Avioni i Riformatos në fotot e dasmave

anazapta

Avioni i rrëzuar në Divjakë është shndërruar prej javësh në atraksion turistik. Por përveç kureshtarëve, vendi ku u rrëzua avioni preferohet edhe nga çiftet që martohen. A1Report ka realizuar një video, ku përreth avionit në Divjakë xhirohet dhe klipi i një çifti që martohej. Me këngë e valle përreth avionit, nusja dhe dhëndri xhirohen jo vetëm nga kameramani i dasmës, por edhe nga persona kureshtarë aty përreth me celular. Avioni i Riformatos ka mbetur si relikë në plazhin e Divjakës, pasi as Ministria e Brendshme dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë gjetur ende një zgjidhje për largimin e tij nga vendi ku ngeci si pasojë e ulejes së pafatë.

 

VIDEO:

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *