‘Persekutim politik infrastrukturor’, a ekziston si lloj?!

anazapta

Në kuadër të luftës opozitare me front të gjerë, përfaqsues të PD-së, të ndjekur nga një shpurë banorësh të Kamzës me nuanca të dukshme militantizmi, dolën në një si biçim proteste anti-qeveritare për të denoncuar  moskryerjen e asnjë punimi në segmentin nacional Kamëz – Fushë Krujë. Interesant qe fakti se akuzat u finalizuan me pretendimin se ky është me patjetër një persekutim i llojit politik.

Që do të thotë pra se qeveria, po hakmerret ndaj popullatës së zonës për arsye ngushtësisht elektorale, po sillet si një inatçore e rëndomtë,  duke zgjedhur t`i torturojë banorët e zonave përreth këtij segmenti që të vuajnë mes pluhurit, kaosit dhe aksidenteve. Por  ajo nuk është një rrugë që lidh me njëra-tjetrën katundet që votojnë PD-në; ajo nuk është një rrugë që Kamzën blu e integron  apo e lë të veçuar nga bota; ai është segmenti i një aksi nacional ndër më të rëndësishmit në Shqipëri, ku sipas një përllogaritjeje të thjeshtë bazuar në rezultatin e 23 qershorit, drejtuesit e automjeteve që  kalojnë aty, ka mundësi të kenë votuar më së shumti majtas.

Ne duhet t`i gëzohemi faktit që ca banorë, qoftë dhe militantë partiakë me në krye eksponentë të PD-së, po reagojnë ndaj gjendjes katastrofike të atij segmenti, të cilin fare mirë mund ta kishin përfunduar në 8 vite, se ndoshta bëhen shkak që diç të lëviz për ta bërë përfundimisht “njerëzor”. Por kthimi asaj  gjuhe atavike me hakmarrje e persekutime infrastrukturore me bazë politike, është krejt e tepërt, në mos idiote. Nga  jugu e deri në veri, Shqipëria është përplot rrugë dhish, rrugë me çakull, rrugë që të duket se po ec drejt ferrit, ashtu siç ka dhe akse të shtruara për bukuri, pse mos ta themi, edhe nën qeverisjen e Berishës.

Dhe vështirë që harta e tyre, të përkojë me hartën e preferencave elektorale ose krahinore. Po të qe kështu, Tropoja, Mamurrasi apo Kavaja, do ishin kthyer në perla infrastrukturore gjatë qeverisjes 8-vjeçare të PD-së.

Share This Article
6 Comments
  • Une evitoj gjithmone Kamzen I bie nga Rinasi. Ta bllokojne rrugen dhe te ngrohen ne diell. Me duket si Kavaja nje here e nje kohe.

  • Sic duket c’do GJE eshte POLITIKE SOT, LINDJET, DASHURITE, ARMIQESITE, VDEKJA, pra vete JETA eshte politike SOT.

  • Une evitoj gjithmone Kamzen I bie nga Rinasi. Ta bllokojne rrugen dhe te ngrohen ne diell. Me duket si Kavaja nje here e nje kohe..

  • Berisha e ka bere,po jo tani,sepse u tha qe ne fushate qe “investimet publike do te pakesohen”.Idiotet qe s’e kutojne,e kane te veshtire,po meqe s’gjejne dot kauz,merren me budallalleqe berishiane.

  • jane ne qeveri moçaloret e perparsi kane rruget qe te çojne atje poshte ne moçale e keneta

  • ME PATJETER PERSEKUTIMI ESHTE INFRASTRUKTUROR

    Ilva Tare e Oranews po mahnit shqiptaret me likone e arres, mu ne buze te rrugeve fringo te reja te Çepanit, pasi rrugoi ne Berat e Gjirokaster. Anash kalime te mire mbajtura, asfalt i posa hedhur, bordure ne fije peri, tregues rrugor te fjales se fundit, ura marramendese, kalldreme te pa shkuleshem per ofendim njerezor.

    Po vetem aty, ne Beratin e Qazimit dhe te Fugajve, ne Gjirokastren e Dino Çiços, ne Çorovoden e Nano-Meta-ve forcerisht te bashkekohorizuar.

    Kamziotet i dhane ketij vendi Engjellin e keshillave te mira te Agaçeve pellazgore, Argiten e mashtrimeve me shifra gjiganteske, S’jamarberin e Dasares gjuhe-jashte edhe kur fle, doktorin e shkencave Xhelal-Ziu nga Kamza, e per kete kane te drejte te ngrihen e te luftojne kunder diskriminimit infrastrukturor.

    Edhe Himara e Nikollaq Nerenxit ndihet e persekutuar qe me heret ne kohe, plot dyqind vite me pare, qe kur ngelen te izoluar mes tyre, ne shtate fshatrat vllahore pa lidhje me boten e atehereshme dhe te sotmen. Dhe kane te drejte te ngrihen ne revolte ndaj kuvendareve me moton frike ndjellese: “të kenë kujdes në votimet e tyre, sepse do të ketë pasoja të mëdha, si për Himarën, ashtu edhe për Shqipërinë.”

    Ç’ti thuash Gjekmarkajve te Shengjinit, djepit te kultures se ketij vendi persekutues rrugor, me bukurite natyrore plot ferra, hithra e kokerdhi bio-degraduese, vendit ku pulat bejne vezet me te vogla ne bote, ku gjelat kurohen per kordat vokale, persekutimi rrugor eshte i pa pranueshem sepse jane anetare pa tesera e pa rruge ne ate qe dikush mori mundimin ta quaje Biblioteka Kombetare ne Tirane.

    Po ka nga ata qe ndihen te dyzuar ne te zenit pozicion mes persekutoreve dhe persekutuesve infrastrukturor.

    Ne mengjez kur gjigante shume dritaresh i vjedhin Dajtin e muzes: Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti – rrjeshtohen me Nerenxin, Dasaren, Agaçin, Gjekmarkajt, S’jamarberat e turnit, ne darke, ne terrin e nates se kabllove te vjedhura, jane me nano-metet e likove te arres, me dino-çiçot e fluturimeve te vdekura, me mistrecet beratas te Fugajve romore, sepse ne fund te fundit rruget e mirebera pa drite i japin mundesine te rendin pa u ndalur, pa frike se mund te rrezohen, ne kerkim te nje nobeli apo te nje vend varrosje te akoma te pa zene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *