Bleona, një dolli me Arminën

anazapta

Që nga ndarja me Ganin, Bleona është bërë më e disponueshme se kurrë. Gjatë kësaj jave ka dalë në një fotografi me këdo që i ka dalë përpara. Ende nuk e kemi parë të  dalë me një majmun!:). Edhe me Sinan Hoxhën ka bërë një foto duke thënë se ai është princi i saj i kaltër, por më pas e përgënjeshtroi duke sqaruar se janë thjesht miq të mirë. Eh Bleona, kujdes, se nuk je në Amerikë këtu, po the një fjalë, të martojnë direkt!:). Ditën e djeshme, ajo publikoi dy foto të tjera. E para ishte një fotografi ku prindërit e saj shfaqen duke u puthur dhe aparati është shkrepur nga vajza e tyre. Foto e dytë është  me të dashurën e Shkëlzen Berishës. Bleona dhe Armina e kanë hedhur atë në Instagram ndërsa kanë marrë edhe pëlqime nga miqtë e tyre. Bleona nuk e ka mohuar asnjëherë afeksionin që ka pasur për Sali Berishën duke bërë herë pas here në kohë fushate  edhe thirrje për ta votuar atë dhe duket se hyrja e Arminës në familjen Berisha ka bërë që dhe Bleona ta ketë më shumë shoqe. Bravo Bleona, mos i tradhto idealet e tua.:)

Share This Article
8 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *