Një person i akuzuar për plagosje të trefishtë është vënë në pranga nga policia. Augent Xhaferraj u arrestua ditën e djeshme pasi dyshohet se ka qëlluar me mjete të forta tre vëllezërit Ylber, Tahir dhe Robert Jakupi. Sherri ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë për motive pronësie. Pas një debati të ashpër mes tyre, Xhaferraj dyshohet se ka qëlluar me mjete të forta tre vëllezërit duke u shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Të dëmtuarit u transportuan në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
