“Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë ishte i merituar dhe një lajm i mirë për rajonin, duke bërë një vlerësim të veçantë për politikën konstruktive rajonale të Shqipërisë”.
Kështu deklaroi Zëdhënësi për Politikën e Jashtme i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Philipp Missfelder në takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Kryeparlamentari shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe miratimin nga Gjermania të statusit të vendit për Shqipërinë. Meta theksoi se Shqipëria e vlerëson përkrahjen dhe asistencën gjermane për avancimin në fazat e ardhshme të integrimit evropian.
Dy bashkëbiseduesit, ndanë bindjen se forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman i shërben forcimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve. Në këtë kontekst të dy vendet inkurajojnë intensifikimin e kontakteve mes dy institucioneve homologe.
Meta dhe Missfelder biseduan në përfundim rreth zhvillimeve të fundit ndërkombëtare dhe rajonale, duke nënvizuar se përqasja konstruktive në rajon i shërben perspektivës evropiane të të gjithë vendeve të Ballkanit. Në këtë kuadër,Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e vazhdueshme të deputetëve gjermanë ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Evropës Juglindore. / TEMA

OR META KOKE QEPA …KAQ BUDALLAH JE APO BEN VETE …. EUROPA JA DHA STATUTIN SHQIPERISE PER TJU NXITUR TE NDRYSHONI … SE KANE FRIKE SE PO JU LANE MBAS TE TJEREVE …SHQIPERIA KTHEHET KOLOMBIA E EUROPES … JA REALITETI POR NJE KATNAR SI TY NUK MUND TA KUPTOJE …. CFARE TE MIRASH KENI BERE QE TA MERITONI STATUSIN … ASNJE VEND PUNE HAPUR …KORRU¨PSIONI VAZHDON SI NE KOHEN E BERISHES ..PISLLIKU DERI NE GJU …TIRANA ESHTE QYTETI ME ME SMOG NE EUROPE ..KU ESHTE NDRYSHIMI …ASGJE ..PRANDAJ MOS I BO QEFIN VETES..