Tepelenë, zbulohen në pyll dy parcela me 808 rrënjë hashashi

anazapta

Operacion i koduar “Bambulli” në zonën e Tepelenës çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 808 bimëve narkotike hashashi të mbjella në zonën e pyllëzuar. Aksioni u krye në shtratin e përroit të Salarisë, në afërsi të lumit Vjosë, ku janë evidentuar dy parcela të hapura rishtas, ku ishin kultivuar 500 bimë narkotike. Disa metra më tej janë gjetur edhe 308 fidanë kanabis në kubik, gati për t’u hedhur në tokë. Grupi hetimor ka grumbulluar  në vendngjarje prova që të çojnë në evidentimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *