Mashtruan me TVSH, nën hetim 5 administratorë firmash

anazapta

Pesë administrator subjektesh janë nën hetim pasi akuzohet se kanë kryer një skemë mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me një dëm ekonomik rreth 2 milionë euro. Pas hetimeve nga Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi masën arresti për 5 persona, nga të cilët H.D, M.Gj, E.M me “arrest me burg” dhe E.L e A.K, në “arrest shtëpie”, të gjithë administratorë subjektesh, të akuzuar për “Fshehje të të ardhurave”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me TVSH”; “Mashtrimi”; “Fallsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë krijuar 3 subjekte tregtare fiktive pa asnjë aktivitet. Këto subjekte fictive, në bashkëpunim me disa subjekte të tjerë, të regjistruar sipas ligjit, kanë kryer një seri transaksionesh fiktive, me qëllim përfitimin e padrejtë nga rimbursimi i TVSH-së.

 

Share This Article
1 Comment
  • Hani morra,pini morra/ bëni Shqiperin’ kamorra/ripni çfar’ t’ju zërë dora/se për ju ka ardhur ora? Gjat’ hetimit mos harroni/ fort ju ruan trimi xhin xhoni ? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *