Një 15-vjeçar nga Durrësi është plagosur dje aksidentalisht nga një bashkëmoshatar i tij. Sipas policisë së qytetit bregdetar, adoleshenti me iniciale K. M., ka marrë një plumb në shpatull. Policia bën me dije, se ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes, 17-vjeçarin që ishte shok i të dëmtuarit. Mësohet se dy të miturit kanë qenë duke luajtur në momentin që është shkrehur arma tip pistoletë “TT”. Policia deklaron se ngjarja është aksidentale, ndërsa po hetohet se si arma e krimit ka përfunduar në duart e tyre. I plagosuri po mjekohet në spital.

Epo babai e kishte blere per te mbrojtur nderin e gruas!!!!!