Opozita duket se ka gjetur një metodë shumë të efektshme në strategjinë e saj të luftës politike. Ajo është “metoda Kopi”. Kopi është ai personazhi gjysëm komik në filmin ‘Rrethimi i vogël’, që luan rolin e një veterani komunist të devotshëm. Mban gjithnjë me vehte një bllok ku shënon çdo gjë që i kap veshi e syri, për t`ia servirur partisë në emër të idealit komunist.
Një tip hafije pra, që e ka ndërtuar mitin e njeriut heroik përsëgjalli, mbi pretendimin se njëherë e një kohë, ka ndjekur diversantët. Dhe kur një ditë shkon të takojë kryetarin në zyrën e tij, për t`iu ankuar për të nipin që ende e mbajnë të emëruar në malësi, sheh të futet tek ai Llazi, një i sapoliruar nga burgu për shkak të një dënimi që kishte të bënte me rrahje. Duke e konsideruar rrahjen një akt të rëndë për shoqërinë, Kopi e denoncon Llazin tek kryetari, që nga ana e tij nuk ndikohet fare nga spiunimi prej të devotshmi të Kopit, duke ia kthyer me këto fjalë: “Për gabimin që bëri, ai e kreu dënimin dhe në burg ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë”.
Tani, që opozita është përfshirë nga sindromi i Kopit, që për koiçidencë luhet po nga Albert Vërria, që luan dhe Nuri beun e ‘Koncert në vitin 36’, të ngjashmin e Saliut në opozitë si plak gërrnjar, kjo po shihet në denoncimin e sa e sa të njollosurve penalisht; por që dhe shoqëria shqiptare është e mbushur përplot “Llazër”, kjo po dihet. Çështja shtrohet nëse ka vlerë fakti që, ndokush prej të denoncuarve ta ketë shlyer veten e të ketë të drejtë të rifillojë jetën me të gjithë pretendimet e të drejtat e mundshme, siç Llazi donte të rikthehej në punë?! Pra, mes Kopit dhe Llazit, nga duhet të endet gjykimi i opinionit?! Ndërkohë, që PD është edhe ‘Kop’ edhe ‘Llaz’, pasi ndërkohë që denoncon pa pushim, lidershpi i kësaj partie ka mbi shpinë jo thjesht rrahje, por dhe vrasje! / E.H.

Mes Kopit e Llazit eshte…Berisha…
Mes Bashes e Berishes eshte… Ristani…
Mes Ristanit e Halimit eshte… Duma…
Mes te gjitheve e mbi krye si stema e re e presidences eshte…Nishani…
(Ore po ky E.H. skenarist filmash ka qene ne ate kohe apo ka arshiven e filmave te kinostudios ‘shqiperia e re’ te cilen e ka ne pronesi frangaj ?!)
Komunistat dje…komunista sot…komunista neser…anipse ndryshon ngjyra e kollares dhe mberthimi i pantallonave nga komca ne me zinxhir…apo me llastik…
E.H. ku mund t’i shohim keta personazhe te ‘ atij ‘ , ne qe jemi te ‘ ketij ‘…se kinemaja e fshatit tim eshte bere bingo…
Shihi tek kanali T i dixhitalbit, sa herë të duash, e mos u tall shumë me të vetmit filma për të qenë, pavarësisht ideologjisë së kohës.
Me pelqen ky shkrim. Propozoj Ben Ndoken per president meqe denimin e ka shlyer dhe ka dale me i mire nga burgu se ata qe nuk kane bere fare
Epo kjo nuk durohet, bijte e nipat e komunisteve tani tallen me shprehjet e eterve dhe gjysherve te tyre dhe se si kane pas vepruar ata. Baballaret tuaj te internonin fisin sepse njeri “gabonte politikisht” dhe damka nuk i shlyej gjithe fisit per gjithe jeten. Sa foshnje lindnin me damke vetem sepse gjyshi i tyre te cilin ata nuk e njihnin kishte ” gabuar”.
Prandaj o gazeta ajo shprehja : “E shleu denimin” ekzistonte vetem per demagogji ne filma atehere se realiteti ishte shume ndryshe, komunistet te perndiqnin edhe miun e shtepise…….
Komentet e tua Ermir mbeten me te kendshmet e gazetes. Metaforat e tua jane tejet te goditura dhe ne pak paragrafe shpreh nje opinion qe te tjeret reken ta thone ne kolona te tera te gazetes.
Shan i dhjeri te permjerin…kjo eshte politika e PD-se.
Sipas keti shkrimi i bie qe te gjithe kriminelet e liruar te behen deputet