Kërcënon prokurorin, pranga në gjykatë

redaktor

Pothuajse një vit pas vrasjes aksidentale të Majlinda Hoxhës, prokuroria shpalli pretencën për të dyshuarin Ndriçim Balla dhe i kërkoi gjykatës penale të Tiranës që ta dënojë me 35 vite burg për vrasjen e cila u krye në zonën e ish-bllokut për 25 mijë lekë që një person i detyrohej autorit.

Por menjëherë pas konkluzioneve, një nga familjarët e Ballës ngriti zërin gjatë gjyqit duke i kërkuar gjykatës që të jepte drejtësi e të gjente vrasësit, veprim për të cilin gjykata urdhëroi që ai të nxirrej jashtë nga forcat e sigurisë.

Në këtë moment personi iu drejtua prokruorit Troçi me frazën: “do ta shohësh ti dhe fëmijët e tu”. Ka mjaftuar kjo frazë që të njoftoheshin patrullat e policisë së Tiranës, të cilat arrestuan në dalje të ambjenteve të gjykatës autorin e kërcënimit, i cili u identifikua si shtetasi Mehmet Shutina, kunati i Ndriçim Ballës.

Prokuroria deklaron se prokurori Troçi ka depozituar menjëherë një kallëzim, ndërkohë që akuza për të cilën Shutina u arrestua është “kanosje për shkak të detyrës të prokurorit”.

Për shkak se ka konflikt interesash, duke qenë se prokurorët e kryeqytetit e njohin prokurorin e kërcënuar, dosja ndaj Shutinës do të hetohet nga Prokuroria e Krujës. Troçi është prokurori i dytë që kërcënohet gjatë gjyqit e pikërisht në kohën që shpallet pretenca.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *