Anulohet “Shën Mëria e Beratit”, Mitropolia e Korçës akuzon deputetin Dokle për blasfemi

redaktor

Mbi deputetin e Partisë Socialiste Namik Dokle rëndon tashmë akuza e blasfemisë. Kjo akuzë i është atribuar Dokles nga besimtarët ortodoksë të Korcës për dramën ” Shën Mëria e Beratit” e cila do të vendosej në skenën e teatrit të qytetit të serenatave, por është anuluar pikërisht pasi besimtarët kanë reguar duke pretenduar se shkelin besimin e tyre.

Sipas informacioneve mësohet se banderola e cila tregonte dhënien e shfaqes është hequr nga besimtarët ortodoksë që në orët e mesditës, ndërsa në orarin që do të jepej drama e realizuar nga Namik Dokle të interesuarit janë kthyer mbrapa pasi kanë mësuar se ajo tashmë ishte anuluar për shkak të reagimit negativ të besimtarëve që pretendojnë se shkelin besimin e tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtoresha e teatrit të Korcës “Andon Zako Çajupi” Zamira Kita e kontaktuar nga Ora News pohon se drama është dhënë ditë më parë dhe nuk ka pasur problem, ku për pesë netë me rradhë “Shën Mëria e Beratit” është shfaqur në këtë teatër. Por nga ana tjetër Metropolia e Korcës ka pohuar se përgjigjen për anulimin e kësaj drame do të japë nesër.

Share This Article
1 Comment
  • Mos i jepni kishes e religjonit me shume pushtet se sa ato ne te vertete kane. Drama, gjithesesi eshte nje fiksion artistik. Ne nje shoqeri demokratike ka vend per te gjithe, edhe pse ateistet.
    Detyra e metropolise eshte deri tek hartimi i nje proteste per tu “distancuar”. Dhe kjo eshte normale. Te pengosh nje aktivitet artistik eshte thyerje ligji, si per te gjithe prishesit e kesaj bote. Drejtoria duhet qe ti drejtohet organeve speciale per prishesit e anulluesit.
    Por kur nuk ka shtet aty, i cili eshte vetem brenda familjes berisha, gjerat do te shkojne çdo dite e me shume ne rrokullime
    Tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *