Një fenomen jo pak i çuditshëm po përhapet me shpejtësi në Gjermani. “Kopshte Zoologjike erotike”, kështu quhen ambientet, të cilat po frekuentohen gjithnjë e më shumë nga zoofilët. Të mbrojtur nga një prej ligjeve gjermane mbi ndalimin e pornografisë me kafshë, por që cilëson marrëdhëniet seksuale me to si të ligjshëm, këta të fundit kanë shkaktuar reagime të ashpra të aktivistëve në mbrojtje të kafshëve. Kjo ka sjellë njëkohësisht edhe shqyrtimin e mundësisë nga ana e ligjvënësve gjermanë, për të rikthyer në fuqi ligjin e vjetër që ndalon marrëdhëniet seksuale me kafshët. Ndërkohë, Michael Kiok, kreu i një grupi zoofilësh, njohur ndryshe si “ZETA” paralajmëron rezistencë ndaj një vendimi të mundshëm të autoriteteve gjermane. Ai i cilëson aktet seksuale me kafshët si” zgjedhje personale”./A.V
