Policia greke ka arrestuar një 32-vjeçar nga Shqipëria dhe është në ndjekje të një shqiptari tjetër i cili është shpallur në kërkim.
Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pasi ai nuk i ndaloi një kontrolli të policisë greke, ndërsa personi tjetër ka mundur që të largohet. Dy shqiptarët udhëtonin me motor në zonën e Selanikut dhe janë ndjekur për një kohë të gjatë.
Nga hetimet e policisë greke, rezulton se ndaj të arrestuarit 32-vjeçar janë lëshuar 2 urdhër arreste ndërkombëtare për dy vrasje që kanë ndodhur në territorin shqiptar, dy dënime në mungesë, si dhe vepra të tjera penale, transmeton shekulli.
Prokuroria e Selanikut po vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarin e dytë.
