SHËNIM: Ç’do të thotë për të huajt ky emër: Xhin Xhoni?!

anazapta

Kryeministri Rama tha se dje se nuk mund të duronte që të huajt të artikulonin emrin e Gjin Gjonit, kuptuar kjo pra, si një ankesë e vazhdueshme e tyre për mizerabilitetin e sistemit tonë të drejtësisë, përfaqsuar simbolikisht dhe nga rasti flagrant “Gjin Gjoni”. Emri i tij në anglisht, afërmendsh që artikulohet Xhin Xhoni.

Dhe kjo mund të jetë një arsye plus për shqetësimin në rritje në ndërkombëtarëve për t`u marrë fort me këtë rast dhe me sistemin tonë të (ç)drejtësisë në përgjithësi. Për ta, një njeri me emrin Xhin dhe mbiemrin Xhon, mund të jetë një aventurier gazmor, një njeri me tiparet e një hipie të viteve `70, makar dhe një sojzëz i jetës së natës, që pëlqen ta gdhijë nën tinguj rroku duke u marrë me pak trafik  “mielli” e “mishi” bashkë, por kursesi të jetë një gjykatës i veshur chic, pjesë e kupolës më të lartë të drejtësisë së një vendi, që nën një solemnitet zyrtar, grin para me thasë dhe nuk ja bën syri tërr.

Janë ndonjëherë ca elementë, në dukje shumë anësorë dhe pa ndonjë peshë në thelbin e problemit, por që si pa u ndjerë faktorizohen deri në atë pikë sa të shndërrohen në bazament gjykimi, ndonëse me plot elementë paragjykues. Dhe emri, ose një detaj pamor, mund luajnë një rol të tillë. Në rastin konkret, vetëm kaq, Xhin Xhoni, e të huajt të jenë përfshirë në sa e sa andralla rreth tij si person dhe sistemit tonë të drejtësisë, sa që vetëm një shprehje e të vjetërve e tipit “qoftë për hajër kjo punë”, t`i japë  në fund një rrugëzgjidhje, edhe emrit, edhe përbërësve moralë të tij.

E.H    

Share This Article
15 Comments
  • Gjini edhe kesaj radhe del i fituar..
    Per publicitetin qe i behet pijes XHIN fiton 100 mije dollare…
    E,a ka faj Xhin Xhoni edhe per kete ????

  • Ky, pra është imoraliteti i shpellarit Berisha që e ngriti në sistem. Pa u zhduk ai nuk ka derman Shqipëria. Dhe jo vetëm të zhduket por të kollitet fort e të kthejë paratë e vëna me abuzimin qeverisës.

  • Edhe ne nuk mund te durojme dot qe mbiemri RAMA, i kryeministrit tone te nderuar, te jete njesoj me emrin e babait te ish-kryeministrit tone te korruptuar. Apo i njejte me mbiemrin e gruas fisnike durrsake, Ina Rames, vajzes se regjisorit te talentuar dhe te ndershem durrsak, qe e meriton te jete jete Presidente ne te ardhmen. Se edhe nga fytyra ndricon dhe rrezaton miresi, Kaq! Le te zgjidhet cili eshte me i miri nga Rama-t !

  • Une kan nje merak tjeter :

    Ky Xhin Xhoni eshte bere i njohur ne qarqet diplomatike euroatlantike nga ankesat e opozites per Ramen qe lufton per te kapur sistemin e drejtesise…Jo me kot Xhini tha se ‘sulmet ndaj tij jane politike pasi ka ‘ne dore’ nje sere ceshtjesh per ministrat e sotem’ dhe Nishanlliu qe nuk goditi kurre ne nishan ankohet ‘larg duart nga drejtesia’ dhe Basha po gerverit se ‘oligarkia i do te gjitha per vete’…

    Ndaj Xhini do te behet ‘hero’ i drejtesise se tranzicionit…

    (Pse nuk behet transparente veprimtaria ne gjyqesor e Xhinit ?! Le te publikohen te gjitha rastet ku vendimet e tij kane qene haptazi kunder interesit publik e ne favor te tij e klaneve ku hyzmeqarllon ?! Pse te merremi me Xhonin si Xhin e te mos merremi me Xhin Xhonin si fenomen (si tha Rama) i nje drejtesie te padrejte qe lulezon nen kupolen e KLD-se e me perkujdesjen e presidentit?! )

    Sa bukur tingellon ” Xhin Xhoni “…te dyja pije te forta qe te hardallosin…me cmime te kripura…

    • Qin Qoni, mund te ishte vete emri kapitazmit shqiptar te ndyre e vrastar (gjoja demokraci me dy gishta), ku njeri gisht ishte per ne prapanicen tone, e tjetri i arte per shkelzenerine. Se edhe Enveri e pati “tarasi” pseudonimin, por dihet kujt ja rrasi: Shtreses te padur padrejtesisht ne kurriz te shqiptareve! Pronateve turkoshake funderrina ballkanase !

