Letër e nënshkruar
Edi Spahiu
Aktor në fëmijëri, por, edhe aktor në politikë! Është ky nënvizimi im si qytetar si dhe një lexues i rregullt i Rubrikës së lexuesve të Gazetës Dita, për rastin “Strazimiri” në Kuvend. Ky individ fare i papjekur është i instrumentalizuar nga “ustai” i tij Berisha dhe mendoj që ka edhe shumë shtirje në këto ngjarje. Si zakonisht qimja bëhet tra sa herë bëhet fjalë për interesat e Berishës.
Në rastin konkret më duket se ka një tendencë që të goditet edhe deputeti pjerin Ndreu pasi ka shfaqur ambicjen për të qenë ministër i brendshëm nëse ministri Tahiri do kandidojë në zgjedhjet lokale në Tiranë. Me Respekt nga Edi Spahiu.
