Duhet të pastrohet, që të hapet rruga

anazapta

Miq të Ditës! Shumica e shqiptarëve, më shumë se një vit më parë shprehën vullnetin e tyre për të rilindur Shqipërinë, për t’i dhënë fund epokës së çuditshme të quajtur “tranzicion”. Për ta bërë këtë, mazhoranca PS-LSI, “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, qeveria dhe kryeministri Edi Rama, me vendosmërinë më të madhe të realizojnë vullnetin e 1 milion shqiptarëve.

Rindërtimi i përmbajtjes e formës të të gjitha strukturave të shtetit duhet bërë menjëherë, pa frikë, pa hezitim dhe duhet çuar deri në fund, për të mirën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Shqipëria nuk mund të qëndrojë akoma në udhëkryq, drita jeshile e semaforit është hapur.

Edi Rama, natyrisht e di këtë gjë, madje më mirë se ne qytetarët e zakonshëm që shkruajmë çdo ditë në gazetën tuaj. Sot është e qartë se progresin e sjellin njerëzit idealistë dhe me vullnet. Historia është e pamëshirshme, ajo ose shkon për mirë, ose shkon për keq. Nuk ka rrugë tjetër. Shqiptarët duan rrugën e parë dhe Edi Rama duhet të na çojë drejt kësaj rruge patjetër. Dhe kjo rrugë fillon me shembjen e kolonave të godinës së shëmtuar të krimit, korrupsionit, padrejtësisë që mostra Sali Berisha ka ngritur në këtë vend për 20 e kusur vjet.

Tashmë dihet se presidenti i vendit Bujar Nishani, institucioni i Prokurorisë me në krye Adriatik Llallën dhe gjithë piramidën e sistemit të drejtësisë me në krye KLD-në, janë kolonat e kalbura të kësaj ndërtese. Këto e kanë zënë rrugën e Shqipërisë Europiane. Duhet të pastrohet, që të hapet rruga. Me respekt, Th.N.

 

Email në adresën

[email protected]

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *