Mesila Doda ngre pikëpyetje për bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me Prefekturën për mbylljen e Tregut tek ish-uzina “Dinamo”. Ja si shprehet Doda në FB: “Opozita nuk do të jetë në Parlament, në shenjë mospajtimi ndaj pranisë dhe fuqisë së krimit në Parlamentin e Shqipërisë. Sot një grup i përbashkët nga Prefektura dhe Bashkia e Tiranës kanë ndërhyrë për të hequr nga ambientet e ish-uzinës “Dinamo” tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë ambient. Personalisht nuk kam qenë ndonjëherë pro këtyre strukturave të shërbimit, por ajo çka sot nuk ia gjej dot përgjigjen dhe që është një pikëpyetje e madhe për mua personalisht është kjo: cili element bën që të gjendet menjëherë një gjuhë e përbashkët e forcave politike kundërshtare, një gjuhë që nuk mund të gjendet në Parlament e as në struktura të tjera institucionale, veçanërisht në këto momente?”, përfundon Mesila. Mirëpo komentuesit nuk e kanë lënë me kaq, duke shkuar edhe më tej me kritikat. Një prej tyre thotë se partia tashmë drejtohet nga Erion Isufi, që është kunat i Lulzim Bashës. “Po normal se PD e udhëheq Erioni tani”, shkrua T.B në faqen e Mesilës. Sa i rrezikshëm paska qenë ky kunati, të gjithë e dinë se PD-në e drejton Berisha…Sa të thella janë këto punë!


KUVENDI POSHTEROHET NGA KUVENDARET SI TI
Parlamentet dhe parlamentaret jane pjese e latin-folesve, Kuvendi dhe Kuvendaret jane shqipja e kulluar e ketyre trevave ku nuk rriten palma e nuk thuren litare fyt-mbytes per ti perdorur mes nesh.
Filati eshte nje zone me tradite shekullore palme-rritesish te mjeshteruar. Me gjethet prodhojne edhe litare fyt-mbytes.
Ik ne Filatin tend te mallkuar, qe diten qe nxori nje mashkull per ty. Prania jote ne ate Salle te Larte, ben te lemerisen edhe muret nga urrejtja qe me bollek mbush edhe sendet pa fryme.
Mos e poshterso me teper shenjterine e dlirte te Kuvendit te Kuvendareve shqiptare.
Futja katundit, kodra pas bregut ore CAJA !