“Dy popuj miq”, në versionin shkodran

anazapta

Këtë Botëror, Shkodra befasoi me shpërthimin e saj progjerman, një e dhënë që dihej prej vitesh mbi tifozerinë jo të zakontë  për Dojç-ët që dominon në atë qytet, por që u shpalos si kurrë ndonjëherë, prej etheve që provokoi rëndshëm ‘Brazil 2014’. Dhe vetëm shkodranëve mund t`u shkojë për shtat e gjithë kjo. Vetëm aty, në atë truall, lindin, zhvillohen e gjallojnë ca sjellje e zakone publike me theks unik. Të vjen të thuash se do ishin të mangët na ca tradita të tyre fisnike e me aromë qytetare, nëse  nuk do ishin dhe tifozë me Gjermaninë. Për koiçidencë, edhe beteja ideologjike mes të djathtëve e të majtëve në Shqipëri lidhur me “gjermanin e fundit”, ka si “fushëlojë” pikërisht Shkodrën. Por deri më tani, nuk ka ndonjë të dhënë nëse vetë gjermanët, autoritetet politike e publike të këtij shteti e vendi potent, të jenë të ndërgjegjshëm për këtë, për një qytet që i ka aq për zemër. Dhe shpresohet që reportazhi i atij reporterit gjerman ditë më parë në Shkodër, të shërbejë për këtë. Një Shkodër e përkëdhelur prej gjermanëve, do ishte e fortdëshirueshme për të ardhmen e këtij qyteti. Këto përjetime kishin dikur kuksianët. Pas vitit 1992, banorët e qytetit verior i gëzoheshin faktit se për ta do mendonin gjermanët. Akti i parë ishte ndërtimi i një blloku shtëpish të vogla prej druri në periferi për të pastrehët, që u pagëzua si ‘lagja gjermane’, e më pas, rregullimi i ambjenteve publike në disa lagje të qytetit, pikërisht me para gjermanësh. Edhe shkëndijat e para të një Shqipërie që mund të shpëtonte nga lëngimi komunist, erdhën nga Gjermania, kur në vitin `88 qeverisë së kuqe të Tiranës iu ofertua një dorë ndihme prej tyre. Se ku fshihen rrënjët e kësaj tërheqjeje të ndërsjelltë, zorr se mund të thuhet, por rasti i fundit me shkodranët  që u lëshuan rrugëve me brohorima për Gjermaninë, sikur rishkruajti veprën e Enverit “Dy popuj miq”. Në versionin shkodran, kur është fjala për dy popuj miq, kjo ka të bëjë me gjermanët; ndërsa për rastin e grekëve, së cilës Enveri ia kushtoi veprën e vet, fjala është vetëm për dy popuj fqinj.    / E.H. 

Share This Article
30 Comments
  • NAZISTET KANE VRARE E TORTURUAR SHKODRANET

    Ne bodrumet e Konsullates Italiane ne Shkoder, me dhjetra shkodrane anti fashiste e antinaziste, u kapen dhe u torturuan deri ne vdekje. Nuk kam ndjere as edhe nje moment kete perzemersi gjermano-shkodrane, kete afrim kaq permallues sa kerkon ta reklamoje autori.

    Ne rruget mund te ishin tre kater mije tifoze te futbollit gjerman por jo me tej, perkundrazi shume familje shkodrane e vuajne edhe sot lengimin e te dashurve qe u masakruan nga nazistet ne Shkoder.

    Tregonin te paret tane per rezistencen e luftetareve te çlirimit, se si organizohej ajo, si shkembenin mesazhet e luftes, si furnizonin me buke te kerkuarit dhe si i mbronin ata nga vdekja e sigurte.

    Ne shkodren e para çlirimit “shtet-rrethimi” ishte ne fuqi edhe diten, te qellonin pa theritur “ALT”. Grate musulmae qe mbanin tyrbe aso kohe, ishin te parat qe qelloheshin. Jeta ishte krejtesisht e paralizuar. Askush nuk guxonte te levizte neper rruget mure-larta te Shkodres.

    Megjithate, ju gjet edhe “marifeti” nazisteve te Hitlerit, u zgjodhen shume femije bjonde, me te cilet u bene te mundura lidhjet e humbura dhe furnizimet me buke e ushqime.
    Duket si ajo historia e Gjergj Kastriotit me kopete e dhive me pishtare ne brire, po çdo rrefim eshte i vertete. Shume nga shkodranet e vjeter, aso kohe femije bjonde, arriten te mesojne edhe shume fjale e shprehje gjermane, nga ky rraport jo normal me nazistet.

    Tifozlleku ne futboll, mbase edhe nga emri i gostivarasit Shkodran Mustafi, nxorri ne rruge te rinjte shkodrane. Miqesine me popujt e tjere shkodranet e kane patur dhe e kane ne tradite, edhe ne se quhen gjermane, italiane apo finlandeze.

    Vetem nje rrace urrejne me gjithe shpirt shkodranet: serbet e malezezet ndaj te cileve kane shkrehur armet me shekuj.

    • Ne partizanet, “CAJA E VAKUT TE TABAKEVE”, nuk kemi luftuar kunder gjermaneve e italianeve, por kunder nazizmit e fashizmit. Mos i ngaterro gjerat. E shoh qe ke permendur “nazistet” ne shkrim, por komenti eshte bere poshte artikullit qe flet per tifozerine gjermane dhe duket sikur “gjermanet” na masakruan. Ata qe na masakruan i denojne edhe gjermanet e sotem, qe pelqejne edhe futbollin.

    • PARTIZANI NE LUFTE PO SHKONTE
      Ti me duket se nuk ke marre pushken ne dore asnjehre, partizan i dashur ( humor).
      Mundet qe njerin nga çunaket bjonde, dhe dikend qe mbante flamurin kur u futen ne Tiranen e çliruar nga nazi-fashistet, ti kem njohur personalisht, e per kete kam te drejten legjitime te flas sa te dua per kete argument.
      Te uroj me gjithe zemer te jetosh sa me gjate, sepse çunaku dhe flamur-mbajtesja nuk jetojne me.
      Ke degjuar keto dite qe nje shellire e uthulluar e quajtur Englantine Gjermeni, te cilen e ke votuar edhe ti, ka aprovuar ligjin per çvarrosjen, djegjen dhe flakjen ne det te trupave te tyre dhe te qindra mijera te tjereve.
      Jeto partizan i dashur sa me gjate, qe te mos besh edhe ti fundin e pa merituar qe te ka pergatitur kjo monster e poshtersise njerezore.
      p.sh.: lexo mire, fola per nazistet dhe jo gjermanet e sotem bije te tyre.

    • Shkodren me Gjermanet,(ekipin e futbollit) e lidh edhe emri i Shkodran Mustafit. Ne respekt te Shkodres familja e tij i vuri ate emer. Dhe ai emer sot u mesu nga e gjithe Bota. Shkorda e ka vlersu gjithmone Futbollin e aftesite e skuadrave ne cdo kampionat Boteror, kete vit shumica e Shodraneve ishin te bindur se do fitoje Gjermanija.

  • Ne kohen e Enver Hoxhes Shkodra plaste nga gezimi dhe hareja tamam si “kopesht i lulezuar”. Nje gje eshte mese e sigurte, qe shkodranet i kane urryer e urrejne gjithmone enveristet, qe i shkaktuan aq shume dhimbje ketij qyteti.
    Ne Shkoder tifozlleku per gjermanet e italianet ka qene i ndezur edhe atehere kur ne Shkoder ekzistonte “shtetrrethimi” komunist sepse ishte nje nga menyrat per te sfiduar absurditetin e diktatures.
    Lidhjet e Shkodres me gjermanet dhe austriaket jane edhe me te hershme se Lufta e dyte boterore jo me kot pas renies se diktatures austriaket dhe gjermanet dhane nje ndihmese te konsiderueshme ne fushen e arsimit e te kultures ne Shkoder.

  • Shkodra antienveriste , mjaft se na hape barkun ,Shkodra kthehet nga fryn era kjo eshte me e sakte per kete popull

    • Ngaterron te shkuaren me te tashmen. Po te flasesh per te tashmen problemin qe ngre e ka e gjithe Shqiperia e jo vetem Shkodra.

    • edhe Gjermania normal qe me më të mirët do merret.Mos harro i dashur se shkodra nuk eshte nga fryn era,ne ’45 ne shkoder u bë levizja e vetme antikomuniste e pasluftes ne europe(kryengritja e Postribes).Ne kohen kur ju dhe gjithe sahanlepitesit e enverit i thurnit lavdi ne i vume kavon e çelikut stalinit ne qafe per ta rrezuar,gje qe e rriti viktimat por edhe me shume urrejtjen kunder sistemit komunist.Humori i mpreht antienverian qarkullonte lirshem ne kohen e diktatures gje qe nuk e paramendonit ju.Shkodran lind,nuk behesh.Pra me shume ne shkoder igna vrau enveri juaj se Hitleri.Fundja Gjermani na mbajti me buke ne tranzicion dhe kjo eshte nje fare menyre e vogel per t’ua kthyer nderen.

  • Kam jetuar e punuar ne Shkoder per 20 vjet dhe i kam njohur shkodranet si njerez FRIKACAKE ndaj pushtetit te atehershem!
    Shprehja se “Shkodranet gjithcka behen,vec polic jo” tregon se ata dridheshin nga shteti,jo se e donin ate!
    Nga ana tjeter ne Shkoder ka patur e ka PATRIOTE TE FLAKTE,KOMUNISTE TRIMA E TE NDERSHEM,qe kane luftuar e punuar per Shkodren dhe gjithe Shqiperine!!!
    Lufta e Recit ne 1943 eshte LAVDIA e Shkodres,ndaj atje cdo vit behej nje nga festat me te medha ne Shqiperi!!!
    Ne se shkodranet do te donin te vertetonin shpirtin e tyre demokrat te asaj kohe,sic pretendojne,atehere nuk do ta linin te SHKRETUAR QYTETIN E TYRE pas 90-tes!!!
    Dikur Shkodra ka qene nje nga qytetet me te bukur te Shqiperise,ndersa sot MJERIMI duket rruges!!!
    E paguan fort “ANTIKOMUNIZMIN” e tyre fallco!!!
    Ishte Evner Hoxha,ai,qe ne 79-ten,kur ra termeti i fuqishem,nfriti ne kembe te gjithe Shqiperine dhe u ndertoi 100 mije banoreve te Bahcallekut e nenshkodres shtepite vila FALAS me gjithe mobilje!!!
    Beni te fala Jozefines se KALLAMOQIT !
    Ju jeni aq budallenj sa nuk e kuptonit talljen e Zhozit ,e ju krahasonte me VENECIEN,ndonese ju rane edhe breket ne fund te kembeve nga permbytjet disa here!!!

    • FENIKS, FENIKS…

      Shkodranet frikacake?!

      Paske jetuar 20 vjet ne Shkoder, por paske mesuar vetem emrin e kallamoqit dhe te Zhelefines, qe ka lindur ne Shkoder por eshte nga Kurbini. Dajallaret e saj ishin te lidhur deri ne ushkur me serbo-malazezet, me te cilet benin kontrabande.

      Per te shuar kersherine tende, mund te them qe ate te djelen e termetit te 1979-es ndodhesha ne Shkoder dhe per here te pare kam provuar ç’do te thote termet.

      Megjithate, duhet te dish nje gje, se ne Shkoder termeti demtoi lehte vetem nje pallat fare prane “shtepise se mushkajave”. E tere faqata pa dritare u plaserua ne formen e “X”, per llogaritje te gabuara te ndonje inxhinjeri jo shkodran, te saj.

      U demtua Bahçalleku, qe ta dish ti Feniks, nuk ka patur asnje shkodran ne Bahçallek, ishin te gjithe te ardhur nga Podgorica, Tuzi e boshnjake si Visho Alikaj, e Gezim Podgorica, e Ditmir Bushati, e Ramiz Alia, e Bedri Islami me shoke.

      Me vjen te qesh kur degjoj te formuarit e “kohes se kepurdhave” te flasin per libra e revista te huaja qe lexonin fshehtas, apo kenget e huaja qe degjonin ne fund jave ne Tiranen “moderniste”.

      Shkodranet, edhe ne “kohen e qepes” kane qene te lire e aspak te ndrydhur, plot humor e kulture-larte, friken ja lane te tjereve.

      Si shume te tjere qe flasin per Shkodren, edhe ti, edhe Edi Rama qe thote “kaloja pushimet e veres tek gjyshja ne Shkoder”, nuk e keni idene e bukurise se saj deri ne fund vitet 60-te.

      Ne Shkoder paske jetuar, por nga Shkodra paske mbartur vetem pak lageshtire shirash qe jane bolleku i saj.

      • INFO DIZINFORMUESE

        Info, ai me lart thote ka jetuar 20 vjet ne Shkodren “frikacake”, me siguri oficer ushtrie apo sigurimi, po ti nuk ke kaluar as njezet seconda ne Shkoder.

        Ke pare sot eshte publikuar nje lajm tek “Panorama” mbi 1200 dokumenta te sekuestruara klerit te Shkodres ne 1967-ten. Nder te tjera thuhet u sekuestruan edhe bibliotekat e tyre. E pra pikerisht ato libra te sekuestruar, te depozituara ne Biblioteken e Shkodres, nje pjese e mire e shkodraneve i kaluam neper duar, u kulturuam edhe jashte veprave te realizmit socialist.

        Nuk njihkam fisnikerine e Shkodres? Vij nga nje “Dere e Madhe” harkore siper, ndryshe nga Zhelefinat e Bushatet e ke te duash ti, qe ishin kuadrate. Mbase ke te drejte se nuk ke degjuar asnjehere per kete.

        Edhe po te duash ti e te tjere, jam pjese e atyre familjeve qe kane rrenjesuar Shkodren.

        • Mooos Caje , me cfare u kulturove ? Me dokumenta kleri ? ha…ha…ha… je e madhe fare ! Nuk ke te dyte ne bote ! Ha..ha…ha.. kete nuk do te merrte guximin ta thoshte vete Papa ! ha…ha…ha.,.

          • O Llesh,
            Fale klerit dhe studimeve te tyre u arrit te levrohej ne menyre shume aktive gjuha shqipe, fale klerit erdhen ne Shqiperi 3 kopje te fotografuara te Mesharit e fale kesaj pune qe Prof. Cabej arrite te kishte material te bollshem per hulumtimet e tij mbi Mesharin.
            Po te ishte per Lleshet, Meshari do te ishte trajtuar si “kalbesire” e pavlere se aq ta thote rradakja e mbrujtur me mesimet e partise.
            Lexo me shume se nuk behesh dot i ditur pa lexuar e mos u perqendro vetem tek veprat e xhaxhit se te atrofizohet truri.

          • L(L)ESHUKUT

            Biblioteka ishte e Françeskaneve, me e pasura deri ne kohen e “qepujkave”, me te gjitha fushat e diturise, ato me me vlere i transferuan ne Tirr-ane per “ti ruajtur”.

            Nje nga librat interesante ishte:

            “TJERRJA E L(L)ESHIT”.

        • Mos u lodh me dyert harkore se te vish nga nje dere e tille nuk te ben as te mencur e as te ditur, mendjemadh dhe arrogant ndoshta…
          Ne vend qe te shkruash e te mburresh ben mire t’i lexosh dokumentet qe flasin mbi familjet e medha shkodrane sepse nga sa shkruan nuk i njeh aspak as familjen e Cobejve e as dajat e Jozefines. Shko bej nje xhiro tek shtepia e dajave te saj dhe shihe pak edhe deren e asaj shtepie. Shkruaj per gjera qe di dhe leri spekullimet imagjjnare.

          • MOS DEGJO ZHELEFINEN

            Ti i adhuruar Info, degjon shume perrallat e Zheles se Kurbinit, une kam njohje direkte te historise se “familjeve te medha” qe quan ti ne Shkoder.

            Do te ti rrefej nje e nga nje gjithe historite e tyre, si u pasuruan, sa shkodrane kane vrare e sa pasuri te shkodraneve hodhen ne ere, me dokumenta, jo ato te Zheles se Serreqit.

            Dhe e di pse, sepse pikerisht ajo forma e dyerve qe te duket “imagjinim” ishte baza e “emrit te mire” ne bashkejetesen shkodrane te shume shekujve, ishte ajo qe bente diferencen dhe jo vetem pasuria.

          • Caja e vakut,
            Une nuk merrem me perralla e tua se gjerat i njoh shume mire ashtu si edhe ato librat e bibliotekes se franceskaneve e te jezuiteve. Po te kishe njohje direkte nuk do te shkruaje ato brockullat mbi dajat e jozefines qe sipas teje qenkan marre me tregeti me serbe e malazeze. Ata ne ate kohe kane qene femije dhe kur u bene ne moshe per pune kishte hyre regjimi i xhaxhit Enver qe ti e deshe aq shume. Se si mund te behej tregeti asokohe nen diktaturen e proletariatit kete vetem ti e di. profesionet e tyre nuk kane te bejne aspak me tregetine…
            Emer i mire i nje familje shkodrane komuniste???
            Ky insistimi yt mbi prejardhjen deshmon se ke probleme me autostimen.
            Me vjen keq por informacionet qe ke dhene deri tani nuk deshmojne ne nje njohje te sakte te familjeve shkodrane.

          • Info i painformuar

            Po behet si ajo tjerrja e L(l)eshit edhe kjo replike. Meqe po e perserit disa here “mburrjen” time si “Dere e Madhe”, qe nuk ka bere asnjehere pjese ne kostumin tim shoqeror, nuk mund te ndryshoj as per deshiren tende e te kujtdo qofte origjinen time zoti/zonja Info. Ne ate shkollen e Jezuiteve, kam filluar vitet e para te edukimit tim, e siç e kam thene edhe nje here tjeter, nderronim rruge per te mos kaluar para deres kuadrate te Çobajve, nga era e qelbur e gjrizeve qe derdheshin direkt ne kanalin bashkangjitur mureve me gure nga Zalli i Kirit.
            E kam te degjuar nga me te vjetrit e mij, se njeri nga Çobajt, kontrabandist, u lidh me malazezet per ta vrare – ishte figura me e respektuar e Shkodres, ishte kryedoganieri i qytetit.
            Te tjerat jane “prralla me mret” siç flet edhe sot e kesaj dite kurbinjanja qe me siklet po e mbron.

          • Ne rregull, me kete koment te perseritur te cilit i jam pergjigjur kohe me pare, me verteton qe njeh shume pak ose aspak historite e familjeve te vjetra shkodrane. Cdo shkodran i vjeter qe te lexon e ka te qarte qe nga menyra se si shkruan dhe ne detajet qe jep qe ti o nuk njeh, o qellimisht deformon per arsye ideologjike faktet. Nje shkodran puro do te kish shkruar “cobejt” e jo “cobajt” por kjo i ndodh cdo adhuruesi te enverit qe te ngaterroje historine e Shkodres me mllefet personale. Fatkeqesisht per ty informacionet e mia jane te sakta e te konfirmueshme nga cdo shkodran i vjeter. Perrallar ti kam lene ty qe flet mete degjuar ndersa une te sjell fakte e kronologji te verifikueshme. Verifiko datelindjet e personave qe ke cituar e do te kuptosh budallalleqet qe ke shkruar perfshire dhe kete historine qesharake te kurbinit. Sic te kam shkruar me pare, ti historine e familjeve shkodrane e njeh me te degjuar ndaj nuk ka kuptim te vazhdoj debatin me ty.

    • Ti me dukesh personazhi tipik objekt i barcaletave shkodrane. Mund te kesh jetuar 20 vjet, po duke qene polic eshte e qarte perse nuk e ke njohur Shkodren.
      Pas viteve ’90 shumica e shkodraneve emigruan, por keto gjera sic duket nuk pati kohe t’i mesonte partia se u shkermoq.

  • KUR FLAMURTARI VLORES NE TAKIMIN E PARE RAHU PARTIZANIN E BEOGRADIT ,SHUME SHKODRANE QE KISHIN ARDHUR PER TE PARE NDESHJEN VLORE HESHTURAZI BENIN TIFO PER SKUADREN JUGOSLLAVE ,PASI NE STADIUMIN E VLORES NE ATO KOHRA SBEJE DOT TIFO PER SKUADRAT TJERA SHQIPERISE SE NE TIFOZAT FLAMURTARIT NUK LINIM ,KU NJA DY SHKODRAN RININ TE SHPIJA E CUNIT TE TEZES SIME VLORE PASI KISHIN QENE SHOKE USHTRIE.PARTIZANI BEOGRADIT U RA 2-0 NE VLORE KETA SHKODRANET LEGENA NGA INATI JANE LARE ME GJITHE ROBA NE DET ,OSE THENIEN E CA SHKODRIANEVE UDBASHER ,SLLOBODAN, O SLLOBODAN PO TE JETE NE NEVOJA GJER NE TIRANE.KURSE PER NE VLONJATET SI TAKIMI NE VLORE DHE NE BEOGRAD DHE ELIMINIMI SKUADRES SERBOSLLAVE KU QE DHE NJE BASTARD KOSOVAR ESHTE NJE NGJARJE SHENUAR KUR NE VLORE KEMI FESTUAR DERI NE ORET VONA TE NATES,KU ELIMINIMI I SKUADRES SERBE NGA FLAMURTARI GEZOI PA MASE JO VETEM VLOREN POR GJITHE SHQIPTARET ANEMBANE SHQIPERISE ,POR DHE JASHTE KUFIJVE TANE ,KAM NOSTALGJI PER FLAMURTARIN E ASAJ KOHE.

  • Ti qenke sabotator i gjuhes shqipe sepse ke hedhur poshte gjithe mundin e sakrificat qe partia beri per te te mesuar standardin.

  • Nje thenie e moçme thote: Me ken shkodran tan punet i ban! Kjo per ata qe besojne per ate pjese shkodre qe tashme nuk dihet se çfar eshte e jane,shkodrane prej Puke a prej Hasi a prej M/Madhe,nje sallate ruse por e bere keq. Qytetaret shkodrane bejne diference per kulturen ,muziken,sportin etj. por keto teprime deri ne delir si, pas pirjes se nje droge te forte nuk te entuziazmon,perkundrazi me neverit. Gjermanet dhe ne futboll por dhe ne sporte te tjera duan te tregojne se jane me te miret pse!? Sepse i rendon nje “fakt” i perjetshem kur thua gjerman te kujtohen padashur te kaluarat e ketij populli d.m.th. te baballareve,gjysherve etj.Thone se çdo 2 breza perseritet “semundja” e delirit e “njeshit” ne bote,mos qofte keshtu! Sporti eshte tjeter gje dhe politika e zhvillimet e saj jane krejt tjeter. Une personalisht e respektoj çdo popull aq me teper per popuj qe kane shtetin brenda vetes dhe “behen spiune” te njeri tjetrit kur shkel qofte dhe nje regull te bashkejeteses. Nese ne i duam dhe i respektojme te marim me te miren prej ketyre popujve por jo te çmendemi pas nje ndeshje dhe te ‘shkaterojme’nje qytet te tere pse fituam!? Lira jote eshte deri atje ku fillon liria e tjetrit,ndaj mos i ngaterojme gjerat. Sot fiton njera pale neser tjetra,ky eshte sporti. Respekte!

  • Eshte krejt normale qe Shkodranet te bejne tifo per Gjermanine.Jane perandoret gjermane te Austro-hungarise,qe i dhane pavaresine Shqiperise.Ushtria Austriake cliroi Shkodren nga pushtimi malazes 1913.Perandoria Austro-hung qe nga shek.19 gezonte statusin e mbrojteses se popullsive katolike te Shqiperise se veriut,investoi ne ndertimin e shkollave dhe konventeve katolike.Ushtrite Gjermane dhe Austriake ne te dy luftrat boterore kane qene ushtri clirimtare dhe e kane trajtuar popullin shqiptar si popullin gjerman.Ne fund nje sqarim per vlonjatin qe ka pare shkodrane te bejne tifo per serbet :Nga mosnjohja,i ka ngaterruar.Ata kane qene serbo-malazes nga Vrraka,Podgoriqen muslimane me banim ne Bahcallek,.

    • Kush t’i tha ty keto rrena ? Ku i gjeni keto plehra per me gatu gjellen e drekes ? E mer Shqipri qi ke marr fund me keta njerez te paditur dhe injorant !

      Ahaaa te zez e kena te ardhmen !

  • Njè QYTETARE SHQIPTARE i vèrtetè nuk del nè Bulevard tè festojè fitoren e njè vedi qè
    ndodhet 2 ooo km larg vendit tonè,mund tè festohet perpara njè tv dhe mbaron aty,sido qè
    ka marrè pjesè njè shqiptarè nga maqedonia ( vetè lindur dhe rritur ne gjermani).
    Jemi njè POPULL qe krnohemi me fitoret e tè tjerve (njè pjesè e madhe) pasi vetè nuk
    arrijmè tè jemi tè fortè pasi mungon PATRIOTIZMI.
    Njè shprehje popullore thotè: I miri i tè tjerve…,i ziu vetvetes…!.
    RESPEKTE per mendimin e shprehur nga taras.

  • Eshte e natyrshme qe pershtypjet per SHKODRANET te jepen nga pervojat personale, por eshte fatkeqesi qe te etiketohen me emocione dhe paragjykime.

    Feniks e Caja e Vakut te Tabakve jane ekstreme te se njejtes medalje dashakeqe per Shkodren e Shkodranet. Te pretendosh se ke vu rranjet e Shkodres e te shkruash se para-ardhesit e Jozefina Çobes apo Ditmir Bushatit jane prej diku tjeter eshte marrezi monumentale – ata te tjeret qe permend nuk jan Shkodran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *