Berat, kamp veror për 70 fëmijë të familjeve të varfra

anazapta

Fëmijët që vijnë nga familje të varfra, me probleme të mprehta sociale, fëmijët rom dhe egjiptian, janë bërë pjesë e një kampi veror në qytetin e Beratit. Prej datës 7 korrik, deri ditën e djeshme, rreth 70 fëmijë kanë qëndruar në ambientet e një shkolle jo publike, e cila ka vënë në dispozicion mjediset e saj për kampin veror. Punonjësja e shërbimit social, Zena Lika, bëri me dije se fëmijët janë ushtruar në lojëra psikologjike, fizike, krijime, për t’u dhënë mundësi të ndihen të barabartë mes tyre. Ky projekt u mundësua nga “Save the children”, PNUD dhe bashkia Berat.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *