Vitet e tranzicionit shqiptar, janë padyshim vite kaosi e çartafillosjeje të përgjithshme, individuale, familjare e shoqërore, shoqëruar me ndryshime të befta fatesh e rangjesh; që të gjitha, pasojë e prishjes së ekuilibrave sociale në përmasa ekstreme. Demokracia vërtet është një sistem që u jep shansin të gjithëve ta shpërfaqin veten në aftësi, në bazë të punës, përpjekjeve dhe sakrificës, por këto parime bazë, ne të gjithë e dimë se nuk kanë funksionuar.
Për këtë arsye, kemi brekëgrisur të bërë zengjinë brenda një kohe të shkurtër dhe e anasjelltas. Shumë elementë dhe detaje mund të merren si shembuj për ta konfirmuar këtë, për të shërbyer si një panoramë e absurdit të shoqërisë sonë, ku asgjë nuk është në vendin që i takon dhe ku duhet të jetë, por njëra prej tyre, lehtësisht e rrokshme, është mospërputhja e standardit të lartë të një makine, pamjes së saj luksoze, me portretin e atij që është në timon.
Sa më pompoze makina, në përmasë, dizajn e luks, aq më i pahonepsshëm drejtuesi i saj, me tipare ku i lexohet qartë një e kaluar e mjerë, por që demokracia ‘made in Albania’, i ka dhënë shansin që dhimbjen ta kthejë në forcë, dhe ashtu, forcërisht, brutalisht e paturpsisht, ka arritur në pikën e imponimit nëpërmjet një afirmimi individual frikëndjellës. Të vetmet çaste paqeje që ofrojnë, janë ato në pritje të jeshiles së semaforit (nëse vendosin ta respektojnë), ku me gishtat e dorës së djathtë (meqë zakonisht, automjetet e poseduara janë me kamio automatike), kruajnë hundët, duke bërë kalime sa në të djathtën aq dhe në të majtën vrimë.
Dhe nëse ndodh ta kontrollojë policia, në automjet mund të gjindet fare mirë një shkop (levë) bejzbolli (jo për bejzboll, sigurisht), por kurrsesi ndonjë pako facoletë./ E.H.

Bellissimaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
…bravooo!!
Ne fakt ne shumice ata qe krruajne hunden nuk e bejne se kane qurre e duhet fazzoletto,porse u ha hunda…E shpjeguar shkencerisht nga redaktoret e revistes Focus,nga studimet e bera fajin per kete e ka stresi,pasiguria…perjashto ata qe bejne Formula Uno ne pistat e bardha.Anshtajni ishte famoz per gishtin ne hunde,kurse krijuesit e kane me thonjte ne dhembe…Une kam nderruar tre makina ne 12 vjet,kam ndermend te nderroj edhe kete qe kam,qe e laj 1 here ne vit kur vij ne Shqiperi,por gjeja e fundit qe me shkon ndermend eshte te shes mend me marken e makines.Kur te filloni te paguani lejen e qarkullimit ne baze te kw dhe siguracionin ne baze te cilindrates do ti beni embargo totale Mercedezeve;deri atehere beni qejf e krruani hunden,se stimulon krijimtarine è qeteson hundleshet…
Injorantet perhere perpiqen te jene vanitoze dhe imponues ne dukje. Te mencurit perhere kane qene dhe jane te thjeshte.
Ja keto jane tema ! Madje nje teme e tille mund te vazhdoje gjate me nje cikel problematikash qe nga politika dhe kulti i gangsterit !
@@@ Temë që kap një problem te madh? Do ta quaja “hierarkia kokëposhtë”? Injorantët dhe hundekruajtesit ne krye,të mënçurit dhe intelektualët në fund !? Hajde të bësh shtet me këtë lloj hierarkie te sunduar nga budallalleku,injoranca e maskaralleku? Tema të tilla duhen. Vlejnë për të parë ku jemi me atë qe quhet “shtetndërtim”? Vlejnë për te menduar alternativa që sfidojnë dekantimin e injorantëve ne krye te puneve? Na ka ndodhur ca si tepër kjo dukuri? Jemi dhe një popull qe kemi në këte fushë nje sentencë shumë absurde “budallait dhe budallallëkut hapi rrugë” !? Ja u hapim dhe prandaj shpërblehemi me daljen e injorantëve ne krye dhe me shtimin e fukarallekut tonë? I kemi te prishur te gjitha mekanizmat e filtrimit dhe te seleksionimit. Nuk i kam parë të funksionojnë asnjehere seriozisht. Sundohemi nga më injorantet dhe mire na i bëjnë. Shkojme si delet për te zgjedhur “injorantin qe na ka caktuar partia”!? Po nuk u pastrua hierarkia e vlerave,nuk behet Shqipëria? Nuk mund te bëhet me gomarët përpara nesh e në krye të udhetimit tonë!? Bravo Ermir djali? Tung!
problemi eshte se keta per te cilet flet gazetari ne fjale ne Tirane jane bere vipa dhe jane ne mode,sot qytetaret jane trapa,dhe kur duan te ofendojne te quajn Tironc i vjeter.
E paskeni kapur fix si teme, ky eshte realiteti ne vendin, komenti nga juaj dhe pershkrimi qe i keni bere ketij fenomeni eshte mjaft i gjetur, sme ngelet koment tjeter per te bere, pasi ate e keni bere me se miri ju dhe une si nje lexues i rregullt i shtypit ne pergjithesi sme ngelet tjeter vecse t’ju them nje bravo te madhe.
shkrim idiotesh.
Eshtë shkrim për ty ” Lavdosh”!!??!?
Me se e vertete ajo qe ke trajtuar ne kete shkrim .Kemi patur ne lagje familje shume te varfera qe s’ngopnin barkun me buke ,iken ne emigracion (i thencin) vodhen ,trafikuan femra e droge esot jane me vila dyqane,e para ,por nuk jane bere njerez perkundrazi,me te palyre se c’ishin.
Kz lavdoshi qe thote shkrim idiotesh ka te drejet,si duket ky eshte nga ata qe kruajne bythen ne timon.
Keshtu ka ndodhur ne te gjithe boten. Mario Pozzo, autori i romanit te famshem “Kumbari” shkruante: “Me pare i quanin bandite, sot i quajne biznesmene”! E pate ne Rusi ne kohen e Jelcinit. Oligarke qe u bene miliardere brenda javes. Ky eshte kapitalizmi. Sa per demokracine ajo nuk ka te beje me sistemin por ka te beje me shume me kulturen, traditat, nivelin e jeteses dhe edukates, qytetarine e nje vendi etj etj.
E ke fjalen per Mario PUZO apo jo??
Temë që kap një problem te madh? Do ta quaja “hierarkia kokëposhtë”? Injorantët dhe hundekruajtesit ne krye,të mënçurit dhe intelektualët në fund !? Hajde të bësh shtet me këtë lloj hierarkie te sunduar nga budallalleku,injoranca e maskaralleku? Tema të tilla duhen. Vlejnë për të parë ku jemi me atë qe quhet “shtetndërtim”? Vlejnë për te menduar alternativa që sfidojnë dekantimin e injorantëve ne krye te puneve? Na ka ndodhur ca si tepër kjo dukuri? Jemi dhe një popull qe kemi në këte fushë nje sentencë shumë absurde “budallait dhe budallallëkut hapi rrugë” !? Ja u hapim dhe prandaj shpërblehemi me daljen e injorantëve ne krye dhe me shtimin e fukarallekut tonë? I kemi te prishur te gjitha mekanizmat e filtrimit dhe te seleksionimit. Nuk i kam parë të funksionojnë asnjehere seriozisht. Sundohemi nga më injorantet dhe mire na i bëjnë. Shkojme si delet për te zgjedhur “injorantin qe na ka caktuar partia”!? Po nuk u pastrua hierarkia e vlerave,nuk behet Shqipëria? Nuk mund te bëhet me gomarët përpara nesh e në krye të udhetimit tonë!? Bravo Ermir djali? Tung!
Doja te komentoja po vari k… shqiperi hesapi.
uauuuu….dhe kete pseudogazetar edhe e paguajne….
do te jete shkrimi i vitit……
E forte, cfare fshihen pas xhamave, pikerisht ajo qe ke thene, njerez qe nuk mbajne nje pako facoleta, qe tremben se po ti shikoje ndonje qe i njeh ja cjerr masken dhe jam e bindur se po ti afrohesh ti pershendesesh do te degjosh:
Shka baneee, ose
E ree buci, e reeeee…
Po me vjen ne mendje nje shprehje shume e bukur, thone se eshte kolonjare, por mua me shume me duket si filozofi Kineze (Lao Tze), kujtojeni,
“Ujet rrjedh, por guret ngelen” natyrisht nuk eshte fjala per guralecet apo llumin e balten, te cilat uji i merr me vete.