Gropajt ishin familje feudale shqiptare, pinjollë të së cilës përmenden që nga shek.XIII dhe në shek.XIV si sundimtarë në krahinën rreth Ohrit.
Më 1273 Pal Gropajt i njihet nga mbreti Karl Anzhu e drejta e zotërimit të disa fshatrave në krahinën e Dibrës, ashtu siç i kishte zotëruar edhe nën sundimin bizantin.
Më 1380 një tjetër Gropa përmendet si sundimtar (zhupan) i Ohrit dhe dhurues i një kishe të pasur. Pasardhësit e tyre i gjejmë të lidhur me luftën e Skënderbeut.
Zaharia Gropa ishte komandant i shquar që u dallua në një sërë luftimesh me osmanët, sidomos për çlirimin e kalasë së Sfetigradit dhe në betejën e Vajkalit kundër Ballaban Pashës.
Si edhe disa nga sundimtarët e tjerë, familja migroi në Itali nën mbrojtjen e mbretit të Napolit pas rënies së Skënderbeut. Pasardhësit e saj të sotëm gjenden në arbëreshët e Italisë.
———-
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Gropajt në katër breza: Pal, Andrea, Pal dhe Zaharia, njihen kryesisht si sundimtar të Dibrës së Epërme. Zotërimet e tyre përfshinin edhe Dibrën Jugore, ose Gollobordën (Kalabardhën-emri i vjetër i saj) deri në Ohër. Kastriotët do t’a fillonin nga Dibra e Poshtëme dhe Gjoni do të zgjeronte territoret e tij duke marrë edhe nga zotërimet e Gropajve. Gropajt ishin bashkohës të Kastriotëve në dy brezat e fundit Pal dhe Zaharia.
Gjak i paster shqiptar.
Sot na mbyten turkoshsket , serbofilet dhe grekofonet.