“Kush përbalt Skënderbeun e Nënë Terezën s’ia do të mirën kombit”

Bledar Lumani

Profesori i teologjisë, Xhabir Hamiti, iu bën thirrje kosovarëve që mos të shkojnë në luftërat pa adresë.

Bijtë dhe bijat tona nuk duhet të mashtrohen e joshur për t`u flijuar për një kauzë të pa adresë’, deklaroi Hamiti në një intervistë dhënë për “Albinfo.Ch”.

Në Kosovë dhe në Ballkan ekstremizmi fetar shtyhet dhe nxitet nga qarqe të huaja, luhet përmes grupeve të caktuara vendore, kurse viktimë e tyre bien kryesisht qytetarët dhe besimtarët e rëndomtë, të cilët nuk janë në dijeni ose nuk kanë aftësi që të bëjnë dallimin mes parimeve të mirëfillta fetare dhe atyre të devijuara”, shprehet ai.

Ai del edhe kundër atyre myslimanëve, që kundërshtojnë dhe fyejnë figurën e Skënderbeut apo Nënë Terezës.

Sipas tij, këto nxiten nga qarqe të caktuara antikombëtare.

Shqiptarët kanë qenë dhe janë pjesë e besimeve të ndryshme, të cilët pavarësisht përkatësive të tyre fetare, gjithmonë udhëtuan dhe luftuan së bashku në ruajtjen identitetit të tyre kombëtar dhe atdhetar.

Çdo njëri nga ne duhet t`a ketë në mendje se pa komb e pa shtet stabil as feja nuk mund të jetohet e aq më pak të jetësohet, ashtu siç duhet dhe siç i ka hije.

Prandaj provokimet si këto të fundit, duke fyer e baltosur figurat e konsensusit kombëtar shqiptar, janë veprime të njerëzve që kanë rënë viktimë e nxitjes dhe urrejtjes së armiqve të bashkëjetesës ndërfetare shqiptare si dhe gërryesve të së ardhmes së tyre.

Qytetarët duhet të kenë kujdes që të mos bien pre e intrigave dhe shtisëve të huaj, të cilët përmes elementit të quajtur “fe” dëshirojnë destabilizimin dhe mbylljen e rrugës për një të ardhme tonë prosperuese dhe të qëndrueshme”, shprehet Hamiti./b.l

Share This Article
7 Comments
  • Jane mbeturina te Turqis ata qe flasin kunder ketyre dy figurave botrore.E gjith bota e quan nene kurse nje pjes per fate te keq flasin shqip e mohojn.Ktyre duhet qe dikush ti coj sa ma pare ne Turqi e te pastrohet vendi sic beri Greqia kur turqit u thyen.

  • Po Gjergj Kastrioti ish Shqiptar nene Tereza ish Shqiptare tere bota i respekton dhe i nderon Ata qe respektojne Talibanet nuk jane shqiptare. Tani dyert jane te hapura le te marin familjet dhe te ikin te jetojne me Talibanet per te cilet po japin jeten e tyre.

  • me fal Dua nje sqarim nga ju qe e keni shkruar kete artikull. per Skenderbeun jam dakort se ai luftoj per trojet shqiptare. dhe eshte simboli i lufted se popullit shqiptar kunder turqve, pamvarsisht se edhe per te ka shume thenie qe si dim te sakt qe jane te verteta apo jo. Por ne mendjen time me lind pyetja, cfar ka bere Nene Tereza per shqiptaret????, apo pse eshte shqiptare nga shkupi dhe per kete duhet te jet simbol i pamohueshme e kombit??? une nuk di as kam kexuar diku qe ajo ka bere dicka per kombin ton! ajo ka bere per indin per afriken keshtu e di, te lutem shum me sqaroni per kete. flm.

  • skenderbeun eshte poshtersi ta mohosh e ta perbaltesh ,luftoi turkun luftoi ata pidh motra qe sot e kesaj dite nga ata ka shqiptare sa te duash qe e quajne veten musliman.mua sme plas fare ke feja si ajo muslimane si ajo kristiane as du me dit se sjane asgje vetem mashtrojne njerzit.ndersa per ate qe i thone tereza sja vlen ta shkruani fare se ska bere asgje per shqiptaret

  • Te flasesh keq per dy figura madhore ,qe kombet e tjere mundohen t,i pervetesojne,eshte as me shume e as me pak,por element i dashakeqsise ndaj vendit tend,injorance dhe lapanjozllek ndaj atyre komshinjve te keqinj qe paguajn per kete.Fatkeqesi qe ende kemi plot nga ky kallep,qe si ketu edhe ne Kosove jane pjelle e berishizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *