Delegacioni i deritanishëm i Parlamentit Europian për Ballkanin shkrihet dhe legjislatura e re krijon delegacione të posaçme për vendet kandidate si Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, ndërkohë që Bosnja dhe Kosova përfaqësohen së bashku në një të tillë. Grupet politike europarlamentare nisën këtë javë negociatat për të kryesuar përfaqësimin për vendet preferenciale të Ballkanit. Burime konfidenciale rrëfyen për TCH se e djathta europiane kërkoi kreun e delegacionit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë, ndërsa Mali i Zi dhe delegacioni për Bosnjën dhe Kosovën mbeten nën drejtimin e së majtës. Mësohet se eurodeputetja rumune e PPE-së, Monica Macovei është pretendentja kryesore për këtë post në delegacionin për Shqipërinë dhe ajo pritet të konfirmohet javën e ardhshme në seancë plenare. Macovei nisi karrierën e saj si prokurore në Rumani dhe u angazhua më pas në shoqërinë civile, si eksperte në Komitetin e Helsinkit dhe në Këshillin e Europës
