Nuk jam shkëputur për një farë kohë, ashtu si disa nga ju keni kujtuar për mua. Kam qenë dukë punuar shumë për librin tim të ardhshëm, “Winning and Winning Mindsets”, duke udhëtuar, duke intervistuar, duke shkruar, dhe jam fokusuar kryesisht këtu, mes të gjitha angazhimeve të mia të tjera.
Një nga kategoritë e “angazhimeve të tjera” është edhe puna për të cilën unë kam shkruar më parë, në Ballkan, një zonë që më është dukur gjithmonë interesante, veçanërisht që nga përfshirja e qeverisë Blair në konfliktin e Kosovës. Pra, që kur kam filluar të shkruaj këtë libër të fundit, unë kam bërë disa udhëtime në rajon, dhe veçanërisht në Shqipëri, një tjetër subjekt për të cilin kam shkruar më parë dhe një vendi i cili më pëlqen shumë.
Këtë javë mora një email nga gazeta “The Sun”, ku një gazetar i quajtur Graeme Culliford më pyeste rreth punës time në Shqipëri. Ai thoshte: “Ne po planifikojmë të bëjmë një artikull të dielën rreth Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe do doja që, në mundësinë e parë që do na jepet, të kontaktonim për të parë nëse ju dëshironi të komentoni. Një nga çështjet që artikulli trajton, është puna juaj konsulente në atë vend. Artikulli gjithashtu trajton rolin e Tony Blair në Shqipëri dhe ngre pyetjen nëse ai po paguhet. Zyra e zotit Blair ka deklaruar më parë se ai po këshillon Kryeministrin z.Edi Rama “pa kosto për qeverinë”. Megjithatë, tani për tani nuk është e qartë nëse dikush tjetër po financon punën e tij.
Unë kam shtruar këto pyetje të ndara në zyrën e zotit Blair dhe, ndërsa kam lexuar se ju paguheni, shpresoj të më sqaroni çka vijon në lidhje me pozicionin tuaj:
* A po financohet puna juaj konsulente në Shqipëri nga qeveria atje dhe nëse jo, kush e financon këtë punë?
* A mund të na sqaroni çfarë po bëni ju për qeverinë shqiptare?
* A mund të na sqaroni se sa kohë përkushtoni për të nxitur/ndihmuar qeverinë shqiptare?
* A përqendrohet puna juaj vetëm tek imazhi i qeverisë shqiptare jashtë vendit dhe integrimi në BE, apo jeni të përfshirë edhe në projekte të tjera?
* A jeni duke punuar së bashku me Tony Blair apo keni një qëndrim plotësisht të ndarë?
Faleminderit paraprakisht për ndihmën tuaj.”
Tashmë tabloidët Murdoch nuk shquhen më për një mbulim të gjerë dhe të balancuar në Europë apo në shtetet e Ballkanit, që nga prishja e marrëdhënieve midis Tony Blair dhe vetë Murdoch, rreth informacionit që u dha për të ardhurat e Blair. Kështu që unë sigurisht shoh një artikull plot me fjalë që gumëzhijnë kur bëhet fjalë për çështjen e zgjerimit të BE-së. Një artikull ku shqiptarët pa dyshim do të jenë një “përmbytje” për Britaninë, duke sjellë shpërthime masive epidemish, prostitucioni, trafikimi të qenieve njerëzore, vjedhje të mirëqenies dhe të gjithë atyre gjërave të tjera që kurrë më parë nuk kanë ekzistuar, derisa nisi Bashkimi i tmerrshëm Europian. Madje kam fantazuar se mund të ketë edhe ndonjë pikturë të Liam Neeson apo mund të përmendet filmi “Taken”.
Kështu që u mendova mirë dhe dola në përfundimin se të paktën duhet t’u rrëfej atyre versionin tim të historisë, për t’i treguar jo vetëm që nuk ka asgjë për të fshehur rreth punës time në Ballkan, por që jam mjaft krenar për rolin që kam luajtur për të ndihmuar Partinë Socialiste të Shqipërisë të fitojë zgjedhjet dërrmuese të vitit të kaluar, dhe kam ndihmuar Kryeministrin e ri z.Edi Rama të sigurojë statusin e vendit kandidat për në BE. Kështu që i nisa përgjigjen time:
“Faleminderit për interesin tuaj rreth punës time në Shqipëri dhe progresit të konsiderueshëm që vendi është duke bërë nën udhëheqjen e Edi Ramës, siç u pranua së fundmi edhe nga Angela Merkel, David Cameron, Uilliam Hague dhe të tjerët, kur ranë dakord me statusin e vendit kandidat për në BE. Ky ishte një lajm i mrekullueshëm për Shqipërinë dhe për BE-në, e cila ka bërë aq shumë për të përhapur paqen, prosperitetin dhe vlerat demokratike, të gjitha këto gjërat që janë vlerësuar nga ju, dhe jam i sigurt, edhe nga lexuesit tuaj.
Përveç angazhimeve të tjerat të mia, të shkruarit, të folurit, aktiviteteve politike dhe bamirëse, unë kam punuar si këshilltar i zotit Rama për disa vjet, duke filluar në opozitë, kur ai më kërkoi të ndihmoja Partinë Socialiste për të krijuar strategjinë e fushatës së tyre zgjedhore. Unë jam i kënaqur të them se ai korri një fitore të madhe dhe tani, si Kryeministër ai po përdor pushtetin e tij për të forcuar ekonominë, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të përmirësuar pozitën e Shqipërisë në botë dhe jetesën e popullit të saj. Për herë të parë bashkëpunova me z.Rama kur sekretari i tij i shtypit z.Endri Fuga kontaktoi me mua me anë të Facebook për të më kërkuar ndihmë lidhur me fushatën dhe më vonë kam takuar atë dhe z.Rama. Isha jashtëzakonisht i impresionuar nga karakteri i tyre dhe ambiciet e tyre për fushatën, vendin dhe rajonin. Gjatë viteve të fundit unë e kam vizituar shpesh Shqipërinë dhe vendet e tjera në rajon dhe kontaktoj shpesh me z.Rama dhe ekipin e tij, si në lidhje me strategjinë e përgjithshme, ashtu dhe për fusha të veçanta të aktivitetit.
Duke punuar për disa kohë për statusin e vendit kandidat në BE, puna ime aktuale për ta është e përqendruar në forma të ndryshme për të koordinuar punën ndërmjet departamenteve qeveritare, standardeve ndërkombëtare dhe për të ndihmuar në krijimin e një fushate reklamuese dhe komunikuese në luftën kundër korrupsionit përmes shërbimeve publike. Ky rajoni është një zonë për të cilën unë fillova të tregoja interes gjatë konfliktit në Kosovë, kohë gjatë së cilës unë punoja njëkohësisht si nëDoëning Street, edhe në NATO. Që nga kjo kohë, unë kam bërë edhe punë vullnetare, edhe punë të paguar në rajon.
Për shkak të interesit tim të veçantë, punën e paguar e bëj me tarifa shumë më të ulëta se tarifat e mia të zakonshme të konsulencës, dhe kjo është pjesë e një projekti të gjerë në Ballkan për të cilin unë kam mbështetjen e një donatori jo qeveritar të Evropës Perëndimore, gjë që zgjeron angazhimin tim në rajon dhe rëndësinë e këtij angazhimi, duke përmirësuar lidhjet me pjesën tjetër të Evropës.
Kam ndërmend të vazhdoj me këtë punë për aq kohë sa do të dëshironte zoti Rama dhe udhëheqës të tjerë në rajon. Faleminderit edhe një herë për interesin tuaj. Unë shpresoj se ju do ta përdorni këtë artikull që po shkruani për të ndihmuar në rrënimin e disa miteve të shumta që po përhapen me shpejtësi për Shqipërinë dhe gjithashtu në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, që është diçka mjaft pozitive për mbarë botën, dhe unë besoj se ju do t’i trajtoni në mënyrë të drejtë dhe të plotë përgjigjet e mia rreth pyetjeve tuaja. Do t’ju isha mirënjohës nëse do të më njoftonit se sa nga informacioni i mësipërm do të përdorni. Do ta vendos në faqen time të uebit.”
I kërkova të më konfirmonte se e kishte marrë informacionin e mësipërm – gjë të cilën e bëri – dhe të më informonte për qëllimet e gazetës dhe mënyrës se si do t’i përdornin përgjigjet e plota që u kisha dhënë pyetjeve të tyre.
Një tjetër email i sjellshëm më erdhi nga z.Culliford:
“Përshëndetje. Faleminderit për përgjigjen e detajuar që na keni dhënë. Do përpiqem të bëj një artikull sa më të balancuar dhe të përdor sa më shumë informacion nga deklarata juaj. Ndërkohë, a mund të më sqaroni nëse puna juaj në rajon qëndron më poshtë apo është e lidhur me ‘Praktikat Këshillimore të Pushtetit’? Gjithashtu, a mund të quajmë “Donatori jo qeveritar i Europës Perëndimore” atë që po mbështet punën tuaj? Iu përgjigja shkurt këtyre dy pyetjeve: “Jo dhe jo.” Ashtu siç më pati dhënë fjalën, z.Culliford më tha pastaj se cilat pjesë të përgjigjeve ai kishte si qëllim të përdorte, si vijon:
“Përshëndetje. Kjo është një pjesë e reagimit tuaj që ata kanë mundur të përdorin në artikullin me 1200 fjalë. Ju lutem, na informoni nëse ka ndonjë problem dhe faleminderit sërish për ndihmën tuaj: Z.Campbell tha se ai kishte punuar si këshilltar strategjik i pavarur i z.Rama për disa vjet. Ai shtoi se një pjesë e konsultës së tij në Ballkan është mbështetet nga një “donator jo qeveritar i Europës Perëndimore” – edhe pse nuk dëshiron të na tregojë se për kë bëhet fjalë. Ai këmbënguli se kontributi i tij është i ndarë nga ai i zotit Blair dhe ka shtuar se, duke punuar për marrjen e statusit të vendit kandidat, tashmë ishte fokusuar në standardet ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Ai tha: “Unë kam bërë edhe punë vullnetare, edhe punë të paguar në rajon. Për shkak të interesit tim të veçantë, punën e paguar e bëj me tarifa shumë më të ulëta se tarifat e mia të zakonshme të konsulencës.”
Redaktimi që i kishin bërë fjalëve të mia, më bëri të besoja se gazeta britanike “The Sun” luan me informacionin; dhe siç ndodh në shumicën e rasteve, ata përdorin vetëm ato pjesë të përgjigjeve që i duhen për ta ndërtuar historinë ashtu siç e kishin menduar në fillim. Për këtë arsye, për vërtetësi të fjalës time, kam postuar atë çka thashë më lartë, e cila të paktën jep një figurë disi më të plotë sesa gazeta, edhe pse luhet vetëm me 1200 fjalë.
Ndërkohë, në qoftë se dikush është i interesuar për një destinacion të ri turistik, me njerëz mikpritës, për një histori interesante, për ushqim dhe restorante të mrekullueshme, me influencë të madhe italiane, pamje të bukur dhe plazhe mahnitëse, dhe hotele të shkëlqyer sidomos në qytete, unë patjetër do i rekomandoja Shqipërinë. Aspak të shtrenjta, ashtu si puna që unë bëj për ta. Rrugët mund të kërkojnë pak punë, por nëse një ditë statusi i vendit kandidat në BE na çon drejt anëtarësimit në BE, çdo gjë do rregullohet.
*Marrë me shkurtime nga alastaircampbell.org. Titulli në origjinal: Albania, me and the Sun on Sunday – a little context via prebutttal. Ky reagim është postuar pas një artikulli në gazetën The Sun (shih fotografinë e kopertinës)


Al-i, nuk eshte aq nice dhe pedantic sa duket 😉 Nese mendoni se Politikanet tane jane “rremuje, genjeshtare dhe diktatoriale” mendohuni dhe nje here; ketu jemi ne nje nivel krejt tjeter…qe i ka shkuar zeri deri ne OKB dhe poshte e larte.
Ama, Ditaret qe ka publikuar i ka te lezetshem 🙂
Se fundmi, z Campbell s’ben asgje qe nuk i intereson atij.
Une mendoj se si do te jete jane fjalet me te mira qe pas shume kohesh ne degjojme per Shqiperine tone te cfilitur.
Thank you indeed Mr.A.Campbell.
Per cdo shqiptar eshte intéressant te dihet cfare pjese e punes se tij paguhet nga budxheti i jone edhe sa -bile parlamenti duhet te votoje nje ligj per publikime te detyrueshme te keto te dhana per te huajt-
Edhe per cdo shqiptar eshte edhe ma intéressante me dite kishe eshte ai donator joqeveritar se kjo lidjet edhe ma direkt me konflikt interesi,edhe lind pyetja per cdo shqiptar mos eshte ky njeri to keshilluar Ramen per interes te nje firme edhe to pregadit ligjet per ate firme?
Pra go ahead ,zotni,edhe tregoni kishe eshte ky donator aq zemergjan per shqiperine! Bile ta falenderojme ate si duhet!….
Pétrole and gaz company?
Jam fort e kenaqur qe Alastair Campbell ,si winning mind,eshte nje gjetje ekzakte per te keshilluar Edi Ramen dhe te tjeret e stafit qeverises, te cilet e kapin dhe e kthejne ne partneritet bashkepunimin me te.
Me kenaqi shume menyra e ndersjellte e komunikimit me “The Sun”,,,,sidomos detaji kembengules i gazetarit ,po ashtu edhe pergjigjet e Alastair per problematiken e kuadrit financiar te ketij keshillimi.Ketu shoh , me nostalgji,ate qe kam lexuar dhe kam pare vete ne Angli.
Zoti Campbell e paska kuptuar ,ne thelb ,prirjen europeiste te shqiptareve,si popull ,dhe mundesite e pamata te progresimit ekonomik te vendit tone,,,,dhe ky eshte nje lajm aq i mire per mua ,sepse ai edhe i ka bere jehone kesaj te vertete.
Thanks mr.Campbell.
Alister Campbell ehste nje nga njerezit me te afte per maredheie me publikun ne Britani. E evtmja pjese qe une nuk besoj tek deklarat e tij ne lidhje me takimin rastesor ne facebook me Andri Fugen, per te tjerat ai eshet nje gjeni dhe gjithkush qwe ka jetuar ne Britnai ne kohen kur ai ishte ne pushtet e di.
Gazeta The Sun ehste e njohur per editorialet anti emigracione dhe ku disa here ne faqe te paer jane shfaqur artikuj kundra Shqiperise fale kjo ehde me ndihmen e ndonje Shqipatri i Blendi Mane i Temas qe para disa viteve deklaroi qe faqe te pare te gazetes en fjale qe kishte trafikuar 10 mije shqipatre drejt Britanise dhe qindra kg kokaine em valixhe diplomatike.
Si perfundim jemi me fat te kemi keshilltare me pagese apo pa pagese si Zoti Capbell…..Thank you Sir