  • Edi Rama po e permend Gjin Gjonin,jo se eshte ky i pari i te koruptuareve(mund te jete nga fundi i listes,por kete zuri lapsi,kushedi per ç’fare aresye),por se ka frike te permende ata qe meritojne keto akuza,ai ka rreth vetes,njerez me pasuri te grabitur kushedi sa here me shume se ky jurist,por ka frike,nuk ka motiv,nuk ka mendere te meret me ta.

    • Xhozi jo pa dashje germen “gj” e artikulon si “q”, pervet faktin se bashkimi i gj+i nga ajo artikulohet q+i. Sic duket kjo i jep afeksion cudiberes.

  • JINN & JOHN CRIMINAL MINDE

    Te zbavitemi me pronuncimin ne anglisht te Gjin Gjonit. Futni te ndare nje nga nje emrat JINN dhe JOHN ne linkun:
    http://www.macmillandictionary.com/dictionary/british/
    dhe do degjoni pronuncimin ne anglisht te emrit te ar-kerkuesit me fatkeqesine e te tjereve Gjin Gjoni. Ashtu siç e pronuncojne edhe Merkeli me shoke.
    Pak kohe me pare Alaudin Malaj, per ti hapur rrugen emerimit te tij ne Gjykaten e Larte, prezantoi ate letren e fameshme “me plot akuza” (shqip-folje ediramiste) , ndaj Gjin Gjonit.
    Ah. gati harrova, per te huajt, emri John eshte i lidhur me kryekriminelin e mafias amerikane John Gotti, prandaj i tmerron emri Gjin Gjoni.
    Pastertine e Alaudinajt mund ta zbuloni vete ne faqen online te Gjykates se Apelit ne Tirane.
    Deri tani jane publikuar mbi 43 mije dosje gjyqesh.
    Ajo qe te ben pershtypje, qe eshte edhe “first milestones” pike fillimi i degjenerimit te drejtesise gjingjoniane eshte numurimi i protokolluar i çeshtjeve. Duket si gje e pa rendesishme, por nuk eshte keshtu: pikerisht ketu fillon korrupsioni.
    Mekanizmi i mbrapshte eshte shume i thjeshte: le te marrim nje rast konkret padine me nr. 0098-0009-0004 te nje fare Doris A. kunder Ministrise se Transportit, e ndjekur nga Gjin Gjoni.
    Siç shihet dosja ka tre numura protokolli, justifikimin e te cilave sigurisht keta mjeshter te perversitetit e kane ne maje te gjuhes, por llogjika e thjeshte te çon ne absurditetin e nje numurimi te tille. Ne rastin konkret dosja eshte kaluar ne tre duar te ndryshme, ne tre kohe te ndryshme, eshte mbyllur per tu rihapur pas ndonje xhep ngrohjeje, e di vetem Gjin Gjoni me shoke e shoqe ne Gjykaten e Apelit.
    Mbi 10% e dosjeve kane dy e tre protokollime, perfshire edhe Alaudinajn vete.
    Kjo eshte nje metode shume ne mode ne drejtesine e korruptuar italiane, ku edhe marrin frymezim gjingjonajt e alaudineve drejtesi shkaterrues.

  • Shume shpejt emri gjin gjoni do te zevendesoje fenomenin,ashtu si Sude Kadena perfaqeson piramidat fajde.

  • Të gjitha komentet ishin interesante dhe mund te seleksionoje plot fraza të mencura. Edhe trajtimi i Ermir djalit ishte artikuluar me finese. Paskesaj m’u duk e kotë të komentoj. S’kisha ndonjë gjë më tepër për te thëné? Nderime!

  • Po emri ndoka,i lidhur me traffikun e grave edhe prostitutionin ne italy,sot députét chic ne Parlamentin e Shqiperise,cdo te thote ky émer tek te huajt per nivelin e Parlamentin shqiptar?

  • Provlima nuk este se si na quajne emrat te tjeret .
    Perke nuk thate gje qe Orthodoksi Jeorgios Kastriotis e quajten Gjergj?
    A ka mundesi qe per rreth 1000 vjet Perandori Bizantiine qe te kete emra katolike Gjergj apo Xhorxh?Pse ofendoni emrin dhe nderin e dikujt dhe degjoni “historiane” si zoti Xhufi kur thote qe Iskander-Beu ishte Orthodoks,pastaj si peng u “be” myslimane dhe me vone se kishte marredhenie te mira me venedikun u be Katolike?
    Kaq karagjoz e ben ky Prijesin e epirit pasarrdhes te Pirros,Akilit,aleksandrit qe gjithe bota e historise i njeh Greke dhe djemte e zeusit dhe Athinase?
    Ku i ka lexuar keto barcaleta ky zotnia dhe a duhet te denohet per fallsifikime te Personave Historike?
    Dhe ne qofte se ky u be Katolike qe skishte aresye po zonat pse nuk u bene?
    A nuk ishte turpi me i Madh qe te nderoje besimin?
    Pse sot nuk i nderojne besimet por mbajne ate te pushtuesit,te gjakut vrases,te cnderimit?
    Kush eshte qellimi i ketyre qe po sjellin prape identitetin turk dhe nga ana tjeter e quani pushtues,vrases,marje pengjesh nga gjiri i nenave Orthodokse?
    Mos me thoni qe emrast,besimi,dashuria per Turqine nuk eshte Identitet Turk?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *