Panariti në Lushnjë: Investimet sipas skemës së partneritetit publik-privat

anazapta

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, ka vizituar në Grabian të Lushnjes për të promovuar një investim të ri që ka të bëjë me kultivimin e luleshtrydhes. “Unë mendoj që kjo do të jetë një nga dallëndyshet e para të investimeve serioze në bujqësinë shqiptare, bëhet fjalë për një kulturë e cila është e provuar që është e suksesshme, veçanërisht e suksesshme në këtë zonë, ka një treg të garantuar dhe sfida jonë është të krijojmë një zinxhir vlerash, që fillon që nga kultivimi, rritja e zhvillimi i bimës, grumbullimi, paketimi, ambalazhimi dhe deri destinacioni që është eksporti”, tha Ministri Panariti, i cili u shpreh se do të jetë sërish në rrethin e Lushnjes për të promovuar investime të tjera serioze, pasi potencialet e zhvillimit janë ende shumë të mëdha.

 

Share This Article
1 Comment
  • Nuk e di nese e ka konsultuar me Berishen kete nisme Z. Panariti. Ndryshe do kete probleme sepse ky udhezimet i merr nga Berisha neperpmjet te besuarve te tij qe mba ne vendet drejtuese qe ka ne vartesi si minister. Sidoqofte le ta shtyj sa te tregohet qorr Edi rama. Ne buqesi jane vjedhur me miliarda euro nga qeverria e Saliut, le te vjedhe edhe pasardhsi i tyre Panariti me shoke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *