Komisari Musa Skura shpallet “Qytetar nderi” në Mat

anazapta

Tre njësi vendore në rrethin e Matit i kanë  dhënë titullin “Qytetar Nderi”, “Dëshmorit të Atdheut” të rënë në krye të detyrës janarin e vitit të kaluar, komisarit Musa Skura. Bashkia Burrel, Bashkia Klos dhe Komuna Suç, përmes një ceremonie të përbashkët i dorëzuan titujt e dhënë familjarëve të “Dëshmorit të Atdheut” Komisar Musa Skura, me motivacionin “Për kryerjen e detyrës në shërbim të ruajtjes dhe sigurisë së rendit publik deri në vetëmohim”.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm dhe drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Perlat Vatoci dhe drejtori i Drejtorisë së Personelit në Ministrinë së Punëve të Brendshme, Xhevahir Karaj.

Titujt u dorëzuan nga Adelina Farrici, kryetare e Bashkisë Burrel; Ramazan Mjeshtri, kryetar i Bashkisë Klos dhe Lutfi Cara, kryetar i Komunës Suç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *