Këlyshi i Leka Zogut fiton një konkurs

anazapta

Nipi i Ahmet Zogut, Leka, ka lënë pas dore idenë për kthimin e monarkisë në vend dhe i është futur pasionit për qentë.
Ai ka ndarë me miqtë e tij lajmin të rëndësishëm, se këlyshi i tij ka marrë pjesë në një konkurs dhe ka zënë vendin e tretë. “Sot morëm pjesë në Dog Show Shqiptar dhe qenushi ynë boxer mori çmimin e tretë për kategorinë e këlyshëve.

Ishte shumë këndshëm për ne, por jo edhe aq për këlyshin”, shkruan Leka në FB. Më tej, ai bën një apel për kafshët duke thënë se duhet të kujdesemi më tepër për ta.

“Dëshiroj të ndalem pak mbi ndërgjegjësimin për kafshët. E di që disa prej jush do kenë kritika, pasi realiteti ynë përmban shumë vuajtje njerëzore dhe nëpërmjet fondacionit ne po japim kontributin tonë, por sidoqoftë viktimat e shoqërisë sonë bëhen shpesh herë kafshët e pafajshme.
Duhet të luftojmë mizorinë ndaj tyre. Madje edhe kopshti zoologjik i Tiranës është me kushte të papranueshme, duke u dhënë vizitorëve shembullin më të keq të kujdesit për kafshët. As simboli ynë kombëtar, shqiponja, nuk i ka shpëtuar kësaj mizorie”, shkruan Leka Zogu që i pëlqen t’i thërrasin Princ në një republikë parlamentare. Tamam botë përrallash, me princër dhe princesha…

qerni i princit

Share This Article
16 Comments
  • Pavaresisht se Leka eshte i nipi i nje mbreti satrap, prapseprape, duhet thene se ka te drejte ne ato qe thote per kafshet ne pergjithesi dhe per kopshtin zoologjik ne veçanti. Ajo hapesire mund te jete kopsht, por zoologjik nuk eshte.

    • Po si s’ka te drejte. Vetem se ti nuk di qe e ka per specien e vet, pra per ate vete dhe racen nga vjen. Edhe ky kelyshi i zogut duhet ruajtur se mos na vrasin gjahtaret e kelysheve ndonje dite pa dashje kur se kane mendjen rojet e mos quajne qen rrugac. C’ju desh cupes se Yllkes te ngaterrohet me kete zog gomari. Po do jete ndonje truthare dhe ajo qe fluturon me…..
      Te beje mire analizat se mos i dale ndonje kelysh dhe asaj.

  • kylyshi i qenit A.Zog me qente do meret kur qeverisemi nga politikane plera republikane qe i bejne favore nje kelyshi manark i vete shpallur mbret .Dhe sbehet asnje verifikim se si i ka pervetesuar keto pasuri gjyshi i tij malok mati dhe floririn e vjedhur .Per kujtese kush e mbron te vete shpallurin mbret ai qe vodhi vete florine e shqiperise si ai kufoma e dale nga vari qe drejton parlamentin tone .DHe e priti ne ajroport bashke me shemtiren e tij pas krahu kuke thene se hajduti i floririt pret pas ardhesin e hajdutit te floririt respektojne njeri tjetrin .

  • Se ku e ka vleren per cmimin e trete ky lloj qeni qe shohim ne foto, nje zot e di. Por, nga ana tjeter, mire ben ky “princ” qe merret me qente. Sepse, nga njerezit qe e kane rrethuar, ka njohur vetem huqe te keqija, perfshire ketu babane e tij trafikant armesh dhe gjyshin hajdut floriri dhe vrases i patrioteve shqiptare.

  • Shkrimi eshte dyzues me qellim te hapur denigrimi.
    Leka II e mban titullin princ, pavarsisht formes se qeverisjes.
    Mesoni qytetarin europiane, apo doni te futeni me titujt anadollak.
    Kaq per ket her – tjeter her kelyshat nuk duhet te ekspozojne kaq injoranc e dashakeqje.

  • O po Edvin ortodoks filogerqia çfarë bëri për detin, apo ja fali papandreut, me qe ndihmoi për të ardhur në pushtet.

  • Nga Shkodra perdorim nje shprehje: “Basi kujtusi”. Per te gjith ato qe nuk e kuptojne shprehjen po jap nje sqarim:”Edhe dhi e zgjebosun edhe bishtin perpjet”. Edhe diçka te fundit: “I shami te shan”.
    Nuk asht se kam ndoj simpati per monarkine por ne ato vite vetem A.Z. krijoi shtet duke i garantu qytetarve te tij dy elemente shum te randsishem: Pasaport nderkombtare njesoj si te vendeve te tjera si dhe parane nderkomtarisht te njohur dhe te kuotuar ne tregjet financiare te asaj periudhe. Sa lexova ma siper perveç 1 komenti te tjerwt nga menyra e te shkruajturit duhet te jene se z’ben te se njejtes kategori.

  • Ka te drejte te krenohet me qenin, sepse gjyshi i itij arriti te behej mbret duke vrare njerezit, qe te ndalonte vrasjen dhe rrahjen e kafshes,prandaj i gjori ikte me bisht nderr shale si dhelper duke uleritur si nje ujk i vjeter, qe fshihej pas mullarit te kashtes. Kjo sere jetonte me mendjen e shpirtin e orientit por mundohej te kishte dukjen e oksidentit.Madheshtia e saj qendronte ne epshet e incestit dhe pasionin e pushtetit, jo me kot ishte nje zog i ferrave e i kuplarave, qe fluturonte pas parave dhe grave. Nga jeta,bemat dhe gjitheçka tjeter e seres se tij qe eshte trasheguar nuk gjendet asnje fjale e shkruar sepse vetem hilera kishte sajuar dhe me hipokrizira e intriga kishte jetuar,Me vjen keq per kete djale te ri,qe eshte rritur neper metropolet e botes dhe don “te ngushllohet” ende jashte kohes nga instiktet e rrenjes se tij duke vene para emrit “trashegimtar i fronit mbreteror”.Ky togfjalesh me kohe eshte bere i pavertete, sepse qe nga 1939 ishte delegjitimuar nga gjyshi i itj, ish mbreti,qe iku naten duke lene ne furtunen e vdekjes popullin dhe vendin e tij te rrenuar.I mbajne ison disa injorante primitiviste dhe pinjojte e atyre qe e zevendesuan mbretin e veteposhteruar si vegla te pushtuesit dhe me gradat e parate nazifashiste kunder gjithe botes perparimtare u rreshtuan.

  • i lexova te gjithe shenimet ;;; dhe nxorra konkluzionin se ju qe e shani jeni disa cobane ;;;kelysha komunistash te qelbur ;;; te piset ;;;; familja ime ka jetuar ne tirane dhe zogu as nuk i vodhi as nuk i futi ne burg as nuk i torturoi si rexgjimi i ndyre i enverit tuaj ;;;enveri torturoi ja vodhi leket shtepiat tokat te pasurve ;;;;por ju qe jeni disa funderrima nuk e njihni historine he jeni race komuniste qe bota i pershtyn ne surrat ;;;ky princ eshte i civilizuar dhe ka te drejte kur flet per kafshet ;;;se ka jetuar ne France ;;;;;por disa katunare nga lushnja fieri katunet e vlores nuk mund ta kuptojne ;;;; ju duhen akoma nja 50 vjet ta kuptoni cobane xheloza ;;;qe ju a ka honger dhija librat ;;;

  • Sa te mire jane mbrojtesit e pinjollit te mbretit qe kane banuar ne Tirane siç banoj edhe une denbabaden ne qender te qytetit! Tirana kur u be kryeqytet me 1920-n ishte sa Mamurrasi, Memaliaj a Maminasi sipas regjistrimit te fundit te censusit.Kam degjuar prej te pareve te mi se Tirana eshte ajo qe ka treguar I madhi Skender Sallaku. Nje shtepi me qerpice, pusin, nje carac ne oborr, qymezin e pulave, stelin e qenit, nje kec a nje qingj qe kulloste rreze gardhit lidhur me terkuze dhe nje budalla qe e kishte çdo fis.Tirana ishte qyteti i burrave me brekushe te bardha,qeleshe te gjata dhe i grave me ferexhe,çitiane e nallane,kishte sahatin, xhamine, pazarin e vjeter,bakraxhinj, kasape e disa mejhane.Kjo bente te arsyeshme qe toptanet,te paret e te cileve ishin krutanet te benin krushqi me matianet dhe kur çeli lule shtogu, mbret u be zogu.Pasioni qeneve nuk ka ardhur ketu prej parisieneve por prej barinjve te dhive e te dheneve.Lavdine e mbretit e ka thurur gjithenje padituria, varferia dhe mjerimi shpirteror i miletit.Nostalgjite e sotme per mbretin jane primitivizma te antikitetit qe mbijne ende ne prapambetjen tone te fillimshekullit.Civilizimi nuk karakterizohet asgjekundi ne bote me hobin e dikujt ndaj qenit,por me zhvillimin kulturor te vetes e te vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *