Një 16-vjeçar është mbytur pasditen e djeshme në plazhin e Divjakës. N.H, ka qenë duke u larë me tre shokë të tij kur ka humbur mes dallgëve. Moshatarët e tij kërkuan menjëherë ndihmë tek pushuesit e tjerë. Pushuesit nuk mundën të gjenin 16-vjeçarin e mbytur ndërsa ndihmuan tre shokët e tij të dilnin në breg. Policia mbërriti në vendngjarje por pa mundur të shpëtojë të riun, trupi i të cilit deri në orët e mbrëmjes nuk u gjet. Drejt Divjakës u nisën polumbarët me qëllim nisjen e kërkimeve për gjetjen e trupit të 16-vjeçarit. Pushuesit treguan se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave. Ata iu përgjigjën thirrjeve për ndihmë të tre të rinjve por nuk mundën të gjenin 16-vjeçarin e mbytur. Mësohet se viktima është nga Kolonja e Lushnjes dhe sëbashku me shokët kishte shkuar në plazhin e Divjakës.
