Një numër i madh i breshkave detare kanë rënë në rrjetat e peshkatarëve të Patokut. Është sezoni që këto breshka shfaqen në bregdet dhe pranë kënetës në lagunën e Patokut, dhe për fat disa peshkatarë janë të vëmendshëm në përkujdesjen ndaj tyre. Ata informojnë institucionet që kujdesen për këto gjallesa.
Profesor Idriz Haxhia mësohet se do t’i matrikulojë këto breshka, për t’i hedhur më pas sërish në det. Haxhia ka theksuar se këto gjallesa ruhen me ligje të veçanta nga çdo shtet, madje në disa vende të Europës ndodhen dhe qendra shëndetësore të posaçme.
