Kavaja, si Bathore pa oksigjen

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Dita e dashur! Mbas 24 vjetësh u bë e mundur ndërhyrja e shtetit për shkatërrimin e ndërtimeve të paligjshme që ja kishin marrë frymën qytetit duke zaptuar mijëra metra hapësira publike në qytetin e Kavajës. Qytetarët janë entuziastë se më në fund shteti është në anën e tyre e jo të zaptuesve të sponsorizuar nga PD-ja lokale.

Shqetësim qytetar mbetet selektimi që mund të bëhet për këta zaptues. Qindra lokale janë ndërtuar jashtë çdo ligji urban, në oborre apo hyrje shkollash, në rrugica ndërmjet pallateve apo zmadhime, duke marrë territor nga hapësirat publike.

Aspak mëshirë për askënd nga këto shushunja që e kanë kthyer qytetin e Kavajës në një Bathore të shëmtuar e pa oksigjen. Bravo qeveria Rama e bravo kryetari Rroshi! Respekte Dita!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *