SMS në DITA
Në 0689073730
Mirë Fatmira, mbase është vrasje politike ajo e Azemit, por nuk më thua, i shërbeu berishëve për t’u rikthyer në pushtet? Rëndësi ka arritja e qëllimit, pavarësisht mjetit që çoi gati në konflikt civil. Kështu mendojmë ne 50-60 vjeçarët që s’mund t’i hamë kollaj gënjeshtrat politike.
Me gjyqin e Azemit filloi deformimi i gjyqësorit, vazhdoi me Gërdecin, me 2l Janarin, për këtë lloj drejtësie keni kontribuar dhe ju Fatmira, ndaj i madh e i vogël do rrëzimin e kësaj ngrehine me emrin “drejtësi”. Zanafillën padrejtësia e ka me ngjarjet e Shkodrës në vitet ’90. Mbase hapin gojën ata që dinë dhe kanë parë të vërtetën.
