lumturia e palës tjetër, ishte pikërisht ajo çfarë kishte ndodhur në fushë. Mijra lajme e komente zjenin nga çdo anë mbi atë rezultat, ku gjuha njerëzore dukej e pamjaftueshme për të shprehur gjithë sa ndodhi. Për Brazilin dhe popullin e tij, flitej si për një kob që e kish pllakosur, shoqëruar me pamje njerëzish që qanin e vajtonin, e nga ana tjetër, gjermanët vizatoheshin si njerëzit më fatmëdhenjtë kësaj bote. dhe çdo gjë tjetër, para kësaj panorame njerëzore, dukej një hiç në vlerë, në kuptim. Por ja që pak ditë më pas, në një vatër tjetër të globit, ato gola që nga njëra anë çonin në delir miliona njerëz, e në të kundërt, bënin të përjetonin pikëllim miliona të tjerë, ishin as më pak e as më shumë, por predha e bomba që ndillnin vdekje pa pushim, siç po ndodh dhe tani, në atë kërthiz të botës me emrin Lindje e Mesme dhe pikërisht në Palestinë. Dhe pak orë dhe e gjithë bota do përqëndrohet te finalja e madhe e Brazilit mes Gjermanisë dhe Argjentinës. Do flitet e do flitet si për një luftë, por prapësepap, viktima gjithsesi nuk do ketë; njerëz, mes tyre gra e fëmijë të pajetë që nxirren prej gërmadhash të bërë copë-copë, nuk do ketë. Lotë do derdhen në dy rastet, si nga ata që nuk do munden të fitojnë kupën e botës e si nga atë do humbin të afërmit nga bombardimet. thjesht të vjen të thuash: Eshtë jeta kaq e çmendur, apo e ka bërë njeriu të tillë?! / E.H.

Share This Article
3 Comments
  • Shkrim pa lidhje,si PD-ja qe kerkon krim,droge aty ku s’ka. ( Edhe une e bera qellimisht pa lidhje ,si te duket o gazetar )Them keshtu se gazeten e kam idhul,po kaq dhe gazetarin .Dua qe gazetaret cdo shkrim ta kene ne nivel dhe kot,100 here nje fjale,sillet verdalle pa thne asgje,titull bombardues e brenda hic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *