Protestojnë personat me aftësi të kufizuar: As Berisha nuk guxoi të sillte një ligj të tillë

Bledar Lumani

Ashtu siç kishin paralajmëruar, personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar para Kuvendit.

Ata kundërshtojnë projektligjin e ri të qeverisë, që sipas tyre prej të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Kreu i personave të verbër, Sinan Tafaj, deklaroi se këtë projektligj nuk guxoi ta sillte as vetë qeveria e Berishës.

Ai ka akuzuar ministrin Erion Veliaj si të pandershëm dhe se po përpiqet t’i përçajë.

Sot jemi mbledhur këtu për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj projektiligjit të paraqitur nga ministria dhe kjo protestë nuk është kundër qeverisë dhe as kundër PS-së, por ështe kundër minstrit Erion Veliaj.

Aika sjell në parlament një projekt ligj që as qeveria Berisha nuk guxoi ta sillte.

Është hera e dytë që ne kundërshtojmë këtë projektligj që nga qershori i 2012, i cili është i bëre me hile.

Dua t’ju zbërthej hilet. Neni 22 i këtij projekt ligji thotë qartë që i gjithë legjistlacioni ekzistues do të ndryshohet në përputhje më këtë projektligj, do të thotë që ato të drejta që ne i kemi fituar, do të rrezikohen të hiqen.

Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur Sinanin, as ndonjë tjetër , ne jemi për të mbrojtur të drejtat që na ka dhënë zoti dhe qeveritë e shkuara.

Ajo që është e re në këtë sjellje është shqetësuese.

Veliaj dhe fondacionet që gjoja punojne në emrin tonë, do të prodhojnë baltë për të hedhur mbi ne.

Gjithë këto ditë kanë kontaktuar njerez të rendësishëm brenda grupeve tona, për t’i bindur, përçare që të mos vijnë më protestë.

Ne nuk jemi një grup interesi,por jemi një shoqëri civile, e cila ka në themel të saj interesin e qytetarit të thjeshtë, përpjekjtjet e Veliaj për të hedhur baltë do të rriten në të ardhmen dhe nuk është cudi të dëgjojmë shpifje nga më mostruozet qe do të hidhen për të hedhur poshtë të drejtët tona.

Zoli Veliaj është i pandershëm me deklaratat që ka bërë të premten, duke deklaruar se kjo është një protestë kryetarësh.

Ai ka deklaruar se nëse ju shkelet vetëm një e drejtë unë do jap dorëheqjen. Ka vënë në fokus për të goditur organizat tuaj, këshillin kombëtar me aftësi të kufizuar. Nëse Veliaj do vazhdojë me këto forma qeverisëse, do ketë suksese të përkohshme sepse ne jemi të vendosur për të lufuar dhe mbrojtur të drejtat tona”, tha ai./b.l

Share This Article
5 Comments
  • A ndien ndenje fare pergjegjesie ky Tafai per gjith ata persona qe jane futur kontrabande ne listat e pagesave per pa aftesi. Mos i ka futur ne lista kundrejt ndonje perfitimi ekonomik? A nuk eshte e drejte te behet nje hetim dhe pastaj te dale e te derdellis ky “burr”. Pastaj ku i m,beshtet akuzat per ministerin apo kryen porosit e ndonje opozitari? Keshtu si e ka nisur nuk duhet ta degjoje askush>

  • Ate Erjon Veliajn nuk e duroj dot.Megjithese e mbeshtes megjithe force te majten.Ai eshte nje genjeshtar i paskrupullt.Edi Rama do te beje mire qe te distancohet nga ai person negativ,ne qofte se do qe te qeverise edhe kater vitet e ardhshme.Me persona te tille ne qeveri nuk ia iap voten me PS.Pasi sic po duket po degredon nga nje parti e majte ne nje te djathte te mirefillte.

    • Perkundrazi,eshte nga me te miret,me te zotet,me te ndershmit,me i shkolluari ,biles, edhe me puntori,edhe me i riu… Ata qe e kan inat dhe qe s’e shohin dote,dhe pse paskan votuar per te majten!… u theme, Mos e vrisni te rene e ndritur,lereni t’i vras saliu, qe vrasjen e ka kthyer ne profesjon… U roj, qe Erjonit t’i rrojne ata qe e duan,ata qe s’e duan,t’i degjojne te miren!

  • Hajde gallate, hajde. Protestojne jo kunder qeverise, por kunder Erion Velise! Se kujtojne se Velia e qeveria jane vec e vec. ” Nuk ka guxuar as Berisha per kete ligj ” thone personat me aftesi te kufizuar. Por Berisha nuk kishte guxim, kurse E. Velia dhe qeveria kane guxim. Dhe ky guxim perben ndryshim. Se kush guxon, fiton. Le ta provojne edhe keta te kufizuarit ne aftesi te guxojne si qeveria se mbase fitojne.

  • anonim. jam nje qytetare nga qyteti i bukur i Durresit.Edhe i jap te drejte Z. Veliajne kete rast sepse ketu nuk bej me faj shoqaten e te verbeve, por komisionin qe nuk rishikon raportet mjeksore qe ajo vete ka leshuar per keto personap.sh. behet fjale per nje persone aty qe eshte tek shoqate e te verberve ka gjithe keto vite qe kjo merr pagen si invalite e verber grupi i dyte, kur ne nje kohe kjo shikon per bukuri me mire se nje njeri normal qe nuk eshte i verber. Kete njoftim nuk e bej se kam dicka e kete por i jape te drejte zotit minister se nga bari i thate digjet edhe i njomi thote nje shprehje e popullit tone. Te lutem ne qofte se nuk me besoni beni verifikimin e duhur emeri i saj eshte Violete Kokomani, bejeni edhe me kamera te fshehte atehere do te me besoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *