Moti nuk i favorizoi pushuesit në fundjavë. Ulja e temperaturave pakësoi dukshëm vizitorët në plazhet e Shëngjinit, Durrësit dhe Vlorës. Ulja e temperaturave ka ulur ndjeshëm edhe numrin e frekuentuesve në plazhin më të madh në vend, atë të Durrësit. Prenotimet mbeten arsyeja që shumë prej pushuesve qëndrojnë ende në plazh, por jo për t’u kredhur në det. Çadrat e plazhit nuk janë hapur edhe në plazhet e Vlorës. Kurse qytetarët shijojnë rrezet e pakta në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike.
