Një fjalë, e cila nuk është shkruar saktë, mund të të çojë në një drejtim të gabuar. Sot kemi siguruar dy foto që të bëjnë të shqetësohesh për fenomenin e të shkruarit. Tabela e sajuar mes pishash lajmëron se ka dhoma të lira plazhi dhe internet Wi – Fi. Por germa “LL” ka zëvendësuar germën “DH” duke e bërë atë qesharake. Ka edhe diçka paradoksale në të, pasi shqipja shkruhet me gabime, ndërsa anglishtja (Wi – Fi), në mënyrë të saktë. Një pjesë e mirë e shqiptarëve jo vetëm që e flasin plot gabime gjuhën, por edhe e shkruajnë atë gabim. Kjo është një tjetër foto që qarkullon si denoncim në rrjetet sociale për këtë fenomen. Pamja e shkrepur tregon një tabelë të sinjalistikës rrugore për një institucion shtetëror, Policinë e Tiranës. Ne nuk themi që të jeni absolutë, por nëse nuk dini, të paktën pyesni…


