Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit është njëra ndër ato që prej shumë kohe pritej të hapej. E publikuar me bujë si dosja e shekullit, në fakt ajo u kthye në dosjen e memecëve, dhe njeriu që premtoi që nga çasti i parë i vrasjes dhe deri që ri-erdhi në pushtet, në vitin 2005, se do e bënte gjithçka të qartë, heshti, fshehu pjesë të mëdha të së vërtetës, dhe si ndodh zakonisht në jetën e tij, fshehu pjesën themelore: kujt i interesonte vrasja e Azem Hajdarit.
Azem Hajdari ishte njëra ndër figurat publike përgjithnjë i dyzuar mes adhurimit e përbuzjes. Aq sa e adhuronin mbështetësit e tij, aq edhe e përbuznin kundërshtarët e tij, por me një fat të çuditshëm, pasi herë pas here ndodhte e kundërta: adhuruesit e deri djeshëm ktheheshin në përbuzës, dhe përbuzësit e djeshëm ktheheshin në mbështetës. Krijues dhe i përjashtuar nga PD-ja, lider dhe renegat njëkohësisht, njeri që herë pas here kishte vizion të qartë, por që shumë lehtë rrëshqiste në honet e aventurës politike; njeri që përbetohej për vatanin, por që nuk e kishte për gjë që mbështeste ligje antikombëtare, si ai për deklarimin e lirë të kombësisë; prijës i studentëve që kërkonin liri dhe Shqipërinë si gjithë Europa e më pas kundërshtar i furishëm deri në skaj i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njeriu me slogane politike të forta antiserbe, por që nuk e kishte për gjë të ishte pjesë e një takimi të rëndësishëm me figura të politikës serbe në janarin e vitit 1991; deputet i një lagjeje të njohur në Shkodër fillimisht e më pas me pak përkrahje nga rrethet pëdëiste drejtuese të saj; ai ishte mbi të gjitha njeriu që shumë lehtë mund të bëhej kurban. Duke e njohur deri në imtësi të gjithë bashkësinë e karakterit të tij të furishëm, edhe sikur të kërkonte gjithë botën, Berisha nuk do të mund të gjente një të dytë, kaq të gatshëm për flijim dhe kaq të vrullshëm, sa që as vetë nuk e dinte se ku shkonte dhe se cila do të ishte e nesërmja e tij.
Ajo që ndodhi në shtatorin e vitit 1998 ishte as më shumë e as më pak një vrasje e paralajmëruar. Të paktë kanë qenë ato njerëz që mund të besonin se ai do të kishte një vdekje të natyrshme, jo se e kërkonte largimin nga jeta, por gjithçka rreth tij e shpinte drejt një fundi të tillë. ndodhi në vitin 1998, kur i është dashur dikujt të ndodhte, mund të kishte qenë një rastësi e asaj nate, por nuk ka qenë rastësi se kishte prej kohe njerëz e grupime që do të ishin të lumtur në se ai do të bëhej kurban për një riardhje në pushtet. Pak kohë para se të vritej, në delirin e besnikërisë së tij, ai do i thohste Berishës se “jam gati të jap jetën për ty”, dhe ky betim, sado romantik që mund të duket, nuk kishte rënë në vesh të shurdhër.
Nuk e kam takuar kurrë. E kam pasur herë pas here objekt të shkrimeve të mija, por këto qenë shumë të pakta, sepse , pas janarit të vitit 1991, hija e tij politike filloi të zbehej, ai po kalonte gjithnjë e më tepër në plan të dytë, të tjerë po rriteshin e bëheshin liderë politikë të një lëvizje politike që filloi si ëndërr dhe përfundoi si makth. Më është dukur gjithnjë si një njeri që e kërkon sherrin, por mbi të gjitha si një njeri , mbi të cilin dikush kërkon me këmbëngulje të vendosë një sherr të madh mbi kokën e tij. Të jetë, si të thuash, i rrethuar me këtë kambanë sherri, që në fund të fundit nuk do të mund të ishte tjetër, veçse i përgjakur.
Një sozie e kundërt…
Shtatori i vitit 1998 ishte një vrasje e paralajmëruar. Mund të kishte ndodhur edhe më parë, herë pas here ai ka kaluar përmes këtij rreziku, ia ka dalë befasisht dhe përkohësisht, dhe është dukur sikur një dorë e shtyn drejt fundit fatal. Sado që nuk e kam njohur kurrë, dhe në fakt nuk e kam përqasur kurrë figurën e tij politike me një idealist, nuk do të doja asnjëherë një fund të tillë, edhe pse jam i bindur se sot, sigurisht, ai nuk i do të ishte në mesin e njerëzve të afërm të Berishës, e ndoshta nuk do të ishte as në PD. Largimi i tij nga jeta solli një risi tjetër: në PD, pak vite më pas, u ofrua sozia e tij, por në kahun e kundërt, Lulëzim Basha. Dhe ai nuk do të mund të ishte kurrë i njëjtë me fatalitetin femëror të një njeriu që nuk kishte bërë asgjë, veçse kishte tundur k…urrizin , herë majtas e herë djathtas.
Azem Hajdari është njëri ndër njerëzit që lidhet me dy prillin e vitit 1991 dhe ngjarjen tragjike të asaj dite në qytetin verior. Më pas, kur ngjarjet ndodhën ashtu përgjakshëm, dhe kur gjithçka po qetësohej, së bashku me bindjen se vrasja e katërfishtë ishte e planifikuar, më është ngulitur mendimi se mos ardhja e tij në paraditen e 1 prillit në qytetin e Shkodrës, nuk ishte asgjë tjetër veçse fillimi i kurbanizimit, edhe jetësor, të një figure politike, pas së cilit kishin rendur dhe ishin afishuar gjithë liderët e opozitës pëdëiste. Ai kishte qenë Njëshi, dhe si e kishte thënë vetë vite më pas, si i tillë ai dinte shumë gjëra dhe duhej ti mbyllej goja. Çfarë dinte Azem Hajdari , si njeriu Një që kishte qenë, dhe që mund të trondiste gjithë poliikën shqiptare? Kush e kishte detyruar të heshtëte asaj kohe dhe kush kishte menduar se heshtja e përjetshme ishte më e mirë se çdo ankth që mund të vinte nga rebelimi i tij?
Një ngjarje e jetuar
Në partië Socialiste Azem Hajdari kishte vetëm një armik të shpallur, i cili edhe synoi ta vriste. Jam i bindur se debati që u sajua asaj kohe mes tyre nuk e kishte zanafillën në kokën e Hajdarit, sepse ajo do t[ë ndodhte vetëm një herë, vetëm me Gafurin e ndjerë, dhe nuk do të përsëritej më, çka tregonte se kishte qenë e panatyrshme. Armiq të tjerë nuk kishte dhe askush nuk do e kishte menduar se një ditë mund të përmbysej nga pushteti nga forca e fjalës apo nga liderizmi i Azemit. Partia e tij e kishte dëmtuar ashpërsisht figurën politike të njeriut të dhjetorit, sa që tashmë, vazhdonte vetëm inercia politike dhe jo rëndesa e njeriut politik.
Të keqen ai e kishte brenda vetes, aty ku ishte edhe i rrezikshëm. Le të kthehem tek një ngjarje e jetuar intensivisht , ashtu si mijëra qytetarë të tjerë të qytetit të Shkodrës. Me 1 prill të vitit 1991 qyteti ishte ende i hutuar, nuk e kishte besuar se me gjithë atë që kishte ndodhur në 40 vite, përsëri forca e vjetër politike kishte fituar të drejtën e qeverisjes. Në të gjithë rrethin e Shkodrës, partia e Punës, e cila po fikej, kishte fituar vetëm një deputet, ai ishte nga Kopliku, quhej Çun Jonuzi, njëri ndër liberalët e dikurshëm komunistë dhe, si e sjell ironia e fatit, babai i Sashenkës gjyqtare, që do të rrëzonte nga pushteti një fitore të socialistëve disa vite më vonë. Qyteti i Shkodrës ishte i mpirë, njerëzit ishin mbledhur rreth njëri-tjetrit, askush nuk e besonte një të vërtetë që sapo kishte ndodhur, dhe ishte krejt e zakonshme të shihje njerëz të moshuar që qanin. Befas nga Tirana erdhi Azem Hajdari. Njëri ndër deputetët e Shkodrës, të tjerët ende nuk diheshin se ku ishin. Selia e PD-së ishte asaj kohe në qendrën e qytetit dhe ai doli në ballkonin e saj. Isha përballë saj, së bashku me gazetarin Jani Malo, dhe shfreva, dhe si duket kisha folur me zë të lartë, pasi Jani më tërhoqi nga dora dhe më tha të bëj kujdes, pasi njerëzit po irritoheshin gjithnjë e më shumë nga ajo që po dëgjonin në fjalën e Azemit. Përse duhej të vinte pikërisht ai asaj dite, përse vetëm ai kishte ndalur aty, në atë dritare ballkoni dhe fliste ashtu ashpërsisht, në një qytet ku ishte fituar gjithçka dhe nuk ishte humbur asgjë? Ku ishin të tjerët, liderët, figurat e njohura të qytetit? Ku ishte Ali Spahia, Pjetër Arbnori, një shumësi deputetësh, që ndërsa kishin festuar fitoren , kishin sjellë edhe heshtjen?
Turma filloi të lëvizë. Azemi po i drejtonte drejt sheshit , pranë të cilit ishte selia e atëhershme e Komitetit të Partisë së Punës. Një grumbull njerëzish që lëviznin kërcënueshëm, mes të cilëve ishte Eduard Përjaku, si njeriu që do të kishte meritën e qetësimit, por edhe kjo do të ishte e përkohshme. Sidoqoftë asaj nate nuk ndodhi asgjë. Me gjithë kërcënimin, askush nga forcat e rendit nuk lëvizi, gjithçka po shkonte drejt normalitetit, dhe kjo do të ishte e natyrshme në një qytet ku e gjithë opozita ishte fituese. Azem Hajdari u largua vonë nga qyteti. Ishte bujtës në shtëpinë e një miku tim, gjimnazist, Mark Mhilli, hëngri, si do më thoshin më pas, vezë të skuqura dhe fasule, dhe pastaj u shtri në sediljen e pasme, u mbulua me një velenxë apo fustan grash, dhe iku. Në daljen e qytetit, tek ura e lumit Drin, askush nuk e vërejti largimin e tij, ose policia ishte e paralajmëruar për këtë largim.
Një ekip nga Mali i Zi
Të nesërmen nëpër rrugët e qytetit u vërejtën ekipet TV të Malit të Zi, të vetmet që do të ishin pjesë e xhirimeve dhe që më pas do të bënin xhiron e Ballkanit. Nuk dukej askush tjetër dhe kjo ishte enigma e parë e asaj që do të ndodhte më pas. Enigma e dytë ishte tek dyert e mbyllura të gjimnazit “Jordan Misja”, pjesë e rebelimit dhe nxënësit që ishin të detyruar, në një pjesë të madhe, të merrnin rrugën e sheshit ku ishte zhvilluar proteste e një dite më parë. Pas gjimnazistëve dhe studentëve vinte një turmë tjetër , më agresive, shumë nga të cilët kishin qenë të burgosur politikë ose nga shtresa të nëpërkëmbura, por edhe njerëz të rrugës, të cilët, ashtu si me 13 dhjetor, ku pas pjesës së parë të demonstratës kishin ndodhur thyerjet e mëdha, mendonin se përsëri gjithçka mund të ndodhte. Por përsëri ishte një turmë që ende nuk ishte pjesë e përleshjeve. Në shesh kalova përmes tre takimeve. Takimi i parë ishte në shkallët e Komitetit Ekzekutiv me deputetin e sapozgjedhur, Blerim Çela. Kishim qenë thuajse miq dikur. U ndalëm, sepse politika ende nuk e kishte ftohur miqësinë. “Ç’po ndodh kështu?, më tha ai me mllef dhe ishte , si gjithnjë i preokupuar. E pyeta shkurt, “Përse e sollët dje Azem Hajdarin në Shkodër. Kush e kërkon sherrin, sidomos në Shkodër?”. “Janë punët e shefit”, tha ai, pastaj Azemi është deputet i Shkodrës. I takon”. U ndamë. Nuk jemi takuar më. Pak më tej takova Shaqir Vukajn. Ai ishte punonjës i Komitetit, merrej me shkencën dhe teknikën, por edhe sekretar i organizatës së partisë. Ishte i trazuar. Pak më parë, nën derën e zyrës, kishte gjetur teserën e partisë së njërit prej nënkryetarëve të rrethit, së bashku me shënimin, “mos më pyet përse”. Dolëm së bashku dhe në shesh takuam njërin nga drejtuesit e demonstratës. Ishte i njohur i Shaqirit. “Çfarë do të bëni sot”, e pyeti Shaqiri. “Sot do e djegim”, iu përgjigj ai, duke treguar me dorë nga godina e komitetit të partisë. “Kjo është vatra e të keqes, prej këtu jemi zvarritë baltash”. E pyeta nëse ka dëshirë të dijë se kush e ka zvarritë, se çfarë është thënë për të. “Po”, u përgjigj. “Atëherë mos e digjni, aty janë dosjet e gjithë jetës në katër dekada”. “Do e djegim se nuk bën, kemi urdhër”. Dhe u largua.
Pak më vonë filloi ajo që tashmë dihet. Filloi me vrasjen e Arben Brocit, të cilin e kisha njohur që fëmijë, pasi shtëpitë tona ishin ngjitur me njëra tjetrën, dhe të atin, Beqirin, ish i burgosur, e kisha pasur mik. Asnjë nga liderët partiakë nuk ishin në demonstratë. Nuk ishin as të afërmit e tyre. Në morgun e qytetit priste mjeku Ali Spahia dhe nuk lejonte asnjë ekspertizë. Priste, sikur ta dinte se do të kishte të vrarë. Në qytet u përhap ankthi dhe revolta. Kjo e fundit ishte ajo e pritshmja, të tjerat kishin qenë kalimtare.
Në shkrimin e bozuar asaj kohe kam thënë mendimin se vrasja e Brocit , aq sa ishte tragjike, aq ishte edhe e menduar. Në mesin e asaj turme të zemëruar ai ishte i shënuar prej kohe dhe arma, si thoshin më pas, e prodhuar në mënyrë artizanale në uzinën mekanike “Drini”, nuk u gjet asnjëherë. Por edhe kam shtuar pikërisht atë që sot do e përsëris në vazhdën e ciklit të një dosje të pret të zbardhet: kush ka qenë tjetër i shenjuar të vritet, Azem Hajdari? Ardhja e tij në Shkodër, në rutinën e asaj dite të heshtur, ndezja e njerëzve rreth e rrotull, mallkimet dhe kërcënimet që hidhte nga ai ballkon i stisur, grumbullimi rreth tij i njerëzve që ishin më shumë se të mllefosur, revanshi që kërkonte që asaj dite, me një gjuhë që nuk ishte e qytetit, por që nuk do të ishte as e tij më pas, në vitet e ardhshme, ndillnin një të keqe të madhe, të pazakonshme, me të cilën ende njerëzit nuk ishin mësuar, por që shumë shpejt do të bëhej motiv i njohur.
Dosja e vrasjes së Azem Hajdarit është përherë e mangët, në se aty do të jetë vetëm ajo ditë shtatori, kur u qëllua përfundimisht me të. Për të shkuar drejt asaj dite ka pasur edhe ditë të tjera, ditë mallkimesh dhe pritash, dhe në këto të fundit ai është nxjerrë nga njerëz shumë afër tij, të cilët, edhe pse dinë shumë më tepër se të tjerët, përsëri kanë heshtur. Kanë heshtur nga droja, kanë heshtur edhe pse, dashur apo padashur, janë bërë pjesë e vrasjes së tij. për të hetuar një natë shtatori , duhen parë të gjithë ” shtatorët” e tjerë, nga ka rrjedhur jeta e tij, mallkimet me të cilat i janë vërsulur, sherret ku e kanë futur, hijet që kanë vënë pas tij, gjakun që i ka kanë përhedhur mbi shpinë, dhe të gjitha këto kanë qenë pjesë e një vrasje të paralajmëruar.
Nuk mund të jem hipokrit dhe të them se e kam dashur Azem Hajdarin. Thënë sinqerisht, sidomos pas muajve të parë të pluralizmit, figura e tij politike më ka qenë shumë e largët, për të mos thënë krejt e huaj dhe e padashur. Por jam për zbardhjen e plotë të një vrasje të paralajmëruar, e cila, ashtu si ka dorasët e shtatorit të vitit n1998, ka edhe gërgasit e pagët, edhe ata që e nxorën në pritë, jo vetëm një herë, Atë që e bëri pjesë të planit të tij ogurzi për përmbysjen e shtetit, dhe në fund të fundit, edhe ata që duke ditur pjesë të së vërtetës, heshtin, ose se kanë frikë, ose se janë pjesë e lojës së është luajtur me jetën e një njeriu. Lojë që vazhdon edhe pas vrasjes së tij.

Shkrim i qarte, bindes dhe i sinqerte. Shkruan mire ky Bedriu, i thote gjerat hapur, nuk fsheh asgje. Jo vetem vrasja e Azemit duhet zbardhur plotesisht por duhet rihetuar edhe ngjarja e 2 Prillit. Pa keto zbardhje e per disa ngjarje te tjera, nuk do te kete qetesi ndergjegja e ketij Kombi per periudhen mbas viteve 1991.
Te adhuroj per mprehtesine e mendimit z.Bedri.
Do vije nje dite dhe do hapen dosjet per tu tregu shqiptarve se kush ishin ato qe me deshir dhe me pahir u vine ne sherbim te atyre qe kerkonin shkatrrimin e komunizmit qe solli dhe shkatrrimin e jetes se mijra shqiptarve.
Ata e dinin shume mire se Shqiperia kishte nje arsenal te madh armesh.
Do te ishte ne interes te lexuesve te na sillje me shume shkrime te tilla qe i ben me nje analiz te larte profesioniste.
Kush ishte Elez Biberaj dhe ai ishte ai i rekrutu nga UDB jugosllave para se te emigronte ne Amerik??
A kishte bashkpunim te CIA- amerikan me UDB Jugosllave dhe gjate viteve 1991 dhe deri kur ka vazhdu ky bashkpunim.
Per te gjetur ata qe vrane me 2 Prill nuk eshte e veshtir,sepse jane po ato qe risollen ne pushtet Sali Berishen ne vitin 2005.
Sali Ram Berisha shit nder,burreri,dhe atdhe vetem qe te realizohet endrra e tij skizofrenike qe te behet si idoli i tij Enver Hoxha,por ne dallim thelbesisht te kundert sepse Enveri ishte Diktatori qe punoi per Shqiperine ndersa Saliu eshte Diktatori qe shkatroi dhe varfenoi popullin dhe pasuroi familjen,sherbetoret e tij dhe ata qe e sollen ne pushtet.
Ato gjera qe kan ndodhur nuk rregullohen me,por problemi eshte qe Saliu ka akoma plane DJALLZORE dhe etja e tij per te pare sa me shume gjak shqiptaresh korrespondon me ate te serbve.
Pyetja eshte se kush do e ule Sali Berishen per te dhene llogari para shqiptarve per krimet qe ka bere??
Kjo gje ka pak gjasa qe te ndodhi se Saliu ka dy perkrahes te medhenj.
Ameriken e Xhorxh Bushit dhe Ilirin e Monikes shoqen se Argites se Gjinjve te Lalsit.
Azemi eshte figure kompekse e revolucionit demokratik shqiptar . Ishte me shpirt revolucionar dhe I guximshem , qe I duhej shpejtimit te ndryshimeve demokratike , kunder kastes sklerotike komuniste te kohes . Kjo eshte merita e tij ; tjeter merite nuk ka .Figura krejtesisht pozitive , nuk gjen . Ai mbarte psikollogjine barjaktare dhe ishte anarshist . Ka marre pjese gjallerisht , ne aksionet e shkaterrimit barbar te prones . Nuk shquhej as per intelegjince as per kulture . Te mirat dhe te keqijat e tij , ja cfrytezuan bashkepuntoret dhe eproret , per te perfitime pushtetore , deri tek perdorimi I kufomes fizike , per te perfituar politikisht . Do te jete triumf i demokracise , ne se gjenden porositesit e vrasjes se atij djaloshi , qe e donte vendin . I. Foto
Dirigjenti i djegieve e vrasjeve ne Shkoder ka ken Doktor Ferit Hoti shok e mik i Sali Berishes, ose me mire servil i Sali Berishes, por dhe filo agjent i UDB se.
S’KA SHQIPERI, PA DREJTESINE.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Boll duruam ne shqiptaret 100 vite,shtet pa drejtesi, pa shtet ligjor.S’ka Shqiperi pa drejtesi. Ndaj edhe shume gjyqe, flene ne narkozen e c’drejtesise.Nje nga to eshte ai i Azemit.
Edhe ate ne krah e sulmuar dhe me pas e zhduki.
Qetniku agjent serb Damir Fazliq (nipi i agjentit serb numer një ne Serbi Jovica Stanishiq spiun i UDBse dhe mik i afert me Milordad Ulemek Legijan komandantin qetnik qe iu priu forcave special serbe ne kryerjen e masakres se famijes Jashari ne Prekaz dhe masakren e reqakut dhe mik i famijes qetnike spiune te UDB berisha e basha ) ishte kapur ne flagrance nga policija e bosnjes dhe se bashku me kriminelin dhe spiunin serb Naser Oric (truprojen e Miloseviqit- spiun i UDBse I infiltruar ne rradhet e boshnjakve bile si komandant I srebrenices te cilen ky me UDB e faroi te tërën) per krim te organizuar dhe reketim te nji femre nga qyteti Tuzla ( ishte ulur me nji tavolin e qetnikun spiunin e UDBse Naser Oric truproje e Milosheviqit ne gazimestan me 1989) shih videon ..minuta 1.17
http://www.youtube.com/watch?v=pkXTiPI68O8
Qetniku spiun I UDBse Damir fazlic Ne TV klan..
http://www.youtube.com/watch?v=QjlqG5PqRoc
ketu thote spiuni I UDBse se baabi i tij eshte musliman ndersa nenen e ka qetnike serbe …qka domethen se qetniket serb i ka DAJE…… minuta 3.14…………… dhe punon per ta 24 ore per te plaqkitur dhe faruar popullin shqiptar ne shqiperi …minuta 3.32……..familja ime thote ky qetnik serb Damir Fazlic ka jetu ne pjesen lindore te bosnjes ..dmth ne pjesen serbe te bosnjes qe sot quhet Republika Srpska -krijes gjenocidiale-ky serbiI bosnjes paraqet rrezik te madh per shqiperin dhe ekzistence biologjike te kombit shqiptar……
Vrasesi me pages i qetnikutr Slobodan Milosevic dhe bashkepunori i Damir fazliqit Naser Oric deklaron per gazeten serbe kurir me 25.02.2012 Orić: Ratovao sam za Srbiju na Kosovu!..Kam luftuar per serbinë ne Kosove….si pjestar i nisis speciale serbe kam luftuar kunder seperatistve shqiptar ne Kosove ..pra ky eshet spiuni qetnik boshnjak Naser Oric qe ne video shihet ne shoqeri me qetnikun e UDBse Damir fazliq duke plaqkitur /reketuar nji fem[r boshnjake te qytetit Tuzla ne Bosnje ..http://www.kurir-info.rs/oric-ratovao-sam-za-srbiju-na-kosovu-clanak-667003
dhe sote e kesaje dite kane frike te flasine hapure gjithe banda berisha eshte serbia dhe malzezria qe punene e saje e beri ne te kauarene dhe vuajtjete e nga poshtersirate e asje kohe po i vuajme sote po me e keqja nuk jemi ne gjndje te shpetojme nga e sotmja dhe e ardhmja e ndalojme dote kur themi qe ky e ai eshte agjnte i serbise e malazezrise e greqis e turqise dhe si ndalojme dote po ata vazhdojne te ire punene dhe te vendosure se si preke gje pere te zhdukure shqiperine se ekonomin e kane zhdukure shqipatret po vuajen shume keqe dhe marezishte naga shkatrimi fatale i serbite te betuare berisha basha ne 8 vitete e pushtetite qe duhene me shume se 500 vite qe na la turku pase pere te kapure vetene gjithe bujqesia eshe sabotuare dhe shendetsia po me keqe ku ne kete dite te sotme ku bota bene mbrekullira ne kete toke te mallkuare ka shendetsi injorane dhesherbehene ilace pa efekte kure boat bene sherbime te mbrekullueshme ketu vdese dhe pasi te marine parate dhe kjo fale agjnteve shqipate qe jane shqipatre po kane synime te zhdukin shqiperine
Azemi ishte nje cope hajvan qe i hyri vetja ne qef,pa pike dinjiteti,perderisa i sherbeu deri ne castin e fundit Sali Bishes,duke i vene ne sherbim edhe kufomen,pamvaresisht se e njohu mire.Ky ishte nga ata vullnetare qe mobilizoi ne vitet 80 sigurimi i shtetit per misjone ne Kosove,ku dilte bashke me nje psikopat te spitalit psikiatrik me misjone kamikaze.Listen e agjenteve te sigurimit Saliu e ka pasur ne xhep,te servirur nga drejtoria e dyte.Keta rrugace maloke ishin fatkeqesia e levizjes studentore,qe ja falen qofte ke goja pushtetin Berishes.
Harron dicka te vogel.Nxenesit eshkollave u rrahen nga sigurimsat ne oborrin e gjimnazit 28 nntori.Kjo beri qe revolta te ndizej.Perallen me morgun tregoja ndonje kosovarit qe te beson akoma ne Gjermani ku je fshehur dhe tregon vrasjen e babait qe nuk e njihte njeri ne Elbasan.Kur vetevrasja ka ndodhur ne prani te pafund deshmitaresh.Shkodra jo e ytja i ka percjelle te vraret me kilometra te tere ne kembe gje qe nuk kishte ndodhur kurre .Ishte shenje respekti revolte kunder sistemit qe ti i sherbeje.Arma e prodhar ne uzinen Drini perall e re se gezhojat kane qene me qindra dhe ka patur 68 te plagosur.Xhorxh Grabova sekretari i K<P ka qelluar i pari nga dritarja e dezhurnit te KP.Eshte shpetuar nga atletiLLesh Vuksani pasi turma donta ta linconte se e kishte fiksuar bjondin.Besnik Ceka eshte qelluar nga shtepia e Rrojeve ish gjykate me pushke gjermane nga Dul Alia militant veteran i aferm I Ramiz Alise.Ekane pare me dhjetra deshmitar.Ames se uzine gjeji ndonje vend tjeter mbrenda vehtes.E permend kriminelin Gafur si te ndjerin dhe doktor Ali Spahise qe ka shpetuar me qindra jete njerezish i faturon rrenen me bisht te morgut.Shqip nuk behesh njeri
Taulant, kthe pak mbrapa e shiko raportin e Komisionit parlamentar per 2 prillin. Asht punue e hartue prej Emin Musliut,deputet i pd.E thote hapt se vrasja nuk asht e policise,por me arme artizanale.Pra, e punueme me dore.Po ashtu thote se lideret e pd nuk ishin ne demonstrate e nuk asht qellue nga asnje ndertese.raportin e kundershtoi vec Berisha.Pyet vedin:pse.
Nuk po bej polemike, por vetem deshta me te permend se ne kete koment kercen dege me dege e kaj here pa lidhje. Shkodra i ka nderu deshmoret e demokracise, Arben Brocin si trim e viktime direkte, ndersa te tjeret jane vra se kane qellu me kene aty pari, por jo se kane qene te fokusum me u vra. Si tane Shkodra, edhe une kam kene nder ata qe i percollen ne vorreza, por deri vone Shkodra e ka percjelle makinen e te dekunit ne procesion ne kambe.
Ate dite te zeze, gjimnazistet jane rreshtu e nji pjese jane detyru prej drejtorit te atehershem, Fatos Gjyrezit, me u ba pjese e protestes.
Sa i takon Bedri Islamit personalisht, nuk duhet ta bash pjese te komentit si grindavec rrugesh. I thojne ne Shkoder se kur s’ke ça i ban …, i bjen samarit.
Sa i takon perbuzjes me te cilen komenton per shqiptaret e Kosoves deshmon vetem cektesine tande e mungese patriotizmi. Bedrija ka merita qe nuk i venitet e nuk i hupin se dikush gjun me fjale pa peshe, si magjyp sallahane. Ai e ka provu vedin trim kur asht dashte, e jo si do karkaleca qi kan vetem llape me trillu e xjerr vner. Sa i takon bindjeve politike, une nuk pajtohem me te, por per ça ka ba Bedrija per atdheun tone, ka rrespektin tem e meriton nji permendore.
Po mire qe u qelluan nga k.p .Po pse nuk u pranua te behej prova me manikin lexo kujtimet e NAZIF BEZHANI qe ka qene avukat ne gjyqin e Shkodres per 2 prillin hpse nuk deshi BERISHA te behej kejo prove PERGJIGJU TI paterjot i madh
ZOTI TAULLANT JU SHKRUANI
***.Perallen me morgun tregoja ndonje kosovarit qe te beson akoma ne Gjermani ku je fshehur …****
te pakten vetem nga kjo fjali tregoni se jeni njeri infinit i i lig…….Mire Bedriu qenka fshehur ne gjermani po ti Taulnt Pordha pse nuk del me emer por vret me fjale prapa shpine !?
Bedri,
Nuk dyshoj qe thu te verteten mbasi edhe une kam perjetu te njajtat skena. Por per me i ba nder historise e te vertetes duhet me intervistu qofte edhe per ma vone deshmitare, njerez qe nuk rrejne e nuk i sherbejne ma askujt. Hala asht gjalle nji popull qe mund te rrefeje te verteten, ashtu cka ndodhi nji dite ma perpara te selia e PDse e te Gjykata e vjeter! E diten e vrasjeve te selia e PDse, dy gjimnazet, instituti, ne pijace, ne parruce, bllokimi i rrugeve nacionale, te urgjenca e spitalit, etj. Ka qene edhe nje italian qe e ka filmu. Ne ate kohe kam pas ndigju se nji kopje e ka pase dikush ne Shkoder. Ndersa italiani asht largu at mbasdite dhe asht vra nga jugosllavet kur po kalonte kufinin per ne Trieste. Te pakten keshtu kam pas ndigju ne at kohe. Njikoesisht kane kene sulmu e grabit edhe Komiteti Ekzekutiv e ne mos gaboj edhe Gjykata e prokuroria.
Thueje te verteten se zyrtarisht na ne Shkoder e dina se asht mbulu o per frike o per interes.
Ne fund te fundit shkrim eshte se mos eshte ndonje gje e re …….per kete pune e ka mbaruar Bedriu shkollen …….2014 …perseri A Hajdari …..na lini te jetojme ju lutemi …….
O Bedri,Azemi eshte gjalle dhe flet vete,s’ka nevoje per deshmitare.Te pakten keshtu e dime une dhe Sala.
“Vertet”
Ju i kerkoni Bedri Islamit qe per me i ba nder historise duhet me intervistu njerez me te besushem.
PO.
Kam punuar dikur me nje ish i burgosur politik ne total 17 vjet, i quajtur AGRON XHELILI qe ne vitet e te ashtuquajtures “demokraci” e kam pare te shoqerohej me nje zoteri te quajtur NIKO TANINI.
I ndjeri AGRON kur shkoi ne qitetin “STUDENTI” per tu antarsu ne PD-ne e pare (ditet e para) u taku me Azem Hajdarin dhe Arben Imamin, dhe mori njepergjigje qe i la nje shije shume te hidhur: A.Imami- S’merremi me burgaxhinj!?!? kurse A.Hajdari- Shum mir ta kan ba se ke thy rregullat e ligjet e shtetit dhe ti je i predispozum me i thy prap!?!?!?
Pas disa kohesh kur militantet e PD organizuan nje takim me ‘heroin’ e dhjetorit kuptohet A.HAJDARIN u gjendem para nji fakti: I ndjeri Agron Xhelili i ben pyetje me spec djeges A.HAJDARIT- Ku e gjeni sigurine ju qe futeni ne kete rruge (JORDAN MISJA) me kaq rrezikshmeri per jeten e nje personi si JU dhe vini te beni kete takim demostrativme nje mase kaq te madhe? (Behet fjale per faktin se ne rrugen “JORDAN MISJA” ishin Rep. 326 (forcat speciale Sampiste te asaj kohe) dhe rep.313 (burgu i TIRANES).
Dhe e dini se çfare pergjigje ju dha nga A.HAJDARI?
. . . . . . .
Asnji se ka gjet nga ju.
Pergjigja ishte histerike si e gardianeve qe i shkreti Agron kishte degju per 17 vjet neper burgjet ku kishte “jetuar” : A EDHE KTU ME DOLE TI?
Per mua ky ka qene gjithmone A. H.
Pershendes DITEN dhe BEDRI ISLAMIN.Ka plot plage te reja,por ato te vjetrat nuk duhen harruar,pasi kur nuk dal e verteta,do ket dhe hamendesi dhe mendime te kunderta,pasi ne keto 23 vite tek ne nuk eshte bere drejtesi dhe se drejtesin e ka komanduar politika,disa drejtues mjeran te shitur e drejtuar nga agjenturat e huaja,lobi Serb,Grek,Amerikan dhe Rus.A.Hajdari ishte nje koqe budalli,injorant-pa mbaruar shkollimin e duhur dhe zbatoi teorin e JAERSONIT per te shkaterruar çdo gje te ndertuar ne komunizem,e papare ne asnje vend te botes dhe shumica e shqiptareve e uruan vrasesin e tij.S.Berisha e eliminoi Azemin per te dal ne krye te PD-se dhe Azemi si injorant e zhurmues qe ishte,e pengonte ne rrugen e tij per pushtet.Hapja e dosjes Hajdari duhet te behet per te nxjer vrasesin dhe urdheruesin e vrasjes,ndonse pak-a shume dihen,por duhet te futen ne burg dhe pa u bere kjo,ne kete vend nuk do te ket kurre qetesi dhe vrasjet e paguara nuk do ndalen asnjehere.SALI-BASHA jan nje-shume te rrezikshem dhe kerkojne çdo dite gjak shqiptaresh,deri sa ta shkaterrojne fare kete vend.Keta po kerkojne te flijojne nje HAJDAR tjeter,vetem per te marr pushtetin dhe te mbulojne vjedhjet dhe vrasjet qe kan bere ne keto 23 vite.
Shkrimet e z. Bedri Islami i lexoj me shumë interes, sepse përmbajnë analiza të thella të fakteve të këtyre 20 e ca vjetëve.
Por në këtë shkrim ka një pasaktësi. Çun Jonuzi nuk është babai i gjyqtares Sashenka Jonuzi. Kjo është e bija e Koço Kllapit nga Gjirokastra dhe banues në Vlorë, ku ka lindur edhe Sashenka. Llagapi Jonuzi është i përhapur në Veri e në Jug.
Shkrim serioz, i komletuar dhe i dokumentuar. Per siguri mund te shikosh edhe raportin e komisionit parlamentar ku shume gjera perkojne plotesishte. Ishte kohe e trazuar dhe shume persona flasin me hamendje, me mllefe dhe fare pa lidhje e argumentim. Sa per Sashenken ska njeri qe nuk e njeh ne Vlore si te ….. dhe sja vlen te merremi me te sido qe te jete. Te tjerat te gjitha jane te sakta.
Shtrsa e Azemeve bashkepunetorja me eficiente e klaneve antishqiptare qe morren ne dore dhe uzurpuan pushtetin ne Shqiperi pas vdkjes se liderit komunist Enver Hoxha ! Klika e spiuneve dhe te shiturve tek qarqet antishqiptare planifikuan aleance me te gjithe tipat e krimineleve ne gjirin e popullit shqiptar , per te mbajtur nen terror pikerisht aspiratat e vete shoqerise shqiptare per zhvillim dhe per rrjedhim shkaterrimin total te Shqiperise dhe zbatimin e pikitikave te tyre antishqiptare ! Kjo eshte arsyeja kryesore , pse “i forti” dhe kulti i tij paten rritjen dhe “respektin” e shtetit shqiptar gjate gjithe kesaj kohe !
Por sigurisht Azemeria rrugaçërore ishte thjesht nje vegel nje perdorimshe , sepse ishte mjeti i terrorizimit , por asesi e ndarjes se pushtetit me ta ! Ne kete pikpamje vrasja e Azemit ishte e “paraljmeruar” , madje jo vetem e Azemit , por e te gjithe Azemeve , me banda dhe pa banda , per te cilet koha na eshte deshmitare !
Kolonializmi , pushtimi , genocidi , etj. Etj . Jane rryma politike , por rrugaçëria dhe banditizmi asnjehere nuk kane qene rryma politike !
Azem Hajdari ishte nje agjent dhe vegel e UDB jugosllave, pjese e rrjetit te saj te gjere dhe te sofistikuar agjenturor ne Shqiperi, ishte krah dhe dore e shovinizmit serb ne objektivin e tij shekullor strategjik: sabotimin e shtetit shqiptar, akaparimin e segmenteve qeverisese dhe vendim marrese te shtetit dhe shoqerise shqiptare, shkaterrimin e bazave ekonomike dhe te infrastruktures se tyre dhe, sidomos, pengimin me cdo kusht te krijimit te nje shteti kombetar modern shqiptar, ne territoret natyrore te banuara historikisht nga shqiptaret autoktone, shtet qe do ti hapte udhen rrugetimit normal te shqiptareve ne te njejten trase me vendet dhe kombet e tjera ballkanike drejt europianizimit.
Pervec kesaj, edhe nga karakteri dhe formimi psiqik, kulturor dhe intelektual, Azem Hajdari ishte nje horr e zuzar, nje hajdut dhe kontrabandist, nje kriminel ordiner dhe vrases, nje njeri i dhunshem dhe shkeles kapadai i ligjit dhe rendit, nje antipod i aureoles qe i eshte vene nga segmente te politikes, pushtetit dhe medias, aureole qe mund te impresionoje, pervec zuzareve te te njejtes kategori, vetem naivet dhe leshkot qe brohorasin mbretin lakuriq.
Dhenia Azem Hajdarit e titullit “Hero i Demokracise” , busti i tij ne Tirane dhe homazhet hipokrite qe i behen cdo vit ketij banditi politik ordiner, eshte nje tregues i fazes se mjeruar te politikes dhe ndergjegjes mbarekombetare te shqiptareve.
I vetmi vend i pershtatshem per vendosjen e bustit te Azem Hajdarit, ishte dhe mbetet Lazarati. Pikerisht aty, prodhuesit dhe kontrabanduesit e marijuanes, e kane vertet per detyre, te nderojne e ti bejne homazhe dhe temena, kryekontrabandistit qe u ideoi dhe u nxiti te gjitha aktivitetet e paligjshme dhe mafioze qe do te financonin edhe banditizmin politik te pushtetit te partise ku strehohej Azem Hajdari jo vetem ne Lazarat, por ne te gjithe vendin.
Azem Hajdari ishte ne te njejten liste agjenturore te UDB-se ku eshte edhe Sali Berisha.
Me urdher te UDB-se, ne zbatim te strategjise se tokes se djegur, Berisha vuri dorazin Azem Hajdari, te nxiste, te organizonte dhe te zbatonte rrafshimin e ekonomise dhe veprave industriale te ngritura me mundin dhe djersen 45- vjecare te shqiptareve. Me nxitjen e tij u dogjen ndertesa dhe institucione shteterore, hipoteka dhe arshiva, u shkaterruan reparte te ushtrise dhe policise si dhe u organizuan protesta te dhunshme, me djegie dhe vrasje, si ajo e 2 Prillit, ne Shkoder, parapriresja e Grushtit te Shtetit te Shtatorit 1988, e ideuar dhe e realizuar nga UDB-ja nepermjet falangave fashiste te PD-se, falanga te armatosura deri ne dhembe dhe te drejtuara nga Shtabi i Grushtit te Shtetit ne seline e Partise Demokratike, e kesaj partie qe u be partia e dyte politike e armatosur ne historine e Shqiperise, pas Partise Komuniste Shqiptare, e cila krijoi njesitet guerile dhe UNCLSH per te luftuar okupatorin.
Edhe ne kete skenar makaber te Shtatorit 1998, i denje dhe i ngjashem me grushtet fashiste te shtetit ne Ameriken Latine te viteve 60-70 do te ishte arkivoli i ketij zuzrai, spiuni dhe agjenti qe do perdorej per te thyer dyert e kryeministrise se Shqiperise, per ti sherbyer edhe i vdekur padroneve te tij.
Gjithkush e dinte ne ate kohe: nese diku shfaqej Azem Hajdari, brenda 24 oreve, aty do te kishte nje rremuje, djegie, shkaterrime e vrasje dhe, sigurisht, ne radhet e para, ne komande, me pishe ne dore, do te ishin detashmentet paramilitare te Azem Hadarit, po ata bandite e zuzare si ai, po ata qe ne vijim do te ishin terrorizuesit dhe vrasesit e zgjedhjeve te lira e te ndershme, po ata qe do benin ligjin ne qendrat e votimit, qe do c’benin komisionet e votimit, qe do prodhonin zgjedhje te modelit te 26 Majit 1996, me ane te te cilit Berisha do rrinte forcerisht dhe paligjerisht ne pushtet, per te zbatuar skenaret e Beogradit, kurdohere qe ne horizontet e kombit shqiptar shfaqeshin shpresa dhe ngjarje qe do ndryshonin fatet e tij.
Per kete, mjafton te kujtohet Rrambuje-ja apo trazirat ne Shqiperi sa here qe Kosova priste dicka qe do ndryshonte fatet e saj.
Edhe vete vrasja e Azem Hajdarit, u inskenua dhe u lejua, ne interes te pushtetit te agjentit te Beogradit Sali Berisha, ashtu sikurse bustet e tij jane ne sherbim te ketij agjenti, te Sali Berishes, i cili nuk nguroi gjithashtu, te ngrinte ne mes te Tiranes, bustin e Ahmet Zogut, qe erdhi ne pushtet me bajonetat serbe, pasi kishte nenshkruar marreveshjen tradhtare me serbin Pashic, ku i falte ne pjatance Shen Naumin, sikur ta kishte nga cifliqet e te atit.
Dhe, vini re, pasuesi i Berishes, Lulzim Basha, vjen po ashtu, era Serbi.
I katapultuar si me magji ne krye te pushteteve dhe i projektuar si kryeministri i mundshem i ardhshem ne rotacionin e pare te pushtetit, Lulzim Basha eshte siguria e dores dhe planeve serbe ne Shqiperi, pasi agjenti i regjur Berisha, i konsumuar tashme politikisht, moralisht dhe fizikisht, i krimbur ne para nga shitja e inereseva te vendit dhe nga korupsioni mafioz, te terhiqet ne pension per te mbllacitur i qete fititmet kriminale.
Dhe mos mendoni se ky Lul Basha erdhi nga boshi, nga ‘no where’ sic thuhet, ashtu sic permendet naivisht ne opinion.
Asgje nuk ndodh rastesisht, sidomos ne pushtetet dhe politikat gjeorajonale ku mpleksen interesa shtetesh dhe parash.
Jo rastesisht ai vjen nga Kosova, ku po i jepte nje dore Europes per te zbuluar krimet e luftes qe shqiptaret e gjore u kishin bere serbeve kur keta po spastronin Kosoven, kur po vrisnin, masakronin, perdhunonin dhe zhduknin me mijra e mijra.
Dhe, perseri, vini re!
Lulzim Basha ka shume dosje kriminale te hapura, por askush nuk mund ti hapi ato.
Askush, as edhe Rilindja aktuale.
Lulzim Basha eshte i projektuari, eshte pasardhesi. I shume fuqive dhe interesave.
Por, e sigurte eshte qe me te, serbet e kane festen mbi sy.
Sakte ! Tablo precize ! Bravo ! Shqiptareve u duhet folur shqip , qarte , shkurt e ndershmerisht ! Kjo eshte gjuha e te pareve , e harruam , prandaj u beme viktima te zuzareve !
Ndaj të njëjtin këndvështrim me autorin Bedri Islami dhe me komentuesit “Lleshi”, “Bilbili”, ” Meteh” etj. Vetëm dua të nënvizoj se është anashkaluar Ramiz Alia!? Pa ndihmën e këtij “njeriu pa biografi” asnje agjenture nuk do te mund të realizonte skenarët e saj? Ramiz Alia ka qënë menaxheri fillestar i aktivizimit te agjenturave te huaja,kryesisht sërbe në politikë dhe pastaj në pushtet? Sali Berisha ka vepruar sipas planeve te protektorit te vet ramiz alia derisa u bë vetë protektor për të tjerët !? Nderime autorit!
Deri sa ta haje edhe lulushi si Trebicka apo si i Olldasheve
po i pergjigjem me njé fabul qé ka kuptimin e duhur:breshka dhe akrepi
Buzé lumit né njé cep,
désh breshka té notojé
i lutet njé akrep,
n,anè tjetér ta kalojé.
Por breshka i tha preré;
i kam dy pare mend,
e koka sm,ka marrè eré,
kam friké at thumbin ténd.
Akrepi insistoi
filloi me u pértyp:
Si mundem ta sharroj,
uné,degen ku kam hypé?
Breshka e friksuar,
mé s,fundi e pranoi,
kur ndjeu njé t,pickuar,
sa lumin e kaloi.
Prandej:
Atij qé ka njé ves,
lehtsisht mos i besoni
se vesi mé voné vdes
se dhe veté personi.
Akrepi jané ca politikané ndersa “breshkat” jemi né qé i bartim né shpindé,biles i nxjerrim
edhe né breg.
Z. Meço sulejmani? Po ne jemi “breshkat e pickuara”. Fabul domethënëse qe gjyshi im ma tregonte si krijim të Naim Frashërit? Në këtë krijim akrepi quhej “përçollak”? Nderime!
Po dal nga “tema” pér té hyré né njé temé mè té rendésishme:Europa dhe né.Pér kete po ju
tregoj fabulen e Krillovit:Luani dhe Ketrri.
Njé luan mori né sherbim té tij njé ketérr,nga qé i thané se punonte shumè e hante pak.Pas disa kohe,Luani i kénaqur prej tij,i premtoi ketrrit se né fund té sherbimit té tij,do ta shperblente me njé karro plot me arra.Kur u mplak ketrri,Luani ia mbajti fjalen dhe ia solli karron plot me arra.Por ketrri i tha:Tani qé m,kan ra dhambét,s,mé duhen gja arrat.
A thua,edhe né Europa “do na japi arrat,kur t,na bijné dhémbét?
ja ky eshte gabimi ! Europa as na ka dhe as do te na jape asnje gje dhe asnjehere ! Cfare ia kemi marr asaj , shqiptaret e kane paguar shume shtrenjte , me lumenj te tere gjaku !
Shqiptaret e kane para syve historine , edhe te fundit , dhe une nuk arrij ta kuptoj pse nuk shikojne ?
Po eshte e vertet se njeri nga personat qe e nxori ne prit Azemin eshte edhe Izet haxhia ishbadigardi Berishes , qe Berisha nuk e ekstradoi kurre nga Turqia,,,,,
Ajo qe ndodhi ne shqiperi keto 20 vjet ,eshte se kjo katrahur erdhi si rezultatat i injorances dhe papergjeshmerise,por edhe e vetpasurimit marramendes dhe te shfrenuar me te gjitha menyrat e ordinere i politikanve.Por nje fatkeqesi e madhe eshte edhe trashegimia zakonore dhe e kultures krahinore qe ishte fatkeqesi qe udhehoqi kete vend.Fatkeqesia shqiperise eshte se dolen ne krye persona me mentalitet komunist qe mbyten zerin e individeve te kulturuar dhe me trashegimi kulturore familjare.Mungesa e ligjit ne shqiperi beri qe qeveritaret te bejne pasuri marramendese, dhe lufta per pushtet pervec parave kerkonte edhe grupe te dhunshme,dhe ne fakt ashtu ndodhi,gjithca ne shqiperi u be si ne Sicili,dhe ky eshte eshte realiteti pse shqiperia ndodhet kaq e shkaterruar dhe nuk funksionon asnje institucion,njerez te demoralizuar dhe te lodhur 50+23 vjet jane shume per nje popull te vuajtur ne shekuj.Neveria nuk ka kufi dhe turpi per keta njerez nuk ekziston,,,,,
Une kam jetuar ne Shkoder afro 20 vjet dheduke ndjekur gjyqin e 2 prillitpo ju kujtoj .Shikoni arshivat .Mbas vrasjes se ARBEN BROCIT.Personi qe e hipi ne zuk se ata ishin atehere niset per ne kryesine e PD dhe ndermjet shkolles pedagogjike dhe gjimnaz 29 nendori takon PJETER ARBENORIN dhe i thote na vrane ARBENIN PJETRI pergjigjet e DI nga e dinte a nuk tregon kejo se vrasjet ishin planifikuar nga PD per nje trup gjykuse normale dhe jo politike ketu gjyqi perfundon dhe oficeret e akuzuar do liroheshin