Ministri i mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, ka reaguar ndaj protestës së personave me aftësi të kufizuar.
Ai thotë se respekton çdo protest, por nuk do ketë tërheqje pas për ligjin e personave me aftësi të kufizuar.
Sipas Veliajt, ka pasur abuzime të rënda me përfituesit e pagesës së invaliditetit.
Për këtë arsye, ai thotë se ky ligj do të miratohet kështu siç është.
“Respekt për çdo protestë, por skema do pastrohet
FMN ka të drejtë, ndaj po kalojmë ligjin për personat me aftesi të kufizuar që të heqim abuzuesit, jo të drejtat”, shprehet ai.
Protestuesit e kanë akuzuar Veliajn se nuk ka qenë i ndershëm me ta.
Madje, sipas tyre, Veliaj ka tentuar t’i përçajë./b.l

Zoti Veliaj bere shume mire qe largove Bedri Blloshmi per abuzim.