SHËNIM: PD-ja, kjo parti dosjesh!     

anazapta

Nëse një njeri vuan nga dëshira për ta njohur veten, për t`ia matur vlerën asaj, për ta mësuar jo nga raporti i brendshëm por nga ai i jashtëm se ç`format moral ka, se a ka ndonjë cen që ai nuk e di, se a e ka shkelur diku, se a ka ndonjë dosje ku për të shkruhen e thuhen sa e sa bëma, por që nuk është në dijeni për të; për t`i provuar gjithë këto pra, ai duhet ta provojë veten duke u përfshirë në strukturat e PD-së. Nëse ia hapin  lehtësisht dyert dhe ai sheh që po ngjit shkallët e karrierës siç nuk e kishte pritur, duhet të nisë të dyshojë se vërtet për të ka një dosje, diku e ka një njollë.

Kjo, pasi në PD nuk të qas kush po nuk qe pak pis. Se ja, bën vaki e sillesh medemek si idealist e nuk ja fishkëllen më liderit; më rëndë akoma, ikën prej vathës së tij, a mos mendon se nuk do e paguash këtë gjë?! Po ku tjetër më shumë se në këtë pikë, PD-ja do e tregojë se liderin, frymëzuesin, kolonën vertebrore, atë që e mban me gjak e frymë, e ka të ardhur nga komunizmi?! Eshtë në praktikën e Berishës që mos mbledhë kurrë rreth vetes njerëz që janë të pastër, të pamundur për t`u kapur në rast “tradhëtie”. Por dhe nëse je pa dosje, ajo sajohet shpejt e mjeshtërisht, duke mbledhur në sofrën e papërsosmërisë njerëzore thërrime të dhënash për jetën, të dikurshmen e atij që del nga rreshti, për t`ia servirur më pas publikut si akte mizore.

Rasti më i freskët është ai me Arben Ndokën, një ish-demokrat me fis e farë. Ai është më i fundit nga rradha e stërgjatë e sa e sa emrave që në 23 vjet, u djallosën brenda natës nga dosjet që Doktori mbante dhe u mban në sirtar të tijve. Dosjet vërtet nuk janë hapur, por jo se ato nuk bëjnë ligjin. Sidomos në PD. Dhe paramendoni se ç`dosje mund të ketë Lul Basha. Duhet të jetë më voluminozja e gjithë të tjerave. Për Nishanin, jo domosdo ka ndonjë dosje të tillë. Sikur të ndodh të bëj plangprishësin politik, siç paraardhësi i tij,  më e pakta do ja shajnë mustaqet dhe më e shumta, do i kujtojnë pjesëmarrjen tek ‘begsat’ që vringëllinin armët për rivendosjen e bustit të Enverit.

Share This Article
14 Comments
  • Dosjet e PD-se shkruajne: X- tha keshtu e keshtu e keshtu, beri keshtu e keshtu e keshtu e keshtu, beri sex me filanin me filanen etj, pra eshte “ARMIK’ i PARTISE.

    • Ndersa ne PS kane keto kerkesa per te qene ne krye te forumeve te saj :

      1- Te jesh spiun i greku.. … Kjo eshte kerkesa kryesore qe te besh kariere ne ate parti

      Ndersa kerkesat t shtese jane:

      1 -Te jesh milioner,
      2- Te jesh kriminel me damke
      3-Te jesh shkollar pa librez pune fare

      Tani ti qe ke ber shkrimin ,me thuaj mua nqs une kam gabuar ne keto qe them…..

      Ndersa ne lidhje me PD , do thosha se pavaresisht se esht PDja qe ja fali detin grekut , dhe me reformen ekonomike shkateroi jeten tone ,asnje ne PD nuk esht spiun i grekut….dhe kriminel…Ndersa te pa afte ka dhe atje plot

  • Perderisa ,ne Shqiperine tone, vijon prej 24 vjetesh karari i bashkevuajtesve dhe i bashkefajtoreve,nderkohe qe njerzit e dine fort mire se kush jane fajtoret dhe kush vuajti,,,,,,,,do te mbetemi fatkeqesisht terreni me pjellor per suksesin e nahijes brekedhjere, te arshives dhe “arshivistit”.
    Them do te mbetemi sepse ,sidoqe me breke neper kembe,PD eshte nje force politike ,qe i ka bere dhe do t’i beje deme te parrefyera rruges se progresit te shqiptareve dhe Shqiperise.Kostot kane qene dhe mbeten perhere per njerzit e ndershem,,,,nderkaq fitimet e ketij karari i korr mortjemadhi brekedhjere.Tere shtetet ish komuniste i hapen dosjet,vetem Shqiperia JO.
    Me vjen mire qe gazetari E.H. eshte kthjelluar tashme ne adresimin e pisllekut;krahasimisht me nje shkrim te tij te para nje jave.

  • Megjithese Sali Berisha nuk mori pjese ne mbledhjen e ristrukturimit, te sherbimeve sekrete te kampit komunist ne Katovice, perseri Ramiz Alia, mori te gjitha detajet e kesaj mbledhjeje, per ti vene ne zbatim ne Shqiperi.
    Nje nga keto udhezime ka qene qe ish-et e sigurimit, dubet te marrin ne dore ristrukturimin e deshtuar komunist, ne ate kapitalist, duke futur ne dore te gjithe ekonomine fitim prurese, qe vendet komuniste kishin.
    Eshte nje dashakeqesi largpamese e ish spiuneve, qe hodhen ne treg, se Katovicen e realizuan komunistet.
    Katovica ishte nje produkt i sherbimeve sekrete te kampit socialist, por me kast u tha qe ishte produkt i komunisteve.
    Kjo u be qe te fshiheshin ish spiunet e sherbimeve sekrete, mbas komunisteve, qe goditjen ta merrnin komunistet e thjeshte, qe mbeten po ashtu te varfer, si pjesa tjeter jo komuniste.
    Ne Katovice u theksua, qe spiunet potenciale, te merrnin flamurin e antikomunizmit dhe te rrethonin partite pluhraliste, me kontigjentin e spiuneve, gje qe do ti jepte siguri per mbajtjen e pushtetit.
    Sali Berisha ska aq tru sa te mendoje kaq holle, se truri i tij u rrit dhe u zhvillua, nga profesionistet e vertete, ai cdo gje qe ben, e ben me instruksione nga shefat e tij ne Beograd.
    Dhe teoria e Katovices, dha rezultat maksimal ne Rusi dhe Shqiperi, ku miliarderet u vendosen nga udheheqesit ish komuniste, sot antikomuniste.
    Edhe pjesa me e re ne moshe, u kompromentua, duke i ofruar poste, ku paraja ishte shume e lehte per tu fituar, gje qe beri qe keta hajdute qe kujtuan se si shifte njeri, te bien ne kurthin katovician te Berishes, duke i mbyllur gojen, ose perndryshe mund te perfundonin ne burg si hajdute ordinere.
    Natyrisht kjo politike e shkelqyer katoviciane, duhej shoqeruar me gjykates 6 mujore plepash, qe me vone me marrjen e sistemit te drejtesise deri ne shkolla, keta gjykates plepash, do te pajiseshin me diploma universiteti, per tu bere te ligjshem, ne demokracine e ligjshme.
    Kjo teme e hedhur sot ne Dita, per katalputimin e Sali Berishes ne majat e pushtetit, sipas vendimeve te Katovices, eshte aq e gjere, sa qe cdo komentues, nuk do te lodhet shume, per te gjetur, fjalet e duhura, qe perputhen me temen e ketij shkrimi.

    • E verteta eshte se ish komunistet se bashku me tere strukturat e shtetit te tyre aktualisht kane zene te gjitha postete shtetit.Bijte e te kuqtev sot hiqen si me antikomuniste dhe me demoktrate.katovica eshte nje program ekonomik he politik per kalim nga nje sistem ekonomik ne nje sistem tjeter ekonomik.KJo u dirigjua dhe udhehoq nga politikanet e latre te kohes.Qe te mos harrinim ne kete gjendje do te ishte mire qe populli te lante esapet me komunistet dhe sherbimet e tyre ne ate kohe.Megjithate sot sejcili e di sa nga kush i ka ardhur e keqja.Mendoj se dosjet nuk jane ceshtje fantazme.po nje fakt ku njerzit e genjyer nga ai sitem i kane sherbyer dhe te tie jane do njeri i zgjdhur ne nje forum, co anetar i patise punes se shqiperise,cdo njeri qe ka punuar ne administrate,cdo deputet, cdo ushtarak , cdo punonjes policie , cdo punonjes sigurimi.Dhe e gjithe kjo sasi shkon afersisht te shifra 100 mije njeres.Te gjithe keta lakenj ta njohin veten se kujt i kane sherbyer dhe cfar pasoja kane sjelle.
      Keta te pjellet e tyre qe hiqen si shqerra jane me ujqer se etrit e yre.Po pd eshe pse i dinte nuk i beri evident kata kriminele qe i kane sherbyer sistemit.o a ka mudesi qe te hapem dosjet… mendoj po dhe athere shume njeres do te kuptojne sjelljen e komunisteve..

  • Parti e ndyre qe pas themelimit me nje “usta” komunist qe e ka drejtuar e qe ka ditur ti qendise biografite.

  • Kur e pyeten djallin perse eshte doreleshuar me budallenjte,djalli u pergjigj:-Budallain atje ku e lidh ,atje rri,nuk leviz nga vendi kurre
    E c`ti duhet dosja e Nishanlliut te Jarit te Sales??????????

  • PD na qenka e dosjeve dhe vepron me to si ne rastin e Arben Ndokes ” shkrete “, per te cilin partia e Rames kaloi 2 gra ne liste per ta bere deputet. Nuk e dinte valle Rama se kush ishte A. Ndoka? Po se kush eshte Tom Doshi qe u be para zgjedhjeve demokristian e pastaj socialist prap, as kete nuk e di PS-ja? Ca si zor te besohet qe vetem PD vepron me dosje dhe PS, ish-partia e dosjeve nuk i perdorka ato. Sidomos kur ka Sekretar te Pergjithshem nje ish-ministrin e diktatures qe vetem me dosje eshte marre gjithe jeten.

  • Dosjet në kohën e komunizmit shërbenin për të mbrojtur një ideologji të tërë, ndërsa dosjet e Salës shërbejnë për qëllime tinzare dhe për të mbajtur pushtetin duke u bërë presion idhtarëve të vet dhe kundërshtarëve politikë. Sala shkon përtej prejardhjes së tij si ish komunist, kjo strategji që ai e përdor mjeshtërisht i ka rrënjët thellë në formimin dhe psikozat e tij që nga vendlindja dhe origjinën e kësaj natyre prepotente dhe tinzare ai na e tregon vetë siç ka bërë në emisionet televizive. Pra më shumë se atributi ‘komunist’ atij do i shkonte për shtat ‘atavistic’ ose ‘kanunor’ ose më mirë ‘shpellar primitiv patriarkal’.

  • Dy parime baze e drejtojne politiken tek neve :

    1.Hajdut Ti, Hajdut Une/ Mos t’i prishim njeri tjetrit une ( kodi i hajduteve ) . Shume akuza te ndersjellta behen , por mbeten deri aty, tek akuzat ne erë, se i prishin pune njeri tjetrit. Akuzat i perdorin si reklame per t’u njohur si hajdut dhe per t’i bere reklane pasurise qe kane vene.

    2.Spiun Ti , k/spiun Une / Po nuk mu binde te prish pune, Sepse dosjen ne sirtar e kam Une.( Kodi i spiuneve ).
    Ketu, ne vend qe te funksionoje Demokracia, ka funksionuar dhe funksionon Hajdutokracia dhe spiunokracia Parlamentare dhe Qeveritare.

  • Dy parime baze e drejtojne politiken tek neve :

    1.Hajdut Ti, Hajdut Une/ Mos t’i prishim njeri tjetrit pune ( kodi i hajduteve ) . Shume akuza te ndersjellta behen , por mbeten deri aty, tek akuzat ne erë, se i prishin pune njeri tjetrit. Akuzat i perdorin si reklame per t’u njohur si hajdut dhe per t’i bere reklane pasurise qe kane vene.

    2.Spiun Ti , k/spiun Une / Po nuk mu binde te prish pune, Sepse dosjen ne sirtar e kam Une.( Kodi i spiuneve ).
    Ketu, ne vend qe te funksionoje Demokracia, ka funksionuar dhe funksionon Hajdutokracia dhe spiunokracia Parlamentare dhe Qeveritare.

  • Qetniku agjent serb Damir Fazliq (nipi i agjentit serb numer një ne Serbi Jovica Stanishiq spiun i UDBse dhe mik i afert me Milordad Ulemek Legijan komandantin qetnik qe iu priu forcave special serbe ne kryerjen e masakres se famijes Jashari ne Prekaz dhe masakren e reqakut dhe mik i famijes qetnike spiune te UDB berisha e basha ) ishte kapur ne flagrance nga policija e bosnjes dhe se bashku me kriminelin dhe spiunin serb Naser Oric (truprojen e Miloseviqit- spiun i UDBse I infiltruar ne rradhet e boshnjakve bile si komandant I srebrenices te cilen ky me UDB e faroi te tërën) per krim te organizuar dhe reketim te nji femre nga qyteti Tuzla ( ishte ulur me nji tavolin e qetnikun spiunin e UDBse Naser Oric truproje e Milosheviqit ne gazimestan me 1989) shih videon ..minuta 1.17
    http://www.youtube.com/watch?v=pkXTiPI68O8
    Qetniku spiun I UDBse Damir fazlic Ne TV klan..
    http://www.youtube.com/watch?v=QjlqG5PqRoc
    ketu thote spiuni I UDBse se baabi i tij eshte musliman ndersa nenen e ka qetnike serbe …qka domethen se qetniket serb i ka DAJE…… minuta 3.14…………… dhe punon per ta 24 ore per te plaqkitur dhe faruar popullin shqiptar ne shqiperi …minuta 3.32……..familja ime thote ky qetnik serb Damir Fazlic ka jetu ne pjesen lindore te bosnjes ..dmth ne pjesen serbe te bosnjes qe sot quhet Republika Srpska -krijes gjenocidiale-ky serbiI bosnjes paraqet rrezik te madh per shqiperin dhe ekzistence biologjike te kombit shqiptar……
    Vrasesi me pages i qetnikutr Slobodan Milosevic dhe bashkepunori i Damir fazliqit Naser Oric deklaron per gazeten serbe kurir me 25.02.2012 Orić: Ratovao sam za Srbiju na Kosovu!..Kam luftuar per serbinë ne Kosove….si pjestar i nisis speciale serbe kam luftuar kunder seperatistve shqiptar ne Kosove ..pra ky eshet spiuni qetnik boshnjak Naser Oric qe ne video shihet ne shoqeri me qetnikun e UDBse Damir fazliq duke plaqkitur /reketuar nji fem[r boshnjake te qytetit Tuzla ne Bosnje ..http://www.kurir-info.rs/oric-ratovao-sam-za-srbiju-na-kosovu-clanak-667003

  • PD-ja ka ndjekur me perpikmeri te jashtezakonshme mesimet e Enverit, kjo eshte edhe normale pasi Enveri “djale” paska pas Sali QENIN. Gjitheshka ka arritur ne jete Salia, eshte fale Enver Hoxhes. Me vjen keq se sa komente pa cilesi ka ne gazetat shqiptare, te gjithe vazhdojne rrugen e Enverit. Armiku para! armiku prapa! armiku majtas! armiku djathtas! Komploti ketu! Komploti atje! Histori spiunesh si ne librat e Enverit, te gjithe te semure mendore.
    Sipas mendimit Tim i vetmi ilaç do te ishte “shteti juridik” “shteti i se drejtes”. A jane ne gjendje te ndertojne “shtet te se drejtes” shqiptaret? Une mendoj se shqiptaret jane Tribu Klanore si ne Afganistan dhe “shteti i se drejtes” do te ishte gje e huaj per ta. Shqiperia eshte “lesh e li” ku se merr vesh i pari te dytin ku edhe sot pas 24 vitesh flitet per “krimet komuniste” dhe nuk ka asnje denoncim per asnje krim, ku flitet per te persekutuar dhe asnje i persekutuar nuk ka denoncuar persekutuesin. Absurdi eshte logjika shqiptare.

  • Do ti thoshja atij qe e quan veten “Raimond Vlonjati” se ka nje fare te drejte. Vetem se ka nje ngatrrese te vogel: nga spiunet e grekut ne PS nuk disponojme asnje dokumente te besueshem, me gjithe se mendimi i pergjithshem te çon se duhet te kete. Ndersa persa i perket PD, ose tregohet injorant, ose eshte spiun i felliqur i Serbeve. Sepse kreret e PD sipas shkrimeve te shumta ne gazetat kosoavare e shqiptare del se jane spiun te UDBs serbe, qe nga kreu e deri tek i fundit drejtues. Per kete ka dokumenta te pa fundeme, ka episode te shumta, ka fakte qe mund te vertetohen lehtesishte. Eshte per te ardhur keq, por qe ne krijimin e PD ka marre pjese nje n/kolonel i UDBs qe e njihte shqipen njelloje si te gjithe shqiptaret. Per me shume referoju te pakten shkrimeve te gazetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *