I nderuar lexues! Radohina është mal në Bjeshkët e Namuna të Alpeve Shqiptare në rrethin e Shkodrës, me lartësi 2570 m. Shtrihet midis luginës së Thethit nga juglindja dhe luginës së Cemit të Vuklit nga veriperëndimi. Ka formën e një kubeje me shpate shumë të pjerrët. Shpatet veriperëndimore e juglindore bien thikë përkatësisht në gropën e Livadhit të Bogës dhe atë të Thethit, ndërsa nga verilindja e jugperëndimi rrethohet me cirqe të shumta akullnajore të gropës së Kllogjenit e të asaj të Radohinës. Në të dy anët e Radohinës ngrihen dhe dy maja të tjera, ajo e Vishnjës (2517 m) dhe Maja e Thatë (2543 m).
