Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, e ka quajtur të papranueshme që ka mjekë profesionistë me zero kredite.
Sipas tij, brenda këtij viti do të bëhet rivlerësimi profesional i të gjithë mjekëve.
“Ka mjekë profesionistë me zero kredite. Kjo është e papranueshme.
Për mjekët që deri në fund të vitit do të rezultojnë me zero kredite, masat do të jenë të menjëhershme.Do u pezullohet licenca” deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Ai tha se mjekët që kanë marrë zero kredite, por edhe ata që kanë marrë kredite jo mjaftueshëm, brenda 6 muajsh do të duhet të hyjnë në provimin e shtetit.
“Ju e dini që sistemi është filluar që nga 2010, por sot konstatojmë që kemi ende profesioniste, me zero kredite apo dhe më shumë me numër të pamjaftueshëm kreditesh sipas standardeve.
Bordi i akreditimit në një mbledhje, rimori në konsideratë kriteret dhe ka dalë me disa përfundime.
Nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si mjek ata që nuk arrijnë të provojnë të bëjnë përpjekje për rifreskimin e aftësive të tyre aty ku ata punojnë.
Për këto mjekë që deri në fund të vitit do të rezultojnë me zero kredite masat do të jenë të menjëhershme.
Vendet e tyre të punës do të shpallen vakante.
Paralelisht urdhrat profesionalë do e pezullojnë licencën dhe e përfitojnë të drejtën vetëm pas dhënies së provimit të shtetit.
Edhe ata që kanë kredite por jo mjaftueshëm brenda 6 muajsh do të duhet të hyjnë në provimin e shtetit.
Nëse pas 6 muajsh nuk e kanë marrë provimin e shtetit, vendi i punës del vakant dhe u pezullohet licenca”, tha Beqaj.

Ku Ufoja qe eshte vene minister shendetesie pa ditur asgje per shendetesine, ka filluar e hedh ne treg ide interesante. Nga qe nuk ka haber aspak nga ligjshmeria bene propozime ne hava. Po mbasi te shpallesh vakante vendet e atyre qe nuk kane kredite mendon se je perendia dhe do te shkoje vetem fjala e jote. Nuk mendon se populli yne ka nje shprehje ” dy duar per nje koke”. Je aq i ditur e trim je ti z. minister?. A i ke analizuar te gjitha rruget e mundeshme dhe arsyet se pse keta mjek nuk kane kredite? A jane shteruar te gjitha mundesit dhe tani ka ardhur koha pwer vendime radikale. Po studmimi i ketyre mjekeve per 5 vjet nuk do jete nje humje per ata e per shoqerine?
I nderuar z. “Dashamir”. Me ministrin mund te keni çfare te doni, kjo eshte puna juaj. Ndonese ju kujtoj se ne vendet demokratike nuk eshte e domosdoshme qe ministrat te jene specialiste te objekteve qe perfaqeson ministria. Se p.sh. ministri i shendetsise duhej te ishte edhe farmacist, edhe ekonomist etj. Por ky eshte diskutim tjeter. Mjeket qe nuk bejne perpjekje per ngritjen e tyre profesionale kane te bejne me te radhmen e shendetit te njerezve, prandaj nisma e ministrise se shendetsise, qe nuk eshte vetem e ministrit, qendron dhe duhet perkrahur nga te gjithe nevojtaret per mjekim.
Min. Brendeshem mund mos jete polic, as Min. Mbrojtjes mund mos jete oficer, por Min. Shendetesise duhet te jete pa tjeter mjek se boll me modelet me Nard Ndoke minister shendetesie. Pastaj ky Beqja duket se eshte daum qysh ne pamje. Tamam si Pali Miska ne vakti.
Me nje fjale Lek Plepi president k/ minister Mark Frroqi i diplomuar ne universiteti Vitrina….