Elbasan, i vihet zjarr i qëllimshëm pyjeve në Kodër-Krastë

anazapta

Flakët kanë përfshirë ditën e djeshme masivin pyjor në Kodër-Krastë në Elbasan. Një makinë zjarrfikëse ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më pas është mbështetur nga shërbime të tjera të policisë apo specialistëve të pyjores. Nga hetimet paraprake dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm, ndërsa ka përfshirë pyjet me pisha. Ndërkohë, burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se ndërhyrja është e vështirë, edhe për shkak të terrenit të thyer dhe malor, apo depërtimit brenda tij. Dëmet materiale janë të shumta, ndërsa po hetohet për autorët.

 

Share This Article
1 Comment
  • Zjarret janë vetëm të qellimshme? Sado ta nxehe dielli qofte dhe nje mullar me kashte ai nuk merr zjarr pa një “shkëndijë”? Pse me 30-40 gradë nxehtësi u ndezka pylli vetë more?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *