Kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, u zgjodh sot kryetari i Kuvendit të Kosovës me 65 vota pro. Kreu i Kuvendit të Kosovës u zgjodh me votat e LDK , AAK dhe Nismës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosja abstenoi.
Kreu i ri Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa tha në fjalën përshëndetëse se “në seancën e ardhshme të Kuvendit ne do të votojmë për të gjithë nënkryetarët e Kuvendit në mënyrë që të plotësohen kushtet që parashikon rregullorja e Kuvendit për zgjedhjen e nënkryetarëve”.
“Ne do të punojmë që Kuvendit i Republikës së Kosovës të merret me tema që janë në interes të qyetarëve te Kosovës, me çështje që sigurojnë zhvillimin ekonomik, punësimin, shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe po ashtu të angazhohemi të forcojmë partneritetin tonë ndërkombëtar duke plotësuar të gjitha nevojat e fqinjësisë së mirë dhe dialogut me fqinjët”, theksoi Mustafa.
Kreu i Kuvendit Mustafa duke uruar deputetët për zgjedhjen dhe punën e tyre në këtë legjislaturë të re të Kuvendit u shpreh se “kërkoj bashkëpunimin dhe përkrahjen tuaj në të gjitha çështjet që ju vlerësoni se janë në interes të përbashkët të deputetëve e qyetarëve të Kosovës”.
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të ri të Kosovës ka shkaktuar debate në seancën e parë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës dhe koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, këmbëngulin se posti i kryeparlamentarit iu takon atyre.
Drejtuesja e seancës ka kërkuar që palët të paraqesin emrat e kandidatëve për kryetar.Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani propozoi në emër të Grupit Isa Mustafën për Kryetar të Parlamentit, ndërsa PDK-ja ka kundërshtuar kandidaturën e LDK-së. Hajredin Kuçi duke folur nga foltorja paralajmëroi që çështja lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Deputetët e PDK-së – koalicionit parazgjerdhor dolën nga salla, ndërsa deputetët e tjerë kërkuan vazhdimin e seancës me kryesues të ri.

E dine shkiet ke e kane shkollue, si e kane shkollue dhe ke kane mbajtur ne pushtet per 100 vjet dhe atij ia dhane voten, e Isa eshte nje nder ta!… Me grushtshtet behet edhe “Kryekuvendar”!… Medet, e medet, Shqiperia e ime, ç’te ka gjetur!…
DRENICA E KUQE
E gjith propoganda eshte bere qe luftetaret e lirise te spostohen nga pushteti.Ket e kan deklaruar edhe her te tjera dashakeqes te kesaje lufte. Po te njejte gje eshte ushqyer dhe eshte inspiruar edhe nga zbulimet e huja e kryesishte nga Serbet.(UDB ) e cila per te realizuar qellimet e vete perdori perrallne e Lafontem ku nga perrall e kethje ne veprime konkrete.Keshtu Injoranti Hajredin, e Fatmir Limaj te eture per karjere be te mundur qe te ndahen nga Thaci ku ne te vertet nuk kishte asnje arsye pesi me shum kishte arsye bashkimi se sa asye ndarje.Pore kjo u be me qellime te caktuera qe krahu regresive ne Kosov i cili ishte kunder NATOS beri qe te spostoje plejaden e UCK-se nga pushteti.Kjo u intereson Serbeve pasi alenca a e tyre me LDK-ne kan qen nen dhe e mbi dhe gjate gjithe perudhes nga viti 1990 e deri ne dite e sotme.
LDK-ja seshte gje tjeter vecse nje dore e zgjature e serbis pas edhe si force politike eshte me vulen e tyre e vetmja force politike ne Kosove. Sote duhej te luftohej qe kjo force politike te rikonstruktohej dhe pastaj te hidhej ne tregun e politike.Pore kjo nuk ndodhi pasi sejgemnte te fuqishme ne mbeshtetje te serbise ka akoma ne Kosove.Keqardhej per Hajredini dhe Limaj.Keta jan fatkeq dhe shkeln me dy kembet gjakun e derdhur per liri dhe bashkpunuan me ata qe kete gjak ase qe e kan perfillor ndonjeher.!
Ja ky eshte Morali i Ramush Hajredinit qe per nje karrike i ve kemben gjakut te vllejzerve te vete.!