Elbasan, dy vetëvrasje brenda disa orësh, vdes adoleshentja

anazapta

Dy vetëvrasje kanë ndodhur në Elbasan brenda ditës së djeshme, ku një prej vajzave ka humbur jetën tragjikisht. Ngjarja e parë ka ndodhur në fshatin Lleshan, kur familjarët gjetën të vetëvarur në një magazinë Ortenca Myrtën, 19 vjeçe. Policia nisi hetimet dhe mbeten të paqarta shkaqet, nëse e ndjera kishte pasur konflikte në familje apo vuante nga depresioni. Kurse në lagjen “Skënderbej”, në banesën e saj, në gjendje depresioni, është hedhur nga tarraca E. S., 26 vjeçe, që u plagos rëndë. Menjëherë e dëmtuara u nis drejt Tiranës për mjekim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *