Ekonomia rurale ka një nivel informaliteti relativisht të lartë dhe nuk është mjaftueshmërisht të integruar në tregun bujqësor. Sipas një studimi të bërë nga Shoqata e Investitorëve të Huaj, FIAA, dhe Unioni Shqiptar Kursim Kredi, rezulton se 88% e fermerëve të intervistuar nuk kanë NIPT, ndërsa vetëm 32% e tyre janë të regjistruar pranë drejtorisë së bujqësisë, pra kanë kodin e fermerit. Kjo pranohet edhe nga zyrtarët, të cilët japin dhe arsyet pse duhet luftuar ky informalitet. Sipas studimit, fermerët kanë nevoja financiare të mëdha dhe nuk janë mjaftueshmërisht të informuar mbi ekzistencën dhe proçedurat e granteve për bujqësinë.
Kështu 84% e të intervistuarve marrin kredi për të mbështetur prodhimin e tyre. Gjatë viteteve të fundit sipas përfaqësuesve të BE, vendi ynë ka përfituar rreth 6.2 milion euro vetëm për agrokulturë.

Cfare eshte brenda sistemit ne Shqiperi? Pronat, punesimi, tatimet, bujqesia?
Po nuk filluan te mblidhen taksat per keto sektore jo 70% do jete borxhi publik, por 120% ka per te shkuar dhe shqiptaret do vazhdojne edhe disa dekada te tjera te paguhen me rroga 15 mije 20 mije lekshe qe s’dalin per te blere buke e jo per te mbushur frigoriferin me ushqime te tjera.
Ndani pronat dhe filloni te mblidhni taksat per cdo m2 toke me certifikate pronesie. Legalizoni banesat dhe mblidhni taksat per cdo m2 prone. Subvenciononi 3-4% TVSH per qytetaret dhe keshtu cdokush ka per te kerkuar kupon fiskal ne cdo vend ku shkel dhe blen. Keshtu dhe bujqesia dhe blegtoria me deshire do futen ne sistem, sepse nuk do kete me interes nga biznesi me pakice te marre mall pa fature. Keshtu edhe 1000 ekonomistet qe dalin cdo vit nga fakultetet shqiptare do gjejne pune per te pregatitur pasqyrat financiare te bizneseve.
Duket utopi, por mjafton qe shteti te investoje ne nje software gjigand ku cdo biznes, fermer, kryefamiljar te kete llogarine e vet me detyrimet e taksave qe u takojne dhe ku punonjesit e administrates se tatimeve te marrin informacionin ne kohe reale mbi detyrimet e gjithesecilit e te kerkojne mbledhjen e tyre. Shteti funksionon me mbledhjen e taksave.