Bëni kujdes edhe me drejtshkrimin

anazapta

Letër e nënshkruar

Sh. Maliqati, Durres

Pershendetje “Dita”, Jam lexuese e rregullt e gazetes tuaj. Me pelqejne rubrikat tuaja dhe problemet qe trajtoni ne to. Shpesh shoh gabime ortografike. Më ben pershtypje perdorimi jo i sakte i fjales tri dhe tre.

Ne gazeten e Dates 15 Korrik fq. 1, fjala tri ditesh dhe tre kunte jane shkruar sakte, por, pse gabohet ne faqen 12 tri profile (per tre profile). Pa u zgjatur shume po ju korrigjoj pak ne faqen 12 dhe 13. “45 mije maturante i jane nenshturar provimeve duket testuar njohurit ne tri vitet e shkollimit.” Duhet: U jane nenshtruar provimeve (kujt? atyre u) dhe duhet njohurite. Po ne faqen 12 eshte shkruar gabim, “nje kitarist qe do te studioi shkenca kompiuterike” duhet shkruar qe do te studioje.

Nuk po zgjatem ne gabime te tjera por kushtojini kujdes edhe drejtshkrimit sepse gazeta juaj eshte shume e kerkuar dhe ka lexues te kulturave te ndryshme.

 

Share This Article
3 Comments
  • Mire beni ju z.Maliqati qe beni korrigjime drejtshkrimore.Por ka akoma shume per te korrigjuar.Pse emrat e njerezve i shkruajne ne anglisht.A nuk thuhet qarte ne drejteshkrimin e emrave te njerezve ne gjuhen shqipe se i permbahet parimit fonetik.Pra shruhet sic degjohet me shkronjat tona ,e jo sic shkruhet ne anglisht.P.sh nuk shkruhet: sozia e Low ne Kosove,por sozia e Lev ne Kosove.Ne gjuhen shqipe ka vetem 36 shronja.Pra nuk eziston shkronja “W”.Pse na e shtoni ju o gazetare.Me c`te drejte e beni kete, e te tjera gabime.Respektojeni dhe duajeni gjuhen shqipe.Ju siguroj se nuk jeni ju me te zotet se ata qe kane formuluar e vendosur rregullat e drejtshkrimit te gjuhes shqipe.Mos futni rregulla te reja pa e pasur nje autoritet te tille.

  • Ke edhe respektin tim z.Maliqati.Jam i nje mendje me ju.Vecarisht, gabimi i renditur i fundit ndeshet shume shpesh.Nuk di,a kane bere gramatike keta artikullshkrues?Koha e ardhshme,menyra deftore,veta e trete njejes, e foljes “me studjue” behet tamam sic thoni ju,”Ai do te studioje”,dhe jo ai do te studjoi.

  • Drejtshkrimi është “thembra e Akilit” e të gjithë shtypit shqiptar, të shkruar dhe pamor. Kam shkruar shpesh për gabime të pafalshme, në mënyrë të veçantë te poltikanët, por, me sa duket, pa u kapur “demi nga brirët” prej shtetit dhe akademikëve, kjo gjëmë do të vazhdojë të thellohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